• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kantieri 15-vjeçar i unazës së madhe të Tiranës

Brenda janarit duhet të kishin përfunduar të gjitha hyrjet dhe daljet e unazës së madhe të Tiranës. Por vepra që u hap për qarkullim në fundvit vijon të jetë kantier.

18:30 : 04/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Punimet për unazën e Tiranës kanë nisur në vitin 2010. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, vepra nuk është përfunduar. Por ky fakt nuk e pengoi qeverinë të vazhdonte traditën e ‘inaugurimeve’ të bujshme në vepra të papërfunduara prag zgjedhjesh.

Më 30 dhjetor u hap për qarkullim pjesa veriore e unazës së madhe të Tiranës-segmenti me 7 lote që plotëson rreth 29 kilometrat e gjithë perimetrit të veprës.

“Duke nisur nga sot, unaza është e gjitha e aksesueshme”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Kemi akoma disa momente, të cilat janë detaje të vogla siç e shikoni rampat apo gjithçka tjetër që mbaron brenda janarit”, shtoi më tej ajo.

Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar pranoi se vepra kishte punime të papërfunduara në rampat hyrëse dhe dalëse, ndonëse vepra u inaugurua me bujë.

Lexo edhe:

Këlliçi: Veliaj nuk do ankimojë shkarkimin, ja marrëveshja që ka me Ramën

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

“Punime të papërfunduara janë kryesisht në rampat hyrëse dhe dalëse të saj”, tha ARRSH për Faktoje.al.

Nyjet hyrëse dhe dalëse të unazës së madhe me zonën e Kinostudios, Babrrusë, Paskuqanit dhe Laprakës planifikoheshin të përfundonin brenda 30 ditëve.

Fakt

Verifikimet tregojnë se deri më 28 janar pjesa veriore e unazës së madhe në nyjet hyrëse dhe dalëse të saj rezultoi kantier. Afati i dhënë publikisht sipas ekspertëve nuk mund të arrihet, teksa punimet do të vijojnë.

Laprakë, 28 janar 2025

Një prej tyre është inxhinieri Artur Sulçe, i cili prej vitesh merret me mënyrën e projektimit dhe vlerësimit të rrugëve.

“Këta i hapin para kohe për efekt elektoral, por vepra nuk shërben pa nyjet hyrëse dhe dalëse”, thotë Sulçe.

Për inxhinierin hapja e veprës pa hyrje-daljet nuk i shërben qytetarëve.

“Është njësoj si të bësh një ujësjellës dhe të kesh ndërtuar vetëm depon e madhe, por s’ke shtruar tubat për shpërndarjen e ujit në çdo shtëpi”, argumenton ai.

Unaza e ‘florinjtë’ 

Unaza e madhe e Tiranës është e gjatë rreth 29 kilometra. Kosto totale e saj përllogaritet mbi 491 milionë euro. Ajo është e ndarë në katër segmente:

  • Unaza lindore; 134 milionë euro
  • Unaza perëndimore; 64 milionë euro
  • Unaza veriore; 170 milionë euro
  • Unaza jugore; 123 milionë euro

Segmenti më i shtrenjtë i veprës rezulton unaza e veriut që u hap me bujë në fundvit. Në të përfshihen 8,52 kilometrat nga ish-sheshi “Shqiponja” te mbikalimi i Shkozës. Ky segment është i ndarë në shtatë lote të cilat përllogariten me kosto mbi 170 milionë euro, duke zënë rreth 35% të faturës totale të veprës.

Në këtë segment kosto për 1 kilometër llogaritet 20 milionë euro.

BurimiL Ministria e Financave

Financimet nga buxheti i shtetit për këtë vepër do të vijojnë përtej vitit 2027. Në listën e parashikimeve buxhetore për investimet publike në vitet 2025-2027, Ministria e Financave planifikon 14 kontrata apo shtesa kontratash për unazën e Tiranës.

Për dy vitet e ardhshme buxheti planifikon 8,8 milionë euro financime. Në 2027 janë të planifikuara 4,2 milionë euro dhe pas 2027 planifikohen 80 milionë euro financime për punime në këtë vepër.

Financimet e unazës sipas buxhetit 

  • 2025        4 mln euro
  • 2026     1,8 mln euro
  • 2027      4,2 mln euro
  • Përtej 2027    80 mln euro

Përfundim

Nisur nga të dhënat e mbledhura dhe verifikimi i kryer, deklaratën e ministres së Infastrukturës Belinda Balluku se “rampat hyrëse dhe dalëse të unazës së madhe do të përfundonin brenda janarit” e kategorizojmë të pavërtetë./Faktoje.al

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramakantiertrafikunaza e re e Tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Veliaj nuk do ankimojë shkarkimin, ja marrëveshja që ka me Ramën

22:18 : 26/09/2025
AKTUALITET

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

21:15 : 26/09/2025
AKTUALITET

Takimi Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

21:00 : 26/09/2025
Në foto: Kryeministri Edi Rama, multimiliarderi Xhorxh Soros dhe i biri i tij, Aleks Soros
AKTUALITET

Lidhjet e Ramës me Soros/ Nesho: Ka dalë hapur si kundërshtar i administratës Trump

20:13 : 26/09/2025
AKTUALITET

Takimi në Aruba/ Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist

18:09 : 26/09/2025
AKTUALITET

Rama takim në “Vilën 30” me Niko Peleshin dhe krerët e komisioneve parlamentare

11:23 : 26/09/2025
Para

Masakra në Suedi/ Vret veten autori i të shtënave në shkollë. Mediat: Ka plumb në kokë

TË GJITHA

1000 euro viza të falsifikuara për në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

11:24 : 27/09/2025

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

11:16 : 27/09/2025

Vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

11:04 : 27/09/2025

Zbulohen 1.1 ton marijuanë dhe arsenal armësh në Greqi, në pranga 6 shqiptarë/ EMRAT

10:49 : 27/09/2025

Gjendet një trup i pajetë në breg të detit në Durrës

10:34 : 27/09/2025
PAMJE nga vendi i ngjarjes

Vrasja në Tepelenë, shoferi i biznesmenit: Gazmend Braçi na doli para dhe hapi zjarr

10:22 : 27/09/2025

Drogë me postë nga Kanadaja/ Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet edhe porositësi

10:05 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com