Astrologia Chrysanthi Kalogeri në studion e “Shije Shtëpie” si çdo të premte bëri parashikimin e klimës për javën në vijim për 12-të shenjat e zodiakut. Ajo e cilësoi këtë javë në përgjithësi të mirë, ku do të ketë shanse në aspektin personal, financiar, profesional dhe atë erotik.
Sipas saj përftime në këto fusha do të kenë shenjat e ajrit dhe zjarrit. Nga ana tjetër shenjat e ujit dhe të tokës do të jenë më të privilegjuara për të zgjidhur probleme nga e kaluara.
“Kemi përpara një javë disi të qetë, sepse vazhdon Marsi që të jetë në kurs jo të drejtë, në prapavijë. Marsi është në Gaforre dhe gjithsesi shkakton shqetësime të brendshme dhe emocionale. Nuk do të mungojnë as konfliktet apo zënkat. Kjo periudhë do të vazhdojë kështu deri në fund të muajit, deri në datën 24-25 Shkurt. Në përgjithësi java do të jetë shumë e mirë. Data 3 dhe 4 janë dy ditë shumë të mira për kontakte, biseda, përfitime ekonomike dhe zgjidhje të problemeve. Por, kujdes sepse çdo aspekt sado i mirë që të jetë ka dhe anën tjetër të medaljes. Nëse duam që të firmosim diçka, apo të marrim një mendim, nuk duhet që të nxitohemi. Entuziazmi mund të na udhëheqë në gabime. Datat 7-8 janë dy ditë shumë të mira për përfitime financiare dhe shanse shumë të mirë në jetën personale, erotike e profesionale. Njëkohësisht dy ditët e fundit të javës, janë dy ditë të mira për biseda dhe zgjidhje të problemeve. Në përgjithësi periudha është shumë e përshtatshme për ide të zgjuara. Do të jetë një javë e mirë me lajme të gëzuara. Do të kenë përfitime shenjat e ajrit dhe shenjat e zjarrit, kryesisht për përforcimin e pozitave dhe rregullimin e çështjeve nga e kaluara do të përfitojnë shenjat e ujit e të tokës”, tha astrologia.
Dashi – Një periudhë pozitive, pasi Afërdita kalon në shenjën tuaj. Përpiquni që të kujdeseni më shumë për veten, për pamjen tuaj. Nga ana tjetër fokusohuni tek financat. Do të përfitoni deri në fund të muajit ju të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës. Por, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në mënyrën sesi do të menaxhoni situatat. Këtë javë do të takoni njerëz të cilët ju mbështesin në qëllimet e synimet që keni. Disa nga ju do të aktivizohen në politikë ose në një punë kolektive ku do të dilni të fituar. Shumë të favorizuar do të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
Demi – Që nga data 4 dhe i gjithë Shkurti ju favorizon në jetën personale dhe atë intime. Do të preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me punën dhe përditshmërinë. Kjo javë është shumë e përshtatshme për karrierën tuaj, do të dilni më tepër në pah. Madje do të vlerësoheni për zhvillimet që do të keni në karrierë. Do të gjeni mbështetje nga njerëzit që janë më lart se ju. Nga data 6 dhe deri në datat 10-11 fokusohuni në një mbështetje që do të gjeni përmes kontakteve. Në fund të javës që vjen përfitoni për të bërë takime të rëndësishme.
Binjakët – Periudha është favorizuese për ju. Jupiteri, planeti i fatit gjendet në shenjën tuaj dhe nga data 4 kthehet në kurs të drejtë. Kështu që ju që nuk përfituat nga të mirat e Jupiterit do i merrni gjatë kësaj periudhe. Thjesht mos harxhoni kohë në biseda të tepërta dhe gjëra sipërfaqësore. Përfitoni nga shanset për të shkuar në zhvillim e përparim. Java është ideale. Në data 3-4 do të keni lajme të mira nga jashtë, për studime e për letra. Nga ana tjetër në datat 7-8 do të gjeni mbështetje për planet që keni për të ardhmen. Nga mesi i javës do të keni vlerësim në punë, do të merrni lekë të prapambetura ose rritje në detyrë.
Gaforrja – Marsi vazhdon që të jetë në prapavijë në shenjën tuaj, kështu që ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë do të vazhdoni të haseni me probleme. Gjithsesi duhet të rregulloni ankthin dhe reagimet tuaja. Nga data 4 Afërdita hyn në shtëpinë tuaj të 10-të në shenjën e Dashit, kështu që jeta personale dhe ajo profesionale do të ketë një zhvillim shumë të mirë gjatë gjithë muajit Shkurt. Më të favorizuarit do të jeni ju të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës. Përfitoni nga shanset dhe mbështetjet. Do të keni mundësi shumë të mira financiare. Përforconi pozitat nga data 6 deri më 11 të muajit. Kanalizoni komunikimin tuaj.
