• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtori i RTSH/ “Safe Journalists”: Mungon transparenca, Kuvendi të kërkojë shpjegime për parregullsitë

16:41 : 28/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Rrjeti i gazetarëve “Safe Journalist” ka shprehur hapur shqetësimin për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), për shkak të skualifikimit në kundërshtim me ligjin të kandidatëve që plotësonin kriteret.

Përmes një komunikate, “Safe Journalist” shprehet se numri i aplikantëve në total, sa prej tyre nuk plotësonin kriteret dhe arsyet e skualifikimit mbeten të paqarta, duke reflektuar mungesën e transparencës së Këshillit Drejtues në këtë proces kritik.

Ata vënë në dyshim procedurën ku kandidatët nuk u dëgjuan për platformat e tyre por u skualifikuan nga Këshilli, duke mos iu dhënë e drejta e caktuar me ligj.

“Safe Journalist” i bën thirrje Kuvendit, në cilësinë e tij mbikëqyrëse, të kërkojë shpjegim të plotë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së lidhur me parregullsitë procedurale dhe mungesën e transparencës në procesin e përzgjedhjes

Gjithashtu ngrihet shqetësimi për kryerjen e procesit me votim të hapur dhe jo të fshehtë sipas ligjit.

Lexo edhe:

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

Reagimi i plotë i “SafeJournalist”:

“Më 6 janar 2025, Këshilli Drejtues i RTSH (Radio Televizioni Shqiptar – transmetuesi publik) shpalli hapjen e konkursit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Afati i aplikimit u caktua më 20 janar 2025. Më 27 janar 2025, Këshilli Drejtues zhvilloi fazën e parë të procesit të përzgjedhjes. Sipas vendimit nr.5 të Këshillit Drejtues, datë 27.01.2025, Këshilli votoi dhe përzgjodhi vetëm dy kandidatë për të vijuar procesin dëgjimor, ndërsa skualifikoi me votim tre të tjerë. Deklaratat e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe organizatat e medias sugjerojnë se ishin tetë kandidatë që plotësonin kriteret ligjore, megjithatë Këshilli votoi për pesë dhe lejoi vetëm dy të avanconin, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe drejtësinë. Për më tepër, numri i aplikantëve në total dhe sa prej tyre nuk plotësonin kriteret ligjore dhe arsyet e skualifikimit mbeten të paqarta, duke reflektuar mungesën e transparencës së Këshillit Drejtues në këtë proces kritik.

Rrjeti SafeJournalists është thellësisht i shqetësuar për parregullsitë procedurale që minojnë parimet e përzgjedhjes së bazuar në merita dhe llogaridhënies publike. Sipas nenit 11 të Statutit të RTSH-së, të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore të pranueshmërisë duhet t’u jepet mundësia të paraqesin platformat, përvojën dhe vizionin e tyre gjatë një seance dëgjimore, duke siguruar një vlerësim të drejtë dhe të plotë përpara se të skualifikohen. Megjithatë, vendimi i Këshillit Drejtues për skualifikimin e kandidatëve përpara fazës së dëgjimit bie ndesh me këto dispozita ligjore dhe shkel parimet e transparencës dhe drejtësisë.

Gjithashtu, neni 104 i Ligjit për Mediat Audiovizive (Nr. 97/2013, i ndryshuar) thotë se një kandidat mund të skualifikohet vetëm nëse nuk plotëson kriteret specifike ligjore, si përvoja, kualifikimet drejtuese ose konflikti i interesit. Raportet që tregojnë se të tetë kandidatët plotësuan këto kritere dhe e bëjnë vendimin e Këshillit Drejtues për të kufizuar pjesëmarrjen shumë të diskutueshëm. Po ashtu, mungesa e një shpjegimi të qartë dhe publik mbi skualifikimet ngre dyshime për integritetin e procesit.

Një tjetër çështje kritike është shkelja e procedurave të votimit të fshehtë, të cilat kërkohen sipas nenit 102 të Ligjit për Mediat Audiovizive. Këshilli Drejtues duhet të votoj nëpërmjet votimit anonim dhe të fshehtë, për të garantuar drejtësi dhe pavarësi. Çdo devijim nga ky proces, përfshirë raportet për votim në distancë, rrezikon legjitimitetin e vendimeve të Këshillit dhe gërryen më tej besimin e publikut ndaj RTSH-së si një institucion i pavarur.

I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e tij mbikëqyrëse, të kërkojë shpjegim të plotë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së lidhur me parregullsitë procedurale dhe mungesën e transparencës në procesin e përzgjedhjes. Parlamenti duhet të sigurojë që Këshilli Drejtues të jetë në përputhje me kuadrin ligjor, veçanërisht me parimet e transparencës, drejtësisë dhe respektimit të normave demokratike në qeverisjen e transmetuesit publik.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 28.1.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi”.

Etiketa: e shqetësuarkandidatetKuvendiparregullsirtshSafe Journalistsskualifikimettransparenca

Lajme të lidhura

RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
AKTUALITET

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

17:18 : 03/08/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
RAJONI

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:31 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb durimin

19:55 : 25/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet për konstituimin e Kuvendit

21:51 : 24/07/2025
Para

Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit

TË GJITHA

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com