• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lider transformues versus lider arrogant

09:16 : 15/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

NGA Arben Malaj

“Të jenë dhjetë për qind më skeptikë ndaj njerëzve me të cilët janë dakord dhe dhjetë për qind më përulës me njerëzit me të cilët nuk janë dakord”. – Adam Grant

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Eleonor Ruzvelt, qartëson se: “Një udhëheqës i mirë i frymëzon njerëzit që të kenë besim te lideri; një lider i madh i frymëzon njerëzit që të kanë besim në vetvete”. Në shumë debate publike kur flitet për dështimet tona në histori dhe në tranzicionin e vështirë të vendit tonë, aq më tepër për mangësitë/ dështimet e theksuara në kulturën shtetformuese, disa prej opinionistëve me pak cinizëm konkludojnë se Shqipëria nuk bëhet.

Shqipëria nuk ka nevojë të ndryshojë liderët, por të ndryshojë/spostojë popullin e saj. Një analizë e thjeshtë krahasuese e rasteve të suksesshme/dështuara në historinë shekullore të kombeve të ndryshëm hedh poshtë këtë këndvështrim pesimist. I njëjti komb në shekuj që është qeverisur nga liderë të ndryshëm ka arritje ose dështime e liderëve të tij. Bëhet e qartë se transformimet më të mëdha, por edhe dështimet më të rënda, u takojnë liderëve politikë dhe jo popujve të tyre. E njëjta gjë është e vërtetë në historinë e vendit tonë, kur analizojmë pavarësinë, çlirimin e vendit, fillimin e tranzicionit, si edhe kur analizojmë dështimet e rënda gjatë këtij tranzicioni. Në historinë tonë shtetformuese, ende na mungojnë liderët transformues në çdo nivel të zhvillimeve shoqërore dhe politike.

Liderët transformues frymëzojnë dhe motivojnë ndjekësit e tyre për t’i kapërcyer interesat vetjake për të mirën e shoqërisë dhe janë në gjendje të kenë një ndikim të thellë dhe të jashtëzakonshëm te ndjekësit. Disa nga cilësitë kryesore të një lideri transformues janë: Karizma – liderët transformues shërbejnë si modele të rolit për ndjekësit e tyre. Ata admirohen dhe respektohen dhe ndjekësit, duan t’i imitojnë ata.

Lexo edhe:

Beleri: Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, Berisha e Meta janë arrestuar me “urdhër” të Ramës

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

Motivimi frymëzues – liderët transformues motivojnë dhe frymëzojnë ndjekësit e tyre, duke u ofruar kuptimin e sfidave. Stimulim intelektual – liderët transformues nxisin ndjekësit e tyre të jenë inovativë dhe krijues. Ata i sfidojnë ndjekësit e tyre të mendojnë vetë dhe të mos jenë gjithmonë dakord me ta. Përkushtim i individualizuar: liderët transformues u kushtojnë vëmendje të veçantë nevojave të secilit ndjekës për arritje dhe veprojnë si mentorë ose trajnerë për ndjekësit.

Liderët më të suksesshëm dhe arritjet e tyre vlerësohen: Nelson Mandela: Një revolucionar antiaparteidist, filantrop dhe udhëheqës politik afrikano-jugor, që shërbeu si president i Afrikës së Jugut. Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në përfundimin e aparteidit. Martin Luther King Jr: Një aktivist, i cili u bë zëdhënësi dhe udhëheqësi më i dukshëm në lëvizjen e të drejtave civile nga viti 1955 deri në vrasjen e tij në 1968. Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për promovimin e mosdhunës për të drejtat civile.

Mahatma Gandhi: Një jurist indian, antikolonialist dhe etik, i cili përdori rezistencën e paqes për të udhëhequr fushatën e suksesshme për pavarësinë e Indisë nga sundimi britanik dhe më vonë frymëzoi lëvizje për të drejta civile dhe liri në mbarë botën. Bill Gates: Një bashkëthemelues i “Microsoft”, një filantrop dhe një nga njerëzit më të pasur në botë. Gates kur shpiku “Microsoft”-in deklaroi se me të do të ndryshojë botën. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kompjuterëve personalë. “Bill & Melinda Gates” është një nga fondacionet më të mëdha private bamirëse në botë.

Steve Jobs: Një bashkëthemelues i “Apple”, një inovator dhe një sipërmarrës, i cili revolucionarizoi industrinë e teknologjisë me produktet e tij ikonike si “iPhone”, “iPad” dhe “MacBook”. Ata kanë arritur shumë gjëra të mëdha dhe kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm në botë. Sot studiuesit e shkencave politike identifikojnë se çfarë kërkojnë popujt nga liderët e tyre? Çfarë e bën një udhëheqës të mirë? Sipas një sondazhi të Gallup, në 52 vende në botë ku përfshihet edhe Shqipëria, të qenit një udhëheqës i mirë është i rrënjosur në angazhimin e tyre në plotësimin e nevojave të atyre që i ndjekin.

