• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vance kritika Evropës: BE është larguar nga disa prej vlerave të saj themelore

18:09 : 15/02/2025
në BOTA

Nënpresidenti amerikan JD Vance, paralajmëroi udhëheqësit evropianë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë për “kërcënimin nga brenda” duke argumentuar se qeveritë e tyre po censurojnë të djathtën e vijës së ashpër dhe po dështojnë në kontrollin e imigracionit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, fjalimi i zotit Vance vjen mes drojës së aleatëve evropianë lidhur me vendimin e Presidentit Donald Trump për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë.

Herët të premten një dron luftarak goditi pjesën e jashtme të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Kievi fajësoi Moskën për sulmin që rriti ankthin mes udhëheqësve të mbledhur në Konferencën e Sigurisë në Munih ndonëse nuk ka shenja për shtimin të rrezatimit në centralin bërthamor.

Takimi në Gjermani u përqendrua tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila hyn në vitin e tretë javën që vjen.

“Kërcënimi që më shqetëson më shumë se rrezikon Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina. Nuk ka aktorë të tjerë të jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, largimi i Evropës nga disa prej vlerave të saj themelore, vlerat e përbashkëta që ndan me Shtetet e Bashkuara”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance.

Ai e përmendi kalimthi luftën në Ukrainë. Nënpresidenti amerikan përsëriti thirrjet që Evropa të shtojë shpenzimet ushtarake ndërsa tha se Kievi dhe Moska mund të arrijnë “një marrëveshje të arsyeshme”, siç u shpreh ai.

Lexo edhe:

Shkelja e hapësirës ajrore nga Moska, BE-ja diskuton për ngritjen e një “muri për dronët rusë”

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në SHBA dhe Europë

Nënpresidenti Vance kritikoi atë që tha se ishte censurim i të krishterëve dhe të djathtës së vijës së ashpër nga qeveritë evropiane, duke shprehur mbështetjen për partitë e djathta që janë kundër imigracionit. Ai kritikoi Rumaninë, vend i NATO-s, për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale për shkak të provave të dezinformimit rus.

“Nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet nga disa qindra mijëra dollarë reklama dixhitale nga një vend i huaj, do të thotë që nuk ishte edhe aq e fortë”, tha nënpresidenti amerikan.

Shefi i mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius, kritikoi zotin Vance.

“Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Nëse e kam kuptuar saktë, ai po krahason kushtet në pjesë të Evropë me ato të rajoneve autoritare, çka nuk është e pranueshme”.

Nënpresidenti amerikan u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

“Duhet të bisedojmë më shpesh, të punojmë më shumë dhe të hartojmë planin se si të ndalojmë Putinin dhe përfundojmë luftën. Ne e duam shumë paqen, por kemi nevojë për garanci reale sigurie”, tha presidenti ukrainas.

Ditë më parë, Presidenti Donald Trump përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Kievit në NATO dhe dëshirën për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Presidenti Trump tha se presidenti rus ishte pajtuar të fillonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

“Mendoj se do të arrijmë të sigurojmë një armëpushim në një ardhme jo shumë të largët”, tha Presidenti Trump.

Komentet e Presidentit Trump hedhin poshtë qëndrimin e pararendësit demokrat, Joe Biden, për të mbështetur Ukrainën për “aq kohë sa duhet”. Moska e mirëpriti qëndrimin e Uashingtonit ndërsa ngriti shqetësime në Evropë.

“Një Ukrainë e dështuar do ta dobësonte Evropën, por gjithashtu do të dobësonte Shtetet e Bashkuara”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Armëpushimi në Gazë është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Presidenti Trump dëshiron largimin e palestinezëve dhe marrjen e enklavës, plan i dënuar nga shumë udhëheqës të mbledhur në konferencën e Munihut./ VOA

Etiketa: europakritikaVance

Lajme të lidhura

BOTA

Shkelja e hapësirës ajrore nga Moska, BE-ja diskuton për ngritjen e një “muri për dronët rusë”

17:41 : 26/09/2025
BOTA

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në SHBA dhe Europë

08:20 : 26/09/2025
BOTA

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

19:38 : 22/09/2025
BOTA

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit

11:37 : 07/09/2025
BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
Para

Dialogu për Ukrainën, Arabia Saudite e gatshme të presë samitin Trump-Putin

TË GJITHA

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025

I vuri flakën makinës së një 30-vjeçari, arrestohet i riu në Burrel

10:50 : 01/10/2025

Përfituar nga veprimtaria kriminale, sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë euro në Tiranë/ EMRI – PAMJE

10:35 : 01/10/2025

Rripi i Gazës/ Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite

10:35 : 01/10/2025

“Kujdes me ushqimet krudo”- Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

10:22 : 01/10/2025

EMRAT/ Me dylbi dhe radio policie, arrestohen dy persona të armatosur në Tropojë

10:17 : 01/10/2025

Nis gjyqi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Motra e “kapos’ shqiptar: Ne punojmë në sistemin e drejtësisë, nuk e dinim…

10:08 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com