Juventusi po luan prej orës 12:30 në Torino, ndaj Empolit, ndeshjee e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është përzgjedhur titullar kundër bardhezinjve, ndërsa miqtë i kanë surprizuar duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë.
Për Empolin realizoi De Sciglio në minutën e 4-t. Ishte pikërisht ish-lojtari i Juventusit, tani i huazuar tek Empoli, ai që dërgoi topin me kokë në rrjetë pas goditjes nga këndi. SHIKO GOLIN
Sigurisht që mbrojtësi 32-vjeçar nuk mund të festonte këtë gol ndaj ekipit që ka kartonin e tij. Pritet në vijim reagimi i shpejtë në fushë i bardhezinjve të Motta-s.