Të dhënat tregojnë se ndjekësit kanë prioritet shpresën me rreth 56%; besimin rreth 33%; dhembshurinë rreth 6.6% dhe stabilitetin rreth 3.4%. Ndjekësit kërkojnë shpresë dhe besim në masën 89%. Konkludohet se kur udhëheqësit plotësojnë këto nevoja, kjo mund të çojë në më pak vuajtje dhe më shumë mirëqenie. Por ne aktualisht jo vetëm që na mungojnë liderët transformues, ne përballemi me liderë të prekur jo lehtë nga arroganca. Sipas studiuesve, këta liderë nuk e kuptojnë se arroganca i bën më të trashë se sa duhet të jenë dhe përulësia më e madhe është zgjidhja.

Siç theksoi Adam Grant1 : “Të qenit i talentuar intelektualisht nuk të mbron nga arroganca. Për ironi, ajo tenton t’ju bëjë më të prekshëm ndaj saj”. Prandaj nuk mund të kemi garanci për një demokraci efektive, tek liderët që vetëdeklarohen se janë intelektualisht shumë më lartë në distancën intelektuale dhe shumë më larg në distancën fizike nga ndjekësit e tyre. Duke qenë liderë arrogantë, ata mendojnë se e dinë përgjigjen e duhur për gjithçka. Arroganca i bënë ata të mos angazhohen sa duhen për të ditur atë që nuk dimë.

“Të mos njohësh shtrirjen e injorancës tënde është pjesë e gjendjes njerëzore” thekson psikologu David Dunning, i cili është i famshëm për studimin e marrëzisë. Prandaj liderët duhet të ndihmohen të kuptojnë nivelin e arrogancës dhe injorancës së tyre. Liderëve u rekomandohet që për të rritur impaktin e tyre pozitiv, mund të aplikojnë rregullin e 10% të prof. Grant, ku ata këshillohen: “Të jeni dhjetë për qind më skeptikë ndaj njerëzve me të cilët jeni dakord dhe dhjetë për qind më përulës me njerëzit me të cilët nuk jeni dakord”.

Grant thekson se kur liderët marrin vendime dritëshkurtra, ata dështojnë të marrin parasysh informacionet thelbësore, ose përsërisin verbërisht gabimet e së kaluarës, çfarë i shtyn drejt këtij lloj marrëzie? Rrënja e problemit është arroganca. “Sa më i shkëlqyer të jeni, aq më keq jeni në njohjen e kufizimeve tuaja”, – tha Grant. Ajo që i bën liderët më budallenj se sa duhet të jenë është se mendojnë se janë më të zgjuar se sa janë në të vërtetë. Charlie Munger, bashkaksioneri i kompanisë së Warren Buffet thotë: “Është e jashtëzakonshme se sa shumë avantazhe afatgjata kanë marrë njerëzit si ne duke u përpjekur të mos jenë vazhdimisht budallenj, në vend që të përpiqen të jenë shumë inteligjentë”.

* Adam M. Grant profesor në Wharton të Universitetit të Pensilvanisë, i specializuar në psikologjinë organizative.

Etiketa: Arben Malajarrogantliderlider arrogantLider transformuesShqiperiaversus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beleri: Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, Berisha e Meta janë arrestuar me “urdhër” të Ramës

11:26 : 19/06/2025
AKTUALITET

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

16:48 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025
AKTUALITET

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku përplaset me Klosin: Zgjedhje të pabarabarta, futët në burg drejtues të opozitës

21:58 : 16/06/2025
AKTUALITET

Eksperti i sigurisë: Irani do të godiste me raketa Shqipërinë në vitin 2023

21:09 : 16/06/2025
Para

"Do t'ua pi gjakun, s'ka lindur ai bir k*rve të më heqë"/ Fjalori banal i Irini Shehut para shkarkimit

TË GJITHA

Caktohet orari dhe stadiumi, Partizani mëson detajet për sfidën në Ligën e Konferencës

20:56 : 20/06/2025

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025

Bayern pagoi 55 milionë euro, mesfushori kërkon largimin pas vetëm një sezoni

20:47 : 20/06/2025

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

20:42 : 20/06/2025

Krijuesi i OpenAI, Sam Altman: Musk po abuzonte me pushtetin, Trump e kuptoi këtë

20:35 : 20/06/2025

Punonjësit e transportit protestojnë në Tiranë, kërkojnë kushte më të mira dhe konkurrencë të ndershme

20:30 : 20/06/2025

Botërori i klubeve, ndërpritet ndeshja Benfica-Auckland City

20:24 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com