• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Problemet e komunitetit shqiptar në jug të Serbisë dhe komunitetit serb në veriun e Kosovës

17:50 : 23/01/2025
në RAJONI

Një raport i publikuar të enjten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike me seli në veri të Mitrovicës, thekson se entonacionalizimi në veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës, kufizon mundësinë e zhvillimit të vlerave të përbashkëta.

Raporti me titull, “Imazhet në kokat dhe zemrat tona: Shqiptarët dhe serbët – njëri për tjetrin”, thekson sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komuniteti shqiptar në tri komuna në jug të Serbisë.

Sipas raportit, rreth 73 për qind e qytetarëve në veri të Kosovës e shohin të ardhmen e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve të përshkuar nga konflikte të ndryshme në veri, ndërsa rreth 34 për qind e të anketuarëve në Luginën e Preshevës e kanë të njëjtin mendim në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.

Zoran Gavriloviç nga organizata joqeveritare “Birodi” në Serbi tha se të dhënat tregojnë se ekziston një potencial për konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe:

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

“Këtu kemi konstatimin se në veri, 38.1 për qind e të anketuarve besojnë se lufta është e justifikuar nëse do të korrigjohen padrejtësitë ndaj vendit, 37 për qind ndaj kombit që i përkasin dhe 35.9 për qind e të anketuarve mendon se lufta është e justifikuar nëse do të ketë ndryshim kufijsh. Këto përqindje janë dukshëm më të larta në rastin e Luginës së Preshevës dhe kur bëhet fjalë për shtetin 61,25 për qind, kur është fjala për kombin etnik 56 për qind dhe në kuptimin e bashkimit të popullit 58.8 për qind”, tha ai.

Zoti Gavriloviç thotë se 25 vjet pas përfundimit të luftës ka ende njerëz që mund të keqpërdorin situatën aktuale.

“Domethënë ky etnonacionalizëm që është përshkruar dhe këtë potencial që dikush dëshiron të legjitimojë me politika të tilla, ekziston, unë nuk po them se a është kjo e nevojshme, po them se kjo është e mundur”, tha zoti Gavriloviç.

Sipas raportit, për qytetarët serbë në veri të Kosovës, “politika, pushtimi i veriut, marrja e pronës, represioni i policisë dhe veprimet e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti”, janë problemet kryesore që përkeqësojnë marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve. Për qytetarët në Luginën e Preshevës, “problemet sociale, trashëgimia e luftës, gjuha dhe diskriminimi i shqiptarëve” janë pasqyrim i marrëdhënieve jo të mira mes dy etnive.

Drejtori Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Dushan Radakoviç, tha se lidhja e serbëve nga veriu i Kosovës me Serbinë luan një rol thelbësor në formësimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të tyre për sfidat e përditshme.

“Serbët nga veriu i Kosovës kryesisht i shohin autoritetet e Kosovës si burimin kryesor të problemeve, me pothuajse 82 për qind të të anketuarve që besojnë se masat e marra nga Prishtina, kryesisht qeveria e Kosovës, kërcënojnë komunitetin e tyre. Përveç kësaj, 80.7 për qind besojnë se fuqitë perëndimore, përmes mbështetjes së tyre për institucionet e Kosovës, kanë qenë një faktor i rëndësishëm në destabilizimin e rajonit”, tha zoti Radakoviç.

Agon Islami nga organizata joqeveritare Qendra për Demokraci dhe Arsim në Luginën e Preshevës tha se ka shumë gjera që e bëjnë dallimin midis shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës.

“Ne jemi viktimë për shkak se jemi shqiptarë dhe jetojmë në Serbi. E vetmja pakicë prej 30 viteve që asnjëherë nuk kanë qenë në qeverisjen qendrore janë shqiptarët në Serbi nga viti 1992 kur ka fillu shpërbërja e Jugosllavisë. Të gjitha këto probleme kanë një emërues të përbashkët diskriminimi e shtetit ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Sipas raportit, mungesa e raportimit objektiv dhe të baraspeshuar nga ana e mediave kontribuon në forcimin e tensionit dhe mosbesimit ndëretnik. Derisa serbët në Kosovë besojnë se qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar janë faktorët kryesorë të destabilizimit, te shqiptarët në Luginën e Preshevës, Serbia dhe Rusia janë burim i urrejtjes dhe konflikteve./VOA

Etiketa: kosoveserb

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

15:12 : 06/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
Para

“Granit Xhaka do të transferohet te Real Madrid”, deklarata e fortë e ish-sulmuesit

TË GJITHA

Zgjedhjet në Vlorë, mes mosbesimit të votuesve dhe akuzave për patronazhim

17:53 : 06/11/2025

FOTO+EMRI/ Ky 21-vjeçari që humbi jetën në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore

17:53 : 06/11/2025

Balluku e pandehur e SPAK/ Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

17:42 : 06/11/2025

Çfarë po ndodh? Jozi dhe babai i Stresit ulen në drekë pas muajsh përplasje

17:40 : 06/11/2025

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025

“S’mund të ketë identitet të shumëfishtë”/ Këlliçi: Pr.ligji për Barazinë Gjinore çmenduri

17:22 : 06/11/2025

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish-finalistja e BBV tregon si është e vërteta

17:21 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com