• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Kapiteni i Dinamos, Rustem Hoxha: Ndaj Partizanit luajmë në sulm, titulli objektiv i klubit

18:11 : 23/01/2025
në SPORT

Fitorja 3-1 me Elbasanin e ka karikuar më tepër Dinamon para derbit me Partizanit, me të cilin ndan kreun në tabelë. Blutë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë të dielën që shkoi dhe synojnë që po atë paraqitje të bëjnë edhe kundër të kuqve në fundjavë.

Mundësitë janë dhe në kampin dinamovit përqendrimi është maksimal për ta përgatitur sa më mirë sfidën. Rustem Hoxha u kthye në fushë pas një kohe të gjatë, duke bërë kapitenin e “Nëndetëses” në mbrojtje, bashkë me Alijin.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi 33-vjeçar thekson se Dinamo ka formuar një grup shumë të mirë, që i ka të gjitha shanset për të fituar titullin, por duke qëndruar gjithmonë me “këmbë në tokë”. Sfidën me Partizanin e parashikon të hapur dhe pohon se Dinamo synon vetëm fitoren.

Fitorja ndaj Elbasanit- Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë mendoj dhe e kemi merituar plotësisht fitoren. Loja e Dinamos ishte në nivelin që duam dhe po ashtu djemtë treguan personalitet dhe karakter, pasi ajo ndeshje pati edhe tension.

Elbasani është ndjekësi më i afërt i 4- shes së parë dhe luftoi fort, megjithatë e përballuam me sukses të plotë. Jemi në një moment mjaft të mirë, por dua që të vazhdojmë të punojmë me kokën ulur për çdo ndeshje, pa eufori. Ka edhe shumë ndeshje dhe çdo gjë ndodh në futboll.

Lexo edhe:

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

Rikthimi nga dëmtimi- Po, shkoi çdo mirë për mua dhe për ekipin në ndeshjen me Elbasanin. Kam lënë pas situatën me dëmtimin dhe jam gati ta ndihmoj skuadrën me aq sa kam mundësi dhe me eksperiencën time. Dua të theksoj se Dinamo ka marrë formë, ka krijuar një grup solid dhe fitues. Çunat sakrifikojnë, jemi të bashkuar dhe kjo ka shumë rëndësi. Tani të shohim përpara me të njëjtën uri dhe të njëjtat ambicie.

Sfida ndaj Partizanit- Është e vërtetë që ne vijmë në një moment të mirë, por edhe kundërshtari gjithashtu. Jemi të dy ekipet në krye dhe patjetër që do të jetë një ndeshje e denjë rivalësh, e luftuar. Për mendimin tim, do të jetë një derbi me lojë sulmuese, pasi kam parë që edhe Partizani luan përpara, jo shumë i tërhequr. Ne kemi pretendimet tona dhe do të shkojmë në derbi për të fituar.

Partizani i dobësuar nga merkato? Partizani mbetet ekip i fortë, kualitetin e ka edhe pas largimeve që thoni ju. Fitoi në Durrës me Teutën dhe ju e dini që nuk është aspak e lehtë ta marrë 3 pikët në “Niko Dovana”, kështu që e vlerësojmë Partizanin si një ekip të fortë.

Dinamo për titull? 4 skuadrat e para kanë krijuar diferencë dhe me shumë mundësi ato do të jenë në “Final 4”. Në futboll asgjë nuk mund të përjashtohet, ndaj dhe nuk mund ta ulësh vigjilencën në asnjë moment. Dinamo ka gjithçka për të pretenduar titullin. Kemi skuadër të fortë, me besim dhe punë besoj se mund të shkojmë te trofetë.

Etiketa: DinamoPartizaniRustem Hoxha

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

18:23 : 27/09/2025
Para

Edukatorja i dhunoi djalin, flet babai i 3-vjeçarit: Në darkë kur nusja i bëri dush pa...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com