• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për drejtorin/ RTSH reagon për akuzat, por nuk sqaron “shpikjen” për votimin e kandidatëve

19:43 : 28/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka reaguar në lidhje me akuzat për mungesë transparence dhe paligjshmëri në procesin për përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së.

Por në fakt, i vetmi sqarim që jep Këshilli Drejtues i RTSH-së është se 5 prej 10 kandidatëve në garë: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti, janë përjashtuar nga konkurimi për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Ndërkohë, nuk jepet asnjë sqarim se mbi çfarë ligji u shpik “votimi” për 5 kandidatët e tjerë që plotësonin kriteret, ku sipas juristëve dhe të dy krahëve të politikës është vendim i paligjshëm, pasi të gjithë duhet të kalonin në fazën e dëgjimit për të shpalosur platformat e tyre.

Po ashtu, nuk jepet as sqarimi se pse votimi u bë me votë të fshehtë dhe a ishin të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues prezent.

Kujtojmë se nga votimi i Këshillit Drejtues të RTSH, nga gara për drejtorin e ri u skualifikuan kandidatët Kliton Rama, Ermal Hoxha dhe Eni Vasili, teksa për në fazën e dëgjesës u kaluan vetëm Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Lexo edhe:

SPAK i komunikoi akuzat/ Reagon Meta: Ja dy kërkesat që i ngritëm me forcë për t’u hetuar

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

Kundër këtij vendimi janë shprehur hapur si opozita, po ashtu edhe mazhoranca, teksa edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo e ka konsideruar si të paligjshëm.

Duket se të gjitha këto “paligjshmëri” po bëhen për të caktuar Aurora Polon në postin e drejtoreshës së RTSH-së.

Reagimi i plotë i RTSH-së:

Nisur nga interesi publik dhe nevoja për transparencë mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ekspertët ligjorë bënë për RTSH-në një sqarim të procedurave dhe rrugës së ndjekur nga Këshilli Drejtues.

Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së përcaktohen në nenet 10 dhe 11 të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, miratuar me vendimin nr.98, datë 22.12.2016, të Kuvendit të Shqipërisë. Për shkak të vakancës së krijuar, në mbështetje të nenit 10 të Statutit, Këshilli Drejtues i RTSH, me vendimin e datës 06.01.2025, përcaktoi periudhën e aplikimit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, nga data 7 deri më 20 janar 2025.

Në mbështetje të nenit 11 të Statutit dhe vendimit të Këshillit Drejtues, kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm dorëzuan në zarf të mbyllur te Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, dokumentacionin, sipas kritereve të shpallura, brenda 10 ditëve pas publikimit të tyre.

Në mbyllje të afatit rezultoi se kishin aplikuar 10 kandidatë, sipas procesverbalit të firmosur nga kryetari i Këshillit Drejtues. Me mbarimin e afatit të aplikimit, sipas nenit 11, pika 2, të Statutit, Këshilli Drejtues ka për detyrë të bëjë vlerësimin e kandidaturave të paraqitura në mbështetje të dokumentacionit të dorëzuar, të verifikojë dhe saktësojë vërtetësinë e tyre dhe, me votim të fshehtë, të vendosë përfshirjen e tyre në konkurrim, duke i renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrit.

Këshilli Drejtues zhvilloi mbledhjen e tij, thirrur nga kryetari i KD, më 27 janar 2025. Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar për kandidatët dhe plotësimin e kritereve (siç vërtetohet nga procesverbali) dhe janë marrë 3 vendime (bashkëlidhur vendimet nr.3, nr.4 dhe nr.5).

Këshilli Drejtues, me vendimin nr.3, datë 27.01.2025, vendosi në unanimitet ngritjen e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së”. Ky komision përbëhej nga Dionis Papadhimitri, Ardita Reçi dhe Genc Përmeti.

Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 4, datë 27.01.2025, vendosi në unanimitet mospërzgjedhjen e 5 kandidatëve për mungesë dokumentacioni për futjen në konkurrim, si: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti.

Këshilli Drejtues, me vendimin nr.5, datë 27.01.2025, vendosi përzgjedhjen e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim, me këtë rezultat votimi:

  • Kliton Rama 4 pro/5 kundër
  • Jetmir Shpuza 7 pro/2 kundër
  • Ermal Hoxha 3pro/6 kundër
  • Eni Vasili 4 pro/5 kundër
  • Aurora Polo 7 pro/2 kundër

Sipas nenit 11, pika 3, të Statutit të RTSH, kandidatët që plotësojnë kriteret ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të aplikimit. Kandidatët kanë në dispozicion 15 minuta kohë për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta kohë për pyetje. Këshilli Drejtues, me vendimin nr.5, datë 27.01.2025, vendosi që në fazën e dëgjesës, si rezultat i votimit, të thirren: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u përcaktua dita e premte, datë 31 janar 2025, për zhvillimin e dëgjesave me kandidatët e thirrur.

Etiketa: akuzatdrejtorEni Vasiligarakandidatetrtshskualifikimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK i komunikoi akuzat/ Reagon Meta: Ja dy kërkesat që i ngritëm me forcë për t’u hetuar

15:39 : 04/08/2025
AKTUALITET

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

17:18 : 03/08/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Përplasjet për tenderin 9.1 mln euro e RTSH, KPP shpall fituese kompaninë e Renis Tershanës

20:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025
Para

Pse filmi "Mulholland Drive" i David Lynch është më i miri i shekullit XXI

TË GJITHA

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

13:36 : 06/08/2025

17-vjeçarja largohet nga banesa në Shkodër, nisin kërkimet

13:33 : 06/08/2025

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

13:19 : 06/08/2025

Telefoni “Agasit” ose kutia e zezë e “Ramës”

13:18 : 06/08/2025

“BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me ata

13:09 : 06/08/2025

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

12:57 : 06/08/2025

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

12:48 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com