• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA-s: Pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Donald Trump

20:00 : 28/01/2025
në BOTA

Udhëheqësit e Izraelit kanë pritje të mëdha nga mandati i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump dhe analistët thonë se zyrtarët izraelitë shpresojnë se qasja e tij e pazakontë ndaj politikës së jashtme do t’u sjellë atyre rezultatet që dëshirojnë sa u përket përparësive të tyre kryesore në aspektin e sigurisë. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, përpjekjet e Presidentit Trump për të siguruar një marrëveshje paqeje me Arabinë Saudite mund të shkaktojnë tensione me shtetin hebre.

Propozimi më i ri i Presidentit Trump për të menaxhuar konfliktin në Lindjen e Mesme duke dërguar palestinezë në Egjipt dhe Jordani është shembull tipik i asaj që shumë kush në Izrael e sheh si qasje e pazakontë ndaj politikës së jashtme, që mund të sjellë rezultate në favor të Izraelit, siç është qasja agresive ndaj Iranit, armikut kryesor të Izraelit.

Shumë izraelitë, sidomos përkrahësit e qeverisë së krahut të djathtë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, presin që Izraeli të përfitojë nga politika të tilla, siç ndodhi gjatë mandatit të parë presidencial të zotit Trump.

“Besoj që duke punuar bashkë sërish, do ta çojmë më tej aleancën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Kam besim që do ta mposhtim boshtin e terrorit të Iranit dhe do të sjellim një epokë të re të paqes dhe përparimit në rajonin tonë”, deklaroi Netanyahu.

Disa analistë izraelitë thonë se me përkrahjen e Presidentit Trump, Izraeli mund të angazhohet për shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit pas dobësimit të sistemeve mbrojtëse iraniane dhe grupeve militante të lidhura me të në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite.

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

“Izraelit i nevojitet përkrahja, bashkëpunimi dhe qartësia morale e administratës së re të Presidentit Trump në mënyrë që më në fund mbase të eliminojë regjimin iranian dhe programin e tij bërthamor”, thotë drejtori i Qendrës së Jeruzalemit për Sigurinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Dan Diker.

Analistë të tjerë thonë se nuk janë të sigurt nëse Presidenti Trump do të mbështeste veprimet e ushtrisë izraelite kundër Iranit.

“Fillimisht, ai do të bëjë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje, natyrisht një marrëveshje ndryshe prej asaj nga e cila u tërhoq, por arritja e marrëveshjes do të jetë përparësia e tij e parë”, thotë Helit Barel, ish drejtore e Këshillit izraelit për Sigurinë Kombëtare.

Presidenti Trump thotë se ai dëshiron të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat u negociuan nën administratën e tij të parë ndërmjet Izraelit dhe shteteve të Gjirit, duke sajuar një marrëveshje paqeje ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Ai dëshiron të jetë personi që arriti marrëveshjen e shekullit. Sa më shumë që Izraeli i normalizon marrëdhëniet me shtetet e Gjirit, aq më shumë ato mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për t’u përballur me kërcënimet ndaj sigurisë siç janë Irani, apo grupe si Shteti Islamik – dhe aq më pak do të ketë punë për Amerikën. Nga pikëpamja e zotit Trump, sa i përket vizionit të tij, ai dëshiron që Amerika të angazhohet më pak”, thotë eksperti i marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara pranë Universitetit Bar Illan, Jonathan Rynhold.

Arabia Saudite ka deklaruar se çdo marrëveshje paqeje me Izraelin do të jetë e kushtëzuar me përparimin drejt themelimit të shtetit palestinez, një zgjidhje që qeveria izraelite e krahut të djathtë e kundërshton.

Një qëndrim i tillë mund të bëhet burim i përplasjeve ndërmjet zotit Trump dhe udhëheqësve izraelitë.

“Ai do të përpiqet të arrijë marrëveshje për një lloj entiteti palestinez në Bregun Perëndimor për ta zgjidhur këtë çështje përfundimisht me Izraelin. Kjo sinjalizon që Izraeli duhet t’i paraprijë kësaj çështjeje dhe të ofrojë një sërë alternativash të ndryshme”, thotë analisti Diker.

Presidenti Trump është zotuar t’u japë fund të gjitha luftërave dhe në Izrael, menndimi dominues është se ishte meritë e tij arritja e armëpushimit të tanishëm me Hamasin si dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve.

Por gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për konfliktet e Lindjes së Mesme mund të jetë një sfidë më e vështirë për presidentin e rikthyer amerikan./VOA

Etiketa: Benyamin Netanyahudonald trumpIzraelilindja e mesmepritshmëritë!

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

19:55 : 24/10/2025
BOTA

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025
BOTA

Bombarduesit amerikanë pranë Venezuelës, Maduro-Trumpit: Të lutem, jo luftë! (Video)

12:43 : 24/10/2025
BOTA

Lufta kundër karteleve të drogës, Trump: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

09:55 : 24/10/2025
BOTA

Luftëanije, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

08:41 : 24/10/2025
BOTA

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025
Para

Luis Meçja i rikthehet futbollit: Tani nuk luaj vetëm për veten, por edhe për Martinin

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com