• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ankohej për të dashurën se e kishte braktisur, ndërkohë 29-vjeçari e shantazhonte

22:28 : 07/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 26 vjeçar me emrin Erlind Sula, u paraqit pak ditë më parë në zyrat të emisionit Piranjat, duke kërkuar ta ndihmonin, por pa treguar problemin që kishte. Deri në momentin kur gazetarët u takuan me të. Halli i tij ishte i ngjashëm me atë të shumë bashkëmoshatarëve të tij, të cilët duke mos e përballuar emocionalisht ndarjen, bien në dëshpërim dhe kërkojnë medoemos t’i rikthehen një raporti tashmë të humbur.

Por në ndryshim nga të tjerët, ai ka denoncuar vajzën që e ka braktisur.

Pra një panoramë e qartë. Njohje në Tik-Tok, komunikim intensiv në telefon dhe ‘chate’, ndarje sekretesh intime me njëri tjetrin, deri në momentin e takimit.

Nga sa shpjegon i riu, Esmeralda, partnerja e saponjohur ishte nje grua e re, e martuar, nënë e dy fëmijeve. Pas një krize të gjatë me bashkëshortin, ajo kishte vendosur të krijonte një lidhje paralele me këtë person, i cili me sa duket i jepte siguri për të ardhmen.

Nga mënyra se si flet, ky i ri të jep idenë që ka probleme me formimin, por në fakt wshtë një person i cili bën një jetë normale dhe të pavarur.

Lexo edhe:

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

Vrasja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele, publikohet mesazhi

Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Gjemani, ku është i pajisur me dokumenta dhe punon rregullisht. Pavarësisht se ka zbuluar që partnerja e tij komunikon me të tjerë persona, i riu ka ide të qarta. Esmeralda duhet të rikthehet me të, por këtë herë me kushtet e tij.

Erlindi nuk e di se si mund ta rikthejë dashurinë e humbur të Esmeraldës.

Këtu kjo histori e shkurtër do të mbyllej, në qoftë se në redaksinë e Piranjave nuk do të mbrrinte një telefonatë nga një i panjohur. I cili thoshte se një personazh Tik Tok-u me emrin Erlind denigronte atë dhe familjen e tij.

Pra, Erlindi i verbuar nga dashuria për Esmeraldën, ka humbur arsyen dhe ka nisur ta përndjekë atë dhe personin për të cilin dyshon që është i dashuri i ri i saj.

Gazetarët e ftuan edhe një herë Erlindin që akuzohet për përndjekje dhe denigrim ndaj ish-të dashurës por edhe ndaj familjes së një personi të cilin nuk e ka takuar asnjëherë.

Për të kuptuar shkaqet e vërteta që e shtyjnë të riun të kalojë çdo vijë të kuqe, gazetarët kontaktojnë atë, Esmeraldën, e cila është kryefjala e gjithë kësaj historie absurde. E cila thotë se nuk ka patur asgjë me Erlindin dhe se ai e përndjek pa arsye. Në fakt Piranjat kishin fakte që Esmerala dhe Erlindi kanë patur një raport intim me njëri tjetrin.

Në gjithë rrëfimin e saj nëpërmjet telefonit, Esmeralda e anashkalon faktin që të dy kanë patur një raport. Ajo pretendon se është viktimë e një maniaku, i cili i është qepur keq prej shumë kohësh. Sidoqoftë në këtë moment gënjeshtra e bardhë e Esmeraldës pak rëndësi ka.

Kjo histori i përket të kaluarës, dhe raporti i ndërprerë me 26 vjeçarin, është e drejtë e saj. Askush nuk mund t’ia nxijë jetën me presione dhe shantazhe, për ta kthyer pranë vetës.

Aq më tepër kur përndjekja kapërcen kufijtë e së imagjinueshmes. Ndërkohë në bisedë me Esmeraldën kjo e fundit u tregon Piranjave se Erlindi ka marrë rrugën nga Durrësi, në një fshat të Lezhës, për një qëllim të vetëm, ta denigronte përpara fqinjëve e saj.

Të gjitha këto që dëgjuat, janë marrë nga profili i tij në Tik-Tok. Ndoshta duhet ta takojmë edhe njëherë, sepse duket qartë që ky i ri ka nevojë për ndihmë.

Pas një debate shumë të gjatë mes Erlindit dhe personit që solli denoncimin për të, 29 vjeçari i mëshonte faktit që e ka apo se ka të dashur Esmeralda personin që e ka ndihmuar për të shkuar në Gjermani. Ajo që duhet të zgjidhim ka të bëjë me përndjekjen dhe denigrimin që 29 vjeçari po i bën këtyre dy personave.

Pasi është bindur përfundimisht që kjo histori duhej të mbyllej aty, Erlindi nxjerr celularin dhe në praninë tonë, fshin të gjitha postimet denigruese që ka publikuar për Esmeraldën./ Piranja

Etiketa: e dashuraErlinditradhti

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Antonio Karafilit, ngjarja makabre për lidhjen paralele, publikohet mesazhi

21:15 : 01/05/2025
AKTUALITET

DOSJA/ Zbulohet roli i të dashurës së Safet Bajrit në vrasjen e Fatbardh Licit

20:25 : 13/03/2025
Safet Bajri
AKTUALITET

Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit

19:09 : 13/03/2025
AKTUALITET

Ish-bashkëshorti e akuzoi për tradhëti, zbulohen fakte tronditëse për nënën e vajzave të mitura

21:52 : 21/02/2025
SHOW BIZ

Detektivja Shkënda Lili: Gratë e pasura tradhtojnë me djem të rinj e të palestruar

22:19 : 08/02/2025
Para

Rusia mund të ndalojë eksportet e benzinës për një muaj

TË GJITHA

Bledi Shkëmbi: Nuk është çudi që të largohem nga Tirana

18:05 : 13/06/2025

Komandanti i ushtrisë iraniane kërcënon Izraelin: Do hapim portat e ferrit për regjimin fëmijë-vrasës

18:04 : 13/06/2025

Oferta zyrtare ka mbërritur, Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola sezonalë

18:01 : 13/06/2025

Shqiptari godet me thikë maqedonasin në Itali, i plagosuri në gjendje të rëndë – DETAJE

17:59 : 13/06/2025

Bulqizë/ Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi dhe pasagjerët

17:47 : 13/06/2025

Bayern Munich ka një premtim për tifozët: Po vjen një lojtar i jashtëzakonshëm!

17:43 : 13/06/2025

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

17:39 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com