Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në një takim të hapur për mediat, ku pritet që deputetja Klotilda Bushka të sqarojë pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK për çështjen e Veliajt.
SPAK njoftoi se ka vënë në hetim Bushkën për akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në një reagim publik ditën e djeshme, Bushka u distancua nga akuza, ndërsa tha se SPAK e ka vënë në hetim pa e marrë asnjëherë në pyetje.
“Kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë”, shkroi Bushka.