• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Europë

08:56 : 07/02/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

E gjithë Europa i ka dhënë përparësi ndërtimit të hekurudhave si një mjet më eficient për transportin e pasagjerëve e mallrave dhe me një ndikim shumë më të ulët në mjedis.

Edhe Bashkimi Europian në projektet e infrastrukturës i ka dhënë rëndësi ndërtimit të hekurudhave. Në kontrast, Shqipëria në 30 vitet e tranzicionit nuk e ka pasur fokusin në përmirësimin e sistemit të saj hekurudhor, që trashëgoi nga e kaluara, apo në ndërtimin e linjave të reja.

Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria në vitin 2023 kishte vetëm 9 metra hekurudhë për 1 kilometër katror, më e ulëta në Europë. Në rajon, dendësinë më të lartë e ka Serbia me 44 metra për km katror, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (27.4), Kosova (22.8m), Mali i Zi (18.4m).

Ndonëse me vonesë, së fundmi janë bërë hapa për të rigjallëruar rrjetin hekurudhor. Hekurudha Tiranë Durrës, një financim i BERZH po ndërtohet.

Është hapur tenderi për ndërtimin e hekurudhës Vorë- Hani Hotit. Hekurudha Rrogozhinë- Vlorë është në fazë tenderimi të projekt idesë. Hekurudha Durrës-prishtinë është në fazën e hartimit të projektit. Është gati projekti, dhe është kërkuar financim në BERZH për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë.

Lexo edhe:

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2023, rrjeti hekurudhor i BE-së kishte një gjatësi totale prej 200,947 km, me dendësinë më të lartë të linjave hekurudhore të përqendruar në qytetet kryesore dhe qendrat e tjera të popullsisë.

Dendësia më e lartë e rrjetit hekurudhor u regjistrua në Çeki, me 123.2 metra linjë hekurudhore për km². Ndër vendet e tjera të BE-së me dendësi të lartë ishin Belgjika (119.2 m/km²), Gjermania (109.5 m/km²) dhe Luksemburgu (104.8 m/km²).

Në anën tjetër, dendësia më e ulët e rrjetit hekurudhor u regjistrua në Greqi (14.0 m/km²) dhe Finlandë (19.4 m/km²). Dendësi të ulëta u shënuan gjithashtu në Suedi (26.8 m/km²), Estoni (27.2 m/km²), Portugali (27.8 m/km²), Letoni (28.9 m/km²) dhe Irlandë (29.8 m/km²).

Zgjerimi i linjave hekurudhore me shpejtësi të lartë në BE

Në rrjetin hekurudhor të BE-së, linjat hekurudhore me shpejtësi të lartë, të projektuara për shpejtësi mbi 250 km/h, shpesh kalojnë kufijtë kombëtarë, duke mundësuar udhëtime të pandërprera me shpejtësi të lartë brenda BE-së.

Ky rrjet i ndërlidhur ka përjetuar një rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit. Nga viti 2013 deri në 2023, gjatësia e tij u zgjerua me 2,744 km (+47.2%), duke arritur në 8,556 km.

Në vitin 2023, Spanja kryesoi me 3,190 km linja me shpejtësi të lartë, një rritje prej 66% nga 1,919 km në vitin 2013, e ndjekur nga Franca me 2,748 km (+35% nga 2,036 km), Gjermania me 1,163 km (+32% nga 881 km) dhe Italia me 1,097 km (+63% nga 675 km). Belgjika regjistroi 211 km linja me shpejtësi të lartë dhe Holanda 90 km (të pandryshuara nga viti 2013). Danimarka ka 57 km, të inauguruara në vitin 2019./MONITOR

Etiketa: dendesieuropaeuropeEurostathekurudhatmallrapasagjeretransporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

18:19 : 13/10/2025
BOTA

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

15:39 : 13/10/2025
BOTA

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Dështim i sistemit: Si mjekët e ndaluar lëvizin nëpër Europë, duke i lënë pacientët të pambrojtur

20:00 : 05/10/2025
Para

Më shumë shpresë për fëmijët me kancer? Çfarë u zbulua nga studimi i ri

TË GJITHA

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025

Horoskopi, e enjte, 16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 15/10/2025

Incident ajror për Pete Hegseth, avion i shtetëror detyrohet të ulet urgjent në Britani

22:52 : 15/10/2025

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

22:43 : 15/10/2025

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

22:36 : 15/10/2025

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

22:24 : 15/10/2025

Pas betejës ligjore për trashëgiminë, vajza e Michael Jackson përfiton 55 milionë euro

22:09 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com