• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n?

15:38 : 23/01/2025
në RAJONI

Nëse një prodhues vendës kosovar është detyruar të paguajë një tarifë shtesë doganore prej 10 për qind për t’i eksportuar mallrat e veta në një vend me mërgatë të madhe, si Zvicra, nga tani ai, lëre më që nuk do të paguajë çmim shtesë, por nuk do të paguajë fare tarifë doganore.

Këtë e ka mundësuar një marrëveshje e saponënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), ku, përveç Zvicrës, bën pjesë edhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Heqja e tarifave është një nga lehtësitë që do t’i gëzojnë kompanitë kosovare që eksportojnë apo duan të eksportojnë në vendet anëtare të EFTA-s, me të cilën Kosova e nënshkroi më 22 janar një Marrëveshje për Tregti të Lirë, më pak se tri vjet pasi i hapi bisedimet me këtë organizatë.

Marrëveshja ofron shumë mundësi, përfshirë ato për importimin dhe eksportimin e mallrave. Konsumatorët dhe kompanitë mund të gëzojnë çmime më të lira, ndërsa kompanitë vendëse mund t’i shesin produktet e tyre më me lehtësi në tregjet e huaja.

Lexo edhe:

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

Marrëveshja u mundëson kompanive në vendet kontraktuese qasje të ngjashme ose më të mirë sesa konkurrentët e tyre nga vendet e treta, sipas EFTA-s.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nënkupton shumë për Kosovën.

“Marrëveshje të tilla, për një treg të vogël, siç është Kosova, duhet të kenë qëllim strategjik sa më shumë, sepse kjo u ndihmon investimeve të huaja, sepse çdo investitor që vjen në Kosovë i prodhon dhe eksporton mallrat në këto vende të EFTA-s”, pohon Rafuna.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i bindur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Davos të Zvicrës se ajo “do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët e të gjitha vendeve [palë]”.

Kush përfiton më së shumti nga kjo marrëveshje?

Marrëveshja mes Kosovës dhe EFTA-s mbulon fusha si tregtia e mallrave dhe shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, lehtësimin tregtar, zhvillimin e qëndrueshëm tregtar, dhe provizionet ligjore e horizontale.

Sipas Rafunës, prodhuesit vendës do të përfitojnë më së shumti nga kjo marrëveshje, për arsye se do ta kenë mundësinë që të gjitha produktet me origjinë të Kosovës t’i eksportojnë në këto vende, pas pasur nevojë të paguajnë tarifë doganore. E njëjta do të vlejë edhe për mallrat që hyjnë në Kosovë nga këto vende.

“Ne kemi diasporë shumë të madhe në Zvicër, dhe falë kësaj marrëveshjeje ata do të përfitojnë, për t’i tërhequr produktet e Kosovës në tregun zviceran, por edhe produktet e tyre, apo partnerëve të tyre, në tregun kosovar, pa tarifë doganore”, thotë Rafuna.

Kompania “S//Sprint”, me bazë në Podujevë, e cila merret me prodhimin e veshjeve sportive, ka vite që eksporton prodhimet e veta në anëtaren e EFTA-s, Zvicrën, si dhe në vende të tjera rajonale dhe evropiane.

Pronari i saj, Sami Sopa, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania është përballur në të kaluarën me vështirësi për të eksportuar në tregun zviceran, duke u detyruar të paguajë tarifë shtesë doganore.

“Kur është futur malli i Kosovës në Zvicër, ata kanë menduar që është evropian, më vonë kanë konstatuar që është nga Kosova, dhe kanë kërkuar pagesë shtesë deri në 10 për qind”, tregon Sopa.

Ai shpreson se marrëveshja do t’ia lehtësojë eksportin në tregun zviceran, të cilin e cilësoi si “shumë të volitshëm dhe të rëndësishëm për ne, sepse kemi shumë mërgimtarë atje, të cilët i blejnë produktet tona”.

Rreth 115.000 kosovarë jetojnë në Zvicër, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022 të Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Imigrim. Agjencia e Statistikave e Kosovës ende s’i ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 për kosovarët që jetojnë në Zvicër.

Sopa thotë se kompania e tij do të synojë ta shfrytëzojë edhe mundësinë që marrëveshja e re ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s ua ofron kompanive kosovare për të eksportuar mallra edhe në tregjet e vendeve të tjera.

Cili është bilanci tregtar mes Kosovës dhe EFTA-s?

Tregtia dypalëshe mes Kosovës dhe EFTA-s nisi qysh në vitin 2008, pas pavarësimit të vendit.

Prej atëherë, ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa më 2023 e arriti shifrën më të lartë: 176 milionë euro, sipas të dhënave në ueb-faqen e kësaj organizate.

Gjatë vitit 2023, Kosova eksportoi në vendet e EFTA-s mallra në vlerë prej 76 milionë eurosh, ndërsa importoi produkte nga to në vlerë prej 99 milionë eurosh.

Shkalla mesatare e importit shënoi rritje prej 20.4 për qind në pesë vjetët e fundit, ndërsa ajo e eksportit 26.6 për qind gjatë asaj periudhe.

Tregtia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës gjatë vitit 2023 arriti vlerën e 141 milionë eurove. Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 75 milionë eurosh në Zvicër, ndërsa importoi në vlerë prej 66 milionë eurosh nga ajo. Në të dhënat për tregtinë me Zvicrën futet edhe Lihtenjshtajni, pasi këto dy vende kanë doganë të përbashkët, sipas EFTA-s.

Kosova eksporton në vendet e EFTA-s kryesisht mallra si orendi, plastika, hekur dhe çelik, si dhe produkte të drurit, ndërsa importon nga to kryesisht vetura, produkte farmaceutike, duhan dhe makineri./REL

Etiketa: EFTAkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
BOTA

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

21:16 : 06/08/2025
RAJONI

Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

14:08 : 06/08/2025
RAJONI

Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq

12:10 : 05/08/2025
Para

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

TË GJITHA

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025

Me drogë dhe 124 fara kanabisi në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë

10:22 : 08/08/2025

Situata me zjarret në vend: 19 vatra në 24 orët e fundit

10:20 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com