Luani – Kalimi i Afërditës në shenjën e Dashit në datën 4 ju favorizon, veçanërisht ju të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës deri në fund të Shkurtit. Por, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në planet që do të bëni për të ardhmen dhe në përgjithësi për planet që do të bëni në jetën tuaj emocionale. Mos veproni në mënyrë impulsive. Kryesisht të fituar në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të dilni ju të lindurit në ditët e parë të shenjës. Gjatë kësaj jave do të gjeni njerëz të përshtatshëm që do të mbështesin karrierën, planet e synimet që keni. Nuk do të mungojnë as përfitimet ekonomike.
Virgjëresha – Një periudhë shumë e rëndësishme për përditshmërinë tuaj. Falë aktivizimit që keni bërë deri tani ose që do të bëni përgjatë javës që vjen do të keni vlerësim në punë e rritje në karrierë. Nga data 6 deri në datat 10-11 është një periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze për jetën personale.
Peshorja – Jeni më të favorizuarit e periudhës. Një javë shumë me fat për ju ku do të merrni lajme të mira, gëzime nga të afërmit tuaj. Do të keni realizmin e një projekti, plani apo investimi. Do të keni shanse shumë të mira për jetën personale, dashurinë, kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Por, dhe ju të lindurit në 10 ditëshin e dytë të shenjës do të keni shanse shumë të mira për të ardhmen, ose në lidhje me një kurorëzim të suksesit apo jetës personale. Jini të kujdesshëm në punë dhe përfitoni për të përforcuar pozitat tuaja. Mos lini pas dore as shëndetin. Jepni maksimumin e vetes.
Akrepi – Gjatë kësaj periudhe ju preokupon më shumë jeta personale, familja, shtëpia, prona. Të gjitha këtyre do keni mundësi që t’u jepni zgjidhje përgjatë javës që vjen. Në ditët e para të javës do të keni mundësi të zgjidhni një problem me pronën ose të bëni biseda që do u shërbejnë qëllimeve tuaja, por dhe do të përmirësojnë të ardhurat. Në datën 7-8 do të gjeni zgjidhje për punën, përditshmërinë që do të ndikojnë mirë për portofolin tuaj. Nga data 6 e deri në datën 11 është një periudhë e mirë ku do të gjeni zgjidhje për një problem apo investim.
Shigjetari – Kalimi i Afërditës në shenjën e Dashit e bën për ju gjithë Shkurtin një periudhë shumë erotike. Njëkohësisht Jupiteri i cili nga data 4 fillon kursin e drejtë përballë jush do të sjellë shanse unike në jetën tuaj erotike, bashkëpunimet e marrëdhëniet. Është një periudhë ku duhet të lëvizni e të qarkulloni. Do të keni lëvizje të vogla në përditshmëri. Nga data 6 deri në 11 Shkurt do të zgjidhni probleme që kanë të bëjnë me pronën. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës këtë javë, pasi jo çdo gjë që shkëlqen është flori.
Bricjapi – Vazhdoni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Mos reagoni nga provokimet e të tjerëve, por insistoni në të kundërtën, pra të vini afër dhe të rregulloni një marrëdhënie apo bashkëpunim të tronditur. Afrohuni me çështje të së kaluarës me qëllim që t’i përmirësoni ato. Nga datat 6 deri më 11 Shkurt përforconi marrëdhëniet ekzistuese. Gjithë periudha e tanishme do ju ofrojë përfitime financiare. Paralelisht ju që jeni në kërkim të një pune ose të një pune të dytë, tani do të keni të gjitha shanset që ta gjeni. Njëkohësisht është një periudhë shumë e mirë për shfrytëzimin e pronës ose për të ardhurat.
Ujori – Java ju përket ju! Do të keni shanse shumë të mira në data 3 dhe 4 Shkurt, përmes bisedave, kontakteve e marrëdhënieve do të përfitoni për një problem investimi. Gjithashtu do të keni lajme të këndshme për jetën personale. Është një periudhë shumë e mirë për të përfituar nga shanset, por nga ana tjetër mos bëni veprime të nxituara. Gjysma e dytë e javës do të jetë shumë e mirë për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Nga data 6 deri më 11 do të zgjidhni probleme financiare, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm në financat tuaja këtë fundjavë.
Peshqit – Fokusohuni më tepër në jetën intime dhe emocionale. Çdo bisedë që do të bëni mbajeni të fshehtë derisa ta realizoni tamam atë plan që keni, mos e bëni të ditur tek të tjerët. Ditët janë shumë të mira për ju për këtë fundjavë. Mos i idealizoni gjërat, por thjesht përfitoni. Gjatë javës që vjen, por edhe përgjatë gjithë Shkurtit fokusohuni në të ardhurat me qëllim që të evitoni çdo veprim impulsiv. Datat nga 6 deri më 11 Shkurt do të jenë shumë ideale për jetën erotike dhe investimet që doni të bëni. Mund të keni një rikthim nga e kaluara. Punoni për të përforcuar çdo gjë që keni në jetë./tvklan.al