• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Roli i USAID-it dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie

21:46 : 03/02/2025
në AKTUALITET, BOTA

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë dërguar me leje të detyruar. Mijëra kontraktorë janë shkurtuar. Një ngrirje e fondeve ka pezulluar ndihmat prej miliarda dollarësh për vendet e tjera.

Gjatë dy javëve të fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka bërë ndryshime të konsiderueshme në agjencinë amerikane që menaxhon ndihmat humanitare për vendet e tjera. Kjo i ka lënë organizatat e ndihmave në pikëpyetje nëse mund të vazhdojnë me programet, si p.sh. ndihmat ushqimore për foshnjet e kequshqyera dhe për fëmijët.

Duke folur me gazetarët në El Salvador, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha të hënën se:

“Jam unë ushtruesi i detyrës së drejtorit të USAID-it. Ia kam deleguar këtë autoritet dikujt, por qëndroj në kontakt me të. Dhe sërish, qëllimi ynë ishte të angazhoheshim për ta përafruar ndihmën tonë për vendet e tjera me interesin kombëtar”.

Lexo edhe:

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

“Zhgënjimi im me USAID-in daton që nga koha ime në Kongres. Është një agjenci që nuk ka aspak llogaridhënie. Duhet t’u përgjigjet direktivave të politikave të Departamentit të Shtetit dhe refuzon ta bëjë këtë”.

“E thashë shumë qartë që gjatë seancës time të konfirmimit, se çdo dollar që shpenzojmë dhe çdo program që financojmë do të jetë në përputhje me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Dhe USAID-i vazhdimisht e ka injoruar këtë dhe ka vendosur që të jetë një organizatë globale bamirësie, e ndarë nga interesi kombëtar. Këta janë dollarë të taksapaguesve, dhe kështu unë jam shumë i shqetësuar nga këto njoftime se ata nuk kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me njerëz që po bëjnë pyetje të thjeshta se çfarë bën ky program? Kush i merr paratë? Kush janë kontraktorët tanë? Kush financohet, dhe një lloj i tillë mosbindjeje e bën të pamundur kryerjen e një lloji rishikimi të pjekur dhe serioz, që mendoj se duhet ta ketë ndihma për vendet e tjera”.

“USAID-i nuk është një entitet i pavarur joqeveritar. Është një entitet që shpenzon dollarët e taksapaguesve dhe duhet t’i shpenzojë, siç thotë statuti, në përputhje me direktivat e politikave që ata marrin nga Sekretari i Shtetit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Presidenti”, tha Sekretari Rubio.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, ish-Presidenti John F. Kennedy themeloi Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, të njohur si USAID. Në dekadat në vazhdim, republikanët dhe demokratët kanë debatuar në lidhje me agjencinë dhe financimin e saj.

Le t’i hedhim një vështrim USAID-it, historikut të tij dhe ndryshimeve të bëra që kur mori detyrën Presidenti Trump.

Çfarë është USAID-i?

Ish-Presidenti Kennedy e krijoi USAID-in në kulmin e Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik. Ai dëshironte një mënyrë më efikase për t’iu kundërvënë ndikimit sovjetik në skenën ndërkombëtare, nëpërmjet ndihmave për vendet e tjera, një funksion për të cilin Departamenti i Shtetit iu duk më burokratik se ç’duhej.

Kongresi miratoi Ligjin për Ndihmën e Jashtme dhe ish-Presidenti Kennedy krijoi USAID-in si një agjenci të pavarur, në vitin 1961.

USAID-i vazhdoi të funksionojë edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Në ditët e sotme, mbështetësit e USAID-it thonë se ndihma e USAID-it në vendet e tjera, i kundërvihet ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Kina ka programin e saj “Një Brez Një Rrugë” për ndihmat për vendet e tjera dhe ushtron aktivitet në shumë vende që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i kenë partnere.

Kritikët thonë se programet janë një shpërdorim dhe nxisin një axhendë liberale.

Çfarë po ndodh tani me USAID-in?

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Marocco, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka ndërmarrë hapa për të ruajtur funksionimin gjatë ngrirjes, të disa programeve të emergjencës që shpëtojnë jetë njerëzish. Por konfuzioni se cilat programe përjashtohen nga urdhrat për ndalimin e punës dhe frika se mund ta humbasin përgjithmonë ndihmën amerikane, ka ndalur punën për ndihmat dhe zhvillimin në mbarë globin.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.

Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë “Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të “do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim” nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio.

Çfarë thonë kritikët e USAID-it?

