• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Incidentet në Baltik nxjerrin në pah flotën në hije të Rusisë

08:23 : 29/01/2025
në BOTA

Në dritë të luftës në Ukrainë, Deti Baltik ka qenë skenë e një sërë incidentesh që kanë përfshirë dëmtimin e linjave kryesore të energjisë dhe komunikimit.

Në incidentin e fundit, një kabllo nënujore mes Letonisë dhe Suedisë u dëmtua më 26 janar, mes dyshimeve se incidenti ishte akt sabotues, duke nxitur frikën për ndërhyrje ruse dhe duke nxjerr në pah të ashtuquajturën flotë në hije të Moskës.

Autoritetet suedeze hipën në anijen në pronësi bullgare që po lundronte nga Rusia dhe më pas nisën një hetim për dyshimet për veprime sabotuese të anijes. Si Riga, ashtu edhe Stokholmi kanë thënë se dëmi në kabllot nënujore të komunikimit me gjasë ishte rezultat i ndikimit të jashtëm.

Ky incident pason disa incidente që ndodhën së fundi ku tubacione nënujore dhe kabllo janë dëmtuar nga anijet që udhëtonin për apo nga portet ruse.

Lexo edhe:

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

Në dhjetor, një cisternë nafte, e lidhur me flotën në hije të Rusisë, dyshohet se ka dëmtuar lidhjet nënujore në afërsi të brigjeve të Finlandës, pasi cisterna i ka prekur ato me spirancën e saj. Një muaj më herët, njëanije kineze u përfshi në një incident tjetër. Një tjetër anije kineze, që po lundronte nga Rusia, po ashtu dëmtoi një tubacion gazi në Baltik në tetor të vitit 2023.

Përderisa hetimet po vazhdojnë, këto incidente kanë ngritur alarmin në mesin e qeverive evropiane se Moska është duke shënjestruar infrastrukturën nënujore si pjesë e fushatës së saj më të gjerë të sulmeve hibride.

“Ka pak të ngjarë që të keni katër incidente të tilla rresht”, tha Frank Juris, hulumtues në institutin Sinopsis, me seli në Tallin.

Normalja e re në Detin Baltik

Incidentet e fundit vënë në pah tensionet në rritje në Detin Baltik që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

Pas dëmtimit të kabllos në dhjetor, Bashkimi Evropian kërcënoi me sanksione të reja kundër Moskës dhe NATO-ja nisi një patrullim të ri dhe operacion të vëzhgimit.

Faji për incidentin i është vënë cisternës së naftës nga flota në hije e Rusisë, që përbëhet nga anije që nuk kanë pronësi të qartë, të cilat bartin produkte ruse të naftës nën embargo.

Përderisa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në përdorimin e Rusisë të flotës në hije për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore, numri i anijeve të tilla është rritur dhe ka shkuar përtej cisternave.

Qeveritë e BE-së kanë paralajmëruar për rritjen e rreziqeve detare që përfshijnë këto anije ruse.

Më herët gjatë janarit, një anije e vjetër e ngarkuar me 100.000 tonë naftë, që besohet se është pjesë e flotës në hije të Rusisë, u bllokua pranë brigjeve veriore të Gjermanisë.

Atëbotë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, fajësoi Moskën dhe e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po shmang sanksionet dhe po rrezikon sigurinë evropiane “duke dislokuar një flotë me cisterna të ndryshkura”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se misioni i ri në Baltik do të përfshijë më shumë patrullime me avionë, luftanije dhe dronë. Ai tha se ka “arsye për shqetësim të madh” lidhur me dëmtimin e infrastrukturës, duke shtuar se NATO-ja do të përgjigjet duke hipur në bordin e anijeve e madje edhe me sekuestrimin e anijeve në incidentet e mundshme në të ardhmen.

Prokurorët gjermanë ende janë duke hetuar shpërthimin në gazsjellësin Rrjedha Veriore, që lidhte Rusinë me Gjermaninë. Shpërthimi ka ndodhur në shtator të vitit 2022.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Autoritetet suedeze kanë thënë se do të punojnë ngushtë me homologët nga Letonia për të hetuar sabotimin e mundshëm, por kush qëndron pas këtyre incidenteve është vështirë të dëshmohet.

Përderisa mohimet e përgjegjësisë për këto incidente nga Moska janë pritur me skepticizëm nga zyrtarët evropianë, – ministri i Brendshëm gjerman, Boris Pistorius, e ka quajtur dëmtimin e nëntorit si akt sabotimi dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb, tha se incidenti i dhjetorit ishte i lidhur me Rusinë –hetimet mbeten të hapura.

Alexander Kalchev, shef ekzekutiv i Navibulgar, gjigantit bullgar të anijeve që ka në pronësi anijen e sekuestruar nga autoritetet suedeze, përmes një deklarate tha më 27 janar se është e mundur që anija të ketë dëmtuar kabllon, por mohoi se ishte një akt i qëllimshëm sabotimi. Ai tha se anija ishte përfshirë në një situatë “të motit ekstrem” dhe ka tërhequr spirancën përgjatë shtratit të detit.

Qeveria kineze ka ofruar shpjegim të ngjashëm kur njoftoi Finlandën dhe Estoninë pothuajse një vit pas incidentit të tetorit të vitit 2023, ku u përfshi një anije kineze që dëmtoi një tubacion nënujor pasi tërhoqi spirancën për disa qindra milje detare.

Shumica e ekspertëve thonë se kur një anije lëshon spirancën dhe e tërheq zvarrë përgjatë shtratit të detit për një distancë të gjatë, një fakt i tillë do të vërehej nga ekuipazhi dhe do t’ia ndryshonte rrugën anijes.

“Tërheqja zvarrë e spirancës për një kohë kaq të gjatë ka pak gjasa të kalojë pa u vënë re dhe që të ndodhë për një kohë të gjatë”, tha Juris.

Shtetet e BE-së pritet të nisin diskutimet për një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë më vonë gjatë javës. Kjo do të jetë paketa e 16-të e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Dy zyrtarë të BE-së i thanë Radios Evropa e Lirë se 20 deri në 30 anije të reja, që besohet se janë pjesë e flotës në hije të Rusisë, mund të shtohen në listën e sanksioneve, ku parashihen edhe masa të tjera.

BE-ja veçse ka sanksionuar më shumë se 70 anijeqë dyshohet se janë pjesë e flotës në hije. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën sanksione të reja më 10 janar kundër 180 anijeve që besohet se janë pjesë e kësaj flote./REL

Etiketa: flote ruseIncidentet në BaltikRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

15:26 : 17/10/2025
Para

Spanja refuzon planin e Donald Trump për ‘pastrimin’ e Gazës

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com