• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur Putinit”

Në Gjermani ka reagime të shqetësuara pas bisedës telefonike të Donald Trump dhe Vladimir Putin për Ukrainën. Në Berlin shprehen të shqetësuar me ecurinë e këtij procesi.

15:15 : 14/02/2025
në BOTA

“Është një skenar apokaliptik. Negociatat po zhvillohen këtu pa ukrainasit dhe evropianët,” tha për të përditshmen Bild, Karlo Masala, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin Bundeswehr në Mynih, duke komentuar bisedimet midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka frikë se përfaqësuesit evropianë “nuk do të kenë vend në tryezën e bisedimeve” dhe se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me ukrainasit.

Masala beson se tërheqja e paralajmëruar e SHBA nga zhvillimet në Ukrainë është “gjëja më e mirë që mund t’i ketë ndodhur Putinit”. “Forcat paqeruajtëse evropiane nuk do ta pengojnë Putinin të bëjë një përpjekje tjetër për të pushtuar pjesën tjetër të Ukrainës brenda pak vitesh”, tha eksperti ushtarak.

Putin dhe Trump në vitin 2019 në Osaka
Putin dhe Trump në vitin 2019 në OsakaFotografi: Shealah Craighead/White House/IMAGO

Asnjë imponim i paqes

Politikanët gjermanë nuk bëjnë parashikime të tilla apokaliptike, por këmbëngulin se Ukraina dhe Evropa nuk duhet të injorohen kur negociatat janë duke u zhvilluar. Por ata gjithashtu theksojnë me kujdes rolin e rëndësishëm të SHBA-së në çdo paqëruajtje të ardhshme në Ukrainë.

“Gjëja më e rëndësishme tani është të mos i imponojmë paqen askujt”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një intervistë për Politico. Ai gjithashtu theksoi se çdo zgjidhje e ardhshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë për Ukrainën, nuk do të jetë e mundur pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ai theksoi se çdo diskutim rreth pjesëmarrjes dhe përbërjes së forcave të mundshme paqëruajtëse në Ukrainë është aktualisht “i parakohshëm”.

Lexo edhe:

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit

Pistorius dhe Hegseth në Bruksel
Pistorius dhe Hegseth në BrukselFotografi: Johanna Geron/Pool Reuters/dpa/picture alliance

Evropa dhe Ukraina nuk duhet të mënjanohen

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se Evropa dhe Ukraina “nuk duhet të mbeten anash” në bisedimet e ardhshme të paqes. Ai kritikoi taktikat negociuese të presidentit amerikan Donald Trump. “Është për të ardhur keq që qeveria e Donald Trump ka bërë haptazi lëshime ndaj Putinit që në fillim”, tha Pistorius.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbockiu bashkua kritikave ndaj bisedimeve paqësore mes Trumpit dhe Putin për Ukrainën, por pa Ukrainën. “Nuk duhet të ketë bisedime për paqen në Ukrainë pas shpinës së ukrainasve”. “Kjo është paqja evropiane dhe kjo është arsyeja pse ne evropianët duhet të marrim pjesë në të,” tha Baerbock në një intervistë me transmetuesin publik Deutschlandfunk. Ajo theksoi se kjo paqe nuk duhet t’i ngjajë “paqes së vitit 2014”, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe luftimet në Ukrainën lindore vazhduan me egërsi të pandërprerë.

Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë, portret, Baerbock me vështrim jo në kamera
Annalena Baerbock ministre e Jashtme e GjermanisëFotografi: Ian Langsdon/AFP/dpa/picture alliance

“Në një situatë të tillë paqeje, është e paimagjinueshme të dërgohen ushtarë në Ukrainë”, tha Baerbock. Ajo beson se një mision i Helmetave Blu është gjithashtu i mundur për ruajtjen e paqes së ardhshme në Ukrainë./DW

Etiketa: donald trumpPutinUkraineZelensky

Lajme të lidhura

RAJONI

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

18:30 : 29/06/2026
BOTA

Moska ndërton mbrojtje raketore pranë fondacionit të vajzës së Putinit

09:54 : 28/06/2026
BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026
BOTA

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026
BOTA

Meloni dhe Trump/ Grindja publike që po rezulton shumë e vështirë për tu rregulluar

09:26 : 27/06/2026
BOTA

Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara

17:41 : 26/06/2026
Para

The Economist: Çfarë ndodhi më pas me USAID

TË GJITHA

“Albanian Files”/ Këlliçi: Të ngrihet komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj në Shqipëri

10:59 : 30/06/2026

Rëndësia e inteligjencës së brendshme në ruajtjen e Rendit Publik dhe Sigurisë Kombëtare!

10:51 : 30/06/2026

“Korriku nis me ulje të temperaturave”, meteorologia tregon kur vjen vala tjetër e të nxehtit

10:48 : 30/06/2026

Spiropali ‘kunj’ Ramës: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:37 : 30/06/2026

Deputetët në seancë plenare, protestuesit para godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

10:29 : 30/06/2026

Çudit Frederik Ndoci: Lionel Messi është me origjinë nga Shkodra

10:28 : 30/06/2026

U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina

10:25 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetbetcio