• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania kineze do të ndërtojë impiantin diellor mbi Vaun e Dejës, fiton tenderin 13.8 mln euro

13:05 : 22/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së fundmi fituesin për impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, me një ofertë 13.8 milionë euro.

Bëhet fjalë për GAMMA – SUNGROW FPV e cila është një kompani me zyra në Gaoxin District, Hefei në Kinë.

Kompania do të bëjë dizejnimin, ndërtimin dhe operimin për impiantin 12.9 MW që lokalizohet në liqenin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit.

“Kontrata përfshin ndërtimin e projektimit dhe 2 vite funksionim, për një impiant PV lundrues 12.9 MW që ndodhet në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës” thuhet në përshkrimin e bërë në njoftimin e SENA në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila është edhe financuesja përmes një kredie e këtij projekti.

Më herët BERZH ka miratuar një kredi 9.1 milionë euro pikërisht për këtë projekt.

Lexo edhe:

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

KESH ndërkohë, si kompania publike e gjenerimit prej disa vitesh po angazhohet në diversifikimin e portofolit të prodhimit duke parë me interes atë diellore. Konkretisht prej vitit 2022 është në prodhim një impiant mbi digën e Zadejës në kaskadën e Drinit teksa janë edhe një sërë projektesh të tjera që janë në faza të ndryshme.

Pak kohë më parë drejtori i KESH Erald Elezi tha për “Monitor” se cilat ishin disa prej tyre ku konkretisht:

  • Projekti për ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues me fuqi të instaluar 13.8 MWp po zhvillohet në liqenin e Vaut të Dejës. Parashikohet të ketë një prodhim të pritshëm vjetor prej 20.16 GWh dhe me eficiencë prodhimi të kënaqshëm rreth 16% për këtë lloj teknologjie. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me BERZH, nëpërmjet kompanisë bijë të Korporatës SENA sh.a. Specifika e këtij projekti qëndron në faktin se ndërtimi i impiantit do të jetë mbi sipërfaqe ujore, duke sjellë risi në aplikimin e kësaj teknologjie.
  • Projekti tjetër është ai i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës të HEC Vau i Dejës, me fuqi të instaluar 8.25 MWp, i cili do të operojë sipas modelit të impiantit tashmë operativ prej dy vitesh të instaluar në digën e Qyrsaqit. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet 11.2 GWh, duke projektuar një eficiencë në prodhim prej 15.5%. Ky projekt po realizohet tërësisht me fondet e vetë Korporatës.
  • Projekti për impiantin fