• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekser në tenderat mln euro? “Loja” e dyshimtë e baxhanakut të Edi Ramës me ankimet në KPP (Dokumente)

13:06 : 29/01/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ritheksoi akuzat e tij se baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, biznesmeni Armand Frangu është përfituesi kryesor i tenderave dhjetra milionë euro të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në një intervistë për “Çim Peka Live”, të publikuar të hënën e kësaj jave (27 janar 2025), Ahmetaj deklaroi se Frangu fsheh interesat monetare nëpërmjet tenderave që fitohen nga kompanitë “First”, “Advanced Bussines Solution-ABS” dhe “Artificial Intelligence Business Solutions-AIBS”.

Në foto: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat zyrtare mbi pronësinë e këtyre kompanive. Shoqëria “First” është në pronësi të Gëzim Hoxha. Ndërsa dy shoqëritë e tjera, “ABS” dhe “AIBS” zotërohen nga Gerond Meçe.

Lexo edhe:

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Armand Frangu dhe Gerond Meçe kanë qenë ortak të hershëm në kompaninë “B360”. Por, prej vitit 2012, Meçe është larguar dhe kompania me objekt shërbimet teknologjike është e gjitha në pronësi të Frangut.

Sipas verifikimeve të kryera nga “Boldnews.al” në portalin informativ “open.data”, kompania “B360” e Armand Frangut nuk rezulton të ketë fituar tendera publikë, të paktën që prej vitit 2019.

Në foto: Biznesmeni Armand Frangu (foto e marrë nga interneti)

Megjithatë, një kërkim më i thelluar zbuloi një situatë tejet të dyshimtë.

Kompania “B360” e Frangut është një ankimuese serial e tenderave që zhvillohen nga institucione të ndryshme qeveritare.

Në të gjithë rastet e evidentuar nga redaksia-të paktën 10 të tilla- kompania e Frangut ankimon në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) kriteret e vendosura nga autoritetet shtetërorë. Ky lloj ankimimi i përket fazës fillestare të tenderave, në të cilat kompanitë e interesave pretendojnë se kanë konstatuar parregullsi në hartimin e specifikimeve teknike.

Në të gjithë rastet e evidentuara nga “Boldnews.al”, KPP i ka dhënë të drejtë ankesave të dorëzuara nga “B360” shpk, duke detyruar autoritetet kontraktore që të modifikojnë kriteret e tenderave.

Por, sipas verifikimeve të kryera, rezulton se kompania e Armand Frangut, nuk ka marrë pjesë në asnjë prej këtyre tenderave, megjithëse ka pasur një impenjim të madh paraprak, përsa kohë është angazhuar për modifikimin e kritereve të tenderave.

Në përfundim, në shumicën dërrmuese të këtyre tenderave, pjesëmarrës ka qenë vetëm një operator ekonomik (i ndryshëm nga “B360”), i cili është shpallur fitues.

Për ta thjeshtuar situatën-autoriteti kontraktor shpall tenderin. “B360” ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik për të modifikuar kriteret e tenderit. Në përfundim, kompania “B360” e Frangut nuk merr pjesë në tender. Ndërkohë, procedura fitohet nga kompani të tjera, kryesisht në mungesë të garës.

Rastet

Në vijim janë të detajuar disa nga rastet më specifike. Fondi limit total i këtyre procedurave arrin në rreth 3.5 milionë euro.

1. Në korrik të vitit 2023, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) shpall tenderin me objekt “Upgrade Hardëare Softëare i sistemit të kontrollit-monitorimit të Nënstacionit 220 kV Tirana 1”, me fond limit 36.900.000 lekë të reja.

Kompania “B360” shpk e Armand Frangut ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke kërkuar modifikimin e dokumenteve. KPP, me vendimin nr. 744, datë 8 Gusht 2023 vendos “të pranojë pjesërisht ankesën e B360” dhe detyron autoritetin kontraktor të modifikojë dokumentat.

Pas modifikimit të dokumentave, rezulton se në tender nuk ka marrë pjesë “B360”. Në garë ishte vetëm një konkurent, bashkimi i operatorëve “EMC Group” dhe “First”, kjo e fundit e përmendur edhe nga Ahmetaj. Bashkimi i operatorëve u shpall fitues me ofertën 36.348.200 lekë ose 99 përqind të fondit limit.

Në foto: Rezultatet e tenderit të zhvilluar nga OST

2. Në korrik 2023, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) shpall tendering me objekt “Upgrade Hardware Software i sistemit të kontrollit të nënstacionit 220 Kv Babicë”, me fond limit 38.200.000 lekë të reja.

Kompania “B360” e Armand Frangut ankohet pranë KPP, ku kërkon modifikimin e kritereve. KPP, me vendimin nr. 725, datë 3 gusht 2023, pranon ankesë dhe detyron autoritetin kontraktor që të modifikojë dokumentet.

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, “Start Co”. Kjo kompani është shpallur fituese, duke paraqitur ofertën në vlerë 37.129.000 lekë ose mbi 97 përqind të fondit limit.

3. Në qershor të vitit 2019, ndërmarrja “Agrokredit” sha shpall tenderin me objekt “Blerje pajisje dhe shërbimi IT”, me fond limit 17.818.000 lekë të reja. Kompania “B360” ankohet në KPP për modifikim dokumentash. KPP, me vendimin 513, datë 11 nëntor 2020, e pranon ankimin.

“Boldnews.al” nuk arriti të gjejë dokumentat e zhvillimit të tenderit. Megjithatë, në një raport auditimi të zhvilluar nga KLSH në shoqërinë publike “Agrokredit” sha në vitin 2020, është marrë në shqyrtim edhe kjo procedurë prokurimi publik. Sipas të dhënave të raportit të KLSH-së, në këtë tender kanë marrë pjesë shoqëritë e identifikuara me iniciale, “A..” sha dhe “C.P” shpk. Pra, rezulton se “B360” nuk ka marrë pjesë as në këtë procedurë.

Në foto: Operatorët pjesëmarrës në tenderin e “Agrokredit”, sipas raportit të KLSH-së

4. Në gusht të vitit 2018, Ujësjellësi i Tiranës shpall tenderin me objekt “Blerje kamerash”, me fond limit 51.969.924 lekë pa tvsh. Kompania e Armand Frangut, “B360” shpk ankohet në KPP për modifikimin e dokumentave. Ankimi pranohet nga KPP me vendimin nr. 755, datë 9 nëntor 2018.

Në këtë rast, “B360” merr pjesë në tender, por skualifikohet pasi nuk paraqiti ofertë. Në garë marrin pjesë 3 konkurentë të tjerë. Fitues shpallet bashkimi i operatorëve “ITE-Fastech-Abcom”, me 39.000.000 lekë të reja.

Në foto: Kompania ‘B360” shpk paraqitet me ofertë “zero lekë” në tenderin e Ujësjellësit Tiranë

Po ashtu, janë edhe disa procedura të tjera, në të cilat “B360” ka ankimuar dokumentat e tenderit, ka marrë vendim pozitiv nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe, në përfundim, nuk ka marrë pjesë në procedurë.

– KPP, me vendimin nr. 636, datë 1 Tetor 2018, ka pranuar ankimin e “B360” për modifikimin e dokumentave të tenderit “Instalim rrjeti dhe vendosje kamera sigurie në godinat e Universitetit Elbasan”, me fond limit 10.759.650 lekë. Rezulton se “B360” nuk ka marrë pjesë në këtë procedurë.

– KPP, me vendimin nr. 51, datë 29 janar 2021, ka pranuar ankimin e “B360” për modifikimin e dokumentave të tenderit “Blerje Pajisje dhe vendosje për Rimodelimin e Dhomës së Serverit, për nevoja të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë”, me fond limit 5,000,000 lekë. Kompania “B360” shpk nuk ka marrë pjesë më tej në këtë procedurë.

– KPP, me vendimin nr. 59, datë 3 shkurt 2021, pranon ankimin e “B360” shpk për modifikimin e dokumentave në procedurën tenderuese “Automatizim i komandimit në distancë RTU”, me fond limit 187.809.333 lekë, shpallur nga Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Tiranë. Edhe në këtë procedurë, “B360” shpk nuk ka marrë pjesë.

Etiketa: akshiarben ahmetajArmand FrangubiznesmenEdi Ramakppost

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Asgjë s’e ngop më Ramën’/ Bardhi: Kërkon t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit!

16:52 : 17/10/2025
RAJONI

Atentat në Qipro, vritet me armë zjarri biznesmeni dhe presidenti i klubit të futbollit

10:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
Para

I dyshuar për plagosje me dashje, arrestohet në Durrës 28-vjeçari/ EMRI

TË GJITHA

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

10:36 : 18/10/2025

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim nipërit e Agron Kapllanajt

10:23 : 18/10/2025

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

09:57 : 18/10/2025

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

09:47 : 18/10/2025

EMRI/ Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

09:35 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com