• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Palestinezët kthehen në Gazë ndërsa Trump këmbëngul për largimin e tyre

22:49 : 28/01/2025
në BOTA

Turma të mëdha palestinezësh vazhduan të marshojnë nga pjesa jugore e Rripit të Gazës në drejtim të shtëpive të tyre në qytetin e Gazës dhe pjesët veriore të rajonit, pasi Izraeli hapi postblloqet dhe lejoi kalimin e tyre.

Palestinezët e zhvendosur po kthehen kryesisht në këmbë, duke bërë rrugëtimin përmes pjesëve të territorit, kryesisht mbuluar me rrënoja si pasojë e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në 15 muajt e fundit.

Deri të hënën në mbrëmje, autoritetet e Hamasit në Gazë thanë se mbi 300,000 njerëz kishin kaluar në pjesën veriore të territorit. Rreth një milion palestinezë ishin urdhëruar të evakuoheshin nga kjo pjesë e Gazës ndërkohë që Izraeli nisi ofensivën në tetor të vitit 2023, pas sulmit të Hamasit ndaj shtetit hebre.

Ky migrim në masë i palestinezëve vjen ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump po këmbëngul në sugjerimin e tij që ka nxitur debate, për të dërguar një numër të madh palestinezësh në shtetet fqinje, si në Egjipt dhe Jordani.

“Kur e shikon Rripin e Gazës, është bërë kaq shumë kohë që është një ferr”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën në avionin presidencial. “Mund t’i dërgosh njerëzit që të jetojnë në zona që janë shumë më të sigurta, mbase edhe më të mira dhe ndoshta edhe më të rehatshme”.

Lexo edhe:

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Presidenti Trump e qarkulloi për herë të parë këtë ide të shtunën, duke thënë se dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë palestinezë të zhvendosur si pjesë e një përpjekje për të “pastruar” Gazën.

Hamasi, grupi që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë përcaktuar si organizatë terroriste, tha se palestinezët po kthehen në shtëpitë e tyre në shifra të larta në shenjë proteste ndaj çfarëdo sugjerimi për dëbim në masë të tyre.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të hënën, zëdhënësi i Hamasit Abdul Latif al-Qanou tha se skenat nga Gaza “përfaqësojnë një dështim të radhës së pushtuesit që të përmbushë synimet e luftës shfarosëse dhe shkatërruese dhe një mesazh qëndrueshmërie ndaj çdo përpjekjeje për t’i zhvendosur ata”.

Kthimi i palestinezëve në qytetin e Gazës vjen në fazat e hershme të armëpushimit gjashtë javor, i pari nga tre fazat e marrëveshjes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë fazës së parë u liruan shtatë pengje që mbaheshin në Gazë, që u këmbyen me 300 të burgosur palestinezë, që mbaheshin nga Izraeli, si dhe u rrit ndihma humanitare për Gazën.

Lirimi i ardhshëm i pengjeve pritet më vonë gjatë kësaj jave.

Ekipi i Presidentit Trump po menaxhon armëpushimin e brishtë, që u sigurua në ditët e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden. I dërguari i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të takohet me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Izrael gjatë kësaj jave për të diskutuar zbatimin e fazës së parë të armëpushimit dhe negociatat mbi fazën e dytë.

Para vizitës në Izrael, i dërguari Witkoff po zhvillon një vizitë në Arabinë Saudite të martën ku do të takohet me princin e kurorës, Mohammed bin Salman, sipas një zyrtari amerikan.

Refuzimi i arabëve

Palestinezët dhe shtetet arabe, përfshirë Egjipti dhe Jordania, e kundërshtuan idenë e Presidentit Trump për të pranuar palestinezët, nga frika se zhvendosja e tyre do të bëhej e përhershme.

Por pas bisedave telefonike të zhvilluara gjatë fundjavës me Mbretin e Jordanisë Abdullah dhe Presidentin e Egjiptit Abdel-Fatah el-Sissi, Presidenti Trump u shpreh se ishte i bindur se udhëheqësit e këtyre vendeve do të tejkalojnë kundërshtimin e tyre.

“Do të doja që ai t’i pranonte disa. Atyre u japim shumë ndihmë dhe jam i sigurt se ai do të na ndihmoj”, tha Presidenti Trump për Presidentin el-Sissi. “Mendoj se ai do ta bëj këtë gjë dhe po ashtu edhe Mbreti i Jordanisë”.

Presidenti Trump tha se ai do ta diskutonte këtë çështje me Kryeministrin Netanyahu “shumë shpejt”. Sipas zyrtarëve amerikanë, kryeministri izraelit do të vizitojë Uashingtonin në fillim të javës së ardhshme.

Kryeministri Netanyahu dhe aleatët e tij të krahut të djathtë të skajshëm kundërshtojnë krijimin e një shteti palestinez. Kryeministri është nën trysninë e krahut ultra-nacionalist të koalicionit të tij, që dëshiron që Izraeli të themelojë sërish koloni izraelite në territorin e Gazës. Qeveria izraelite u tërhoq nga Rripi i Gazës në vitin 2005, duke shkaktuar zhvendosjen e mijëra kolonëve izraelitë.

Anëtarët ultra-nacionalistë të koalicionit të Kryeministrit Netanyahu, përfshirë ministrat Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, i dhanë përkrahjen e tyre të fuqishme propozimit të Presidentit Trump.

Një numër i madh palestinezësh u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga ai që sot quhet Izrael, dy herë radhazi. Pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës nga Izraeli në vitin 1968 zhvendosi 300,000 palestinezë, shumica e të cilëve shkuan në Jordani.

Ndërsa në luftën e vitit 1948 që përcolli krijimin e Izraelit, rreth 700,000 palestinezë u larguan nga shtëpitë e tyre – një ngjarje që palestinezët e kujtojnë si ‘Al-Nakba’, që në gjuhën arabe do të thotë “katastrofa”.

Në vitin 2008, ish Presidenti republikan George W. Bush, shprehi përkrahjen për krijim e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që ekzistojnë së bashku në paqe dhe siguri. Që atëherë, të gjithë presidentët amerikanë, republikanë dhe demokratë, përfshirë zotin Biden, kanë përkrahur një zgjidhje që parasheh krijimin e dy shteteve.

Në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump shpalli planin e tij paqësor për Lindjen e Mesme, që favorizon Izraelin dhe që u mohon palestinezëve synimin e kahershëm për një shtet të tyre.

Lufta në Gazë filloi më 7 tetor të vitit 2023, me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengjet.

Kundërofensiva e Izraelit në Gazë shkaktoi vdekjen e të paktën 47,300 personave, shumica gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në rajonin e kontrolluar nga Hamasi. Ushtria izraelite thotë se ky numër viktimash përfshin 17,000 militantë të vrarë.

Hamasi besohet se ende mban rreth 60 pengje dhe trupat e 30 të rrëmbyerve. Sipas kushteve të armëpushimit, 33 pengje do të lirohen gjatë fazës së parë në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli./ VOA

Etiketa: GazapalestineTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025
BOTA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025
BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025
BOTA

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025
Para

Kapen tinguj nga hapësira, mbërrijnë nga 100 mijë km larg Tokës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com