• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e ri të Brendshëm, Doug Burgum

08:17 : 31/01/2025
në BOTA

Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër.

68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit.

Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.

Një ish-ekzekutiv i pasur programesh kompjuterike, zoti Burgum e ka portretizuar veten si një konservator tradicional, i prirur nga biznesi.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

Gjatë seancës për konfirmimin e tij, zoti Burgum tha se do të zgjerojë të drejtat për shpimin e naftës dhe gazit dhe do të mbështesë reformat që mund të shpejtojnë zhvillimin e projekteve energjetike.

Komentet e tij sinjalizuan një kthesë të mprehtë në politikën federale pasi administrata e ish-presidentit Joe Biden u përpoq të kufizonte shpimet e naftës dhe gazit në tokat federale dhe të nxiste burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, si pjesë e programit të saj për ndryshimet klimatike.

Zoti Burgum kandidoi kundër zotit Trump për emërimin e republikan përpara se të dilte nga gara duke shprehur mbështetjen për zotin Trump. Emri i tij po konsiderohet gjithashtu si kreu i një këshilli të ri kombëtar për të koordinuar politikat për të rritur prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara./VOA

Etiketa: Doug BurgumSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
BOTA

SHBA redukton numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive evropiane

12:42 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
Para

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po 'blihen-shiten' dollari dhe euro

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com