Republikanët zakonisht kërkojnë që t’i jepet Departamentit të Shtetit – që i jep udhëzime të përgjithshme për politikën e jashtme USAID-it – më shumë kontroll mbi politikën dhe fondet e tij. Demokratët zakonisht kërkojnë autonominë dhe autoritetin e USAID-it.

Republikanët kanë synuar tradicionalisht të shkurtojnë financimin për agjencitë e Kombeve të Bashkuara, përfshirë agjencitë paqeruajtëse, të të drejtave të njeriut dhe refugjatëve. Administrata e parë Trump ndërmori hapa për të reduktuar shpenzimet për ndihmat ndërkombëtare, duke pezulluar pagesat për agjenci të ndryshme të OKB-së, përfshirë Fondin e Popullsisë së OKB-së dhe fondet për Autoritetin Palestinez.

Në mandatin e parë të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe detyrimet e saj financiare ndaj këtij organi. Shteteve të Bashkuara gjithashtu u ndalohet të financojnë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, ose UNRWA, sipas një projektligji të nënshkruar nga ish-Presidenti Joe Biden marsin e kaluar.

Përse Elon Musk-u është përqëndruar tek USAID-i?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një “organizatë kriminale”.

Cilat janë pasojat e ngrirjes së fondeve të USAID-it?

Afrika Nën-Sahariane mund të vuajë më shumë se çdo rajon tjetër gjatë pauzës së ndihmës. Shtetet e Bashkuara i dhanë rajonit mbi 6.5 miliardë dollarë ndihma humanitare vitin e kaluar. Pacientët me HIV/AIDS në Afrikë që mbërrinin në klinika të financuara nga një program i mirënjohur amerikan që ndihmoi në frenimin e epidemisë globale të AIDS-it të viteve 1980, i gjetën dyert të mbyllura.

Tashmë ka pasoja edhe në Amerikën Latine. Në Meksikë, një qendër pritjeje për emigrantët në jug të Meksikës ka mbetur pa mjek. Një program për të ofruar mbështetje për shëndetin mendor për të rinjtë nga komuniteti LGBTQ+ që iknin nga Venezuela, u shpërbë.

Në Kolumbi, Kosta Rika, Ekuador dhe Guatemalë, të ashtuquajturat “Zyrat e Lëvizjes së Sigurt” ku emigrantët mund të aplikojnë për të hyrë ligjërisht në SHBA, janë mbyllur.

Komuniteti i organizatave të ndihmave po përpiqet të krijojë një ide të plotë – se sa mijëra programe janë mbyllur dhe sa mijëra punonjës janë pushuar nga puna me ngrirjen e programeve?

Sa shpenzojnë SHBA-të për ndihmën për vendet e tjera?

Në total, Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 40 miliardë dollarë në ndihma për vendet e tjera në vitin fiskal 2023, sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, një entitet jopartiak.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel global, megjithëse disa vende të tjera shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për këtë qëllim. Ndihma për vendet e tjera në përgjithësi arrin në më pak se 1% të buxhetit të Shteteve të Bashkuara.

A mundet ta shkrijë Presidenti Trump USAID-in pa miratim nga legjislativi?

Demokratët thonë se presidentëve u mungon autoriteti kushtetues për të eliminuar USAID-in. Por nuk është e qartë se çfarë do ta ndalonte një përpjekje të tillë.

Një version në miniaturë i betejës së mundshme ligjore u zhvillua në mandatin e parë të Presidentit Trump, kur ai u përpoq të shkurtonte me një të tretën buxhetin për operacionet e huaja.

Kur Kongresi refuzoi, administrata Trump përdori ngrirje dhe taktika të tjera për të shkurtuar fluksin e fondeve të caktuara tashmë nga Kongresi për programet e jashtë vendit. Zyra e Përgjithshme e Kontabilitetit më vonë vendosi se ishte shkelur një ligj i njohur si Akti i Kontrollit të Mbylljes.

Është një ligj për të cilin mund të dëgjojmë më shumë në periudhën në vazhdim.

“Jeto me urdhër ekzekutiv, vdis me urdhër ekzekutiv”, tha zoti Musk të shtunën në rrjetin X, duke iu referuar USAID-it./VOA

Etiketa: SHBAusaid

Lajme të lidhura

BOTA

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
BOTA

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

21:20 : 16/05/2025
BOTA

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025
BOTA

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025
Para

Kupa e Shqipërisë, zbulohen datat e ndeshjeve çerekfinale

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com