• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump njofton se do të “dërgojë kriminelët më të këqinj të huaj” në Guantanamo

08:33 : 30/01/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të dërgojë “kriminelët e huaj më të këqinj” në një qendër burgimi në Gjirin e Guantanamos, në Kubë.

Zoti Trump ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, por po ashtu tha se për disa individë mund të mos jetë e sigurtë që do të rrinë në vendet e origjinës.

“Disa prej tyre janë aq të këqinj sa nuk kemi besim që t’ua lëmë në dorë vendeve sepse nuk i duam përsëri këtu, ndaj do t’i dërgoj në Guantanamo”, tha zoti Trump. Presidenti tha se do të udhëzonte zyrtarët federalë të bënin gati qendrat në Kubë për të pritur emigrantët që kanë kryer krime.

“Kemi 30,000 shtretër në Guantanamo për të burgosur kriminelët e huaj më të këqij që kërcënojnë popullin amerikan”, tha Presidenti.

Lexo edhe:

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Shtëpia e Bardhë njoftoi pak më vonë se zoti Trump kishte nënshkruar një memorandum presidencial për Guantanamon. Grupet e të drejtave të emigrantëve shprehën shqetësim.

“Historia abuzive e Gjirit të Guantanamos flet vetë dhe është e qartë që do të vërë në rrezik shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve”, tha në një deklaratë Stacy Suh, drejtoreshë pranë “Rrjetit për mbikqyrjen e burgjeve”.

Zoti Trump tha se ky vendim do të bënte të mundur dyfishimin e kapaciteteve të burgimit të SHBA-së dhe se Guantanamo është “një vend i vështirë për t’u larguar”.

Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorrizmit.

Guantanamo ka një qendër imigrantësh – e veçantë nga burgu amerikan i sigurisë së lartë – që është shfrytëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, përfshirë për të strehuar imigrantët nga Haiti dhe kubanezët që ishin shpëtuar në det.

Shtetet e Bashkuara e kanë marrë me qira tokën e Guantanamos nga Kuba për më shumë se një shekull. Kuba e kundërshton qiranë dhe zakonisht refuzon pagesat e qirasë së SHBA-së. Presidenti i Kubës Miguel Díaz-Canel tha se ideja e zotit Trump për të dërguar emigrantë në Guantanamo është “një akt brutaliteti”.

Ai shkroi ndër të tjera në një postim në rrjetin X se vendimi i qeverisë amerikane për të burgosur emigrantët në bazën detare të Guantanamos, “tregon përbuzje për gjendjen njerëzore dhe ligjin ndërkombëtar”.

Zoti Trump e bëri njoftimin pak para se të nënshkruante në ligj, projektligjin e miratuar nga Kongresi për ndalimin e imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme. Ky është ligji i parë i nënshkruar nga Presidenti.

Projektligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Trump e cilësoi si “një ligj historik” dhe “nderim të jashtëzakoshëm” për studenten.

Ligji parashikon që personat që gjenden në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA dhe që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme të ndalohen dhe potencialisht të deportohen, madje edhe para se të dënohen.

Laken Riley, 22 vjeç ishte duke bërë vrap më 22 shkurt dhe u vra nga Jose Antonio Ibarra, një shtetas nga Venezuela që kishte hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme. Ibarra u shpall fajtor në nëntor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

“Ajo ishte një dritë ngrohtësie dhe mirësie”, tha Presidenti Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ku ishin të pranishëm prindërit dhe motra e studentes së vrarë. “Është një nderim i jashtëzakonshëm për vajzën tuaj ajo që po ndodh sot, kjo është gjithçka që mund të them”, tha zoti Trup duke shtuar se sot po firmosej një ligj historik që do të shpëtojë shumë jetë./VOA

Etiketa: donald trumpguantanamokriminele

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
Para

Aksidenti ajror në SHBA/ Reagon Trump: Avioni ishte në linjën e duhur! Ja çfarë ndodhi...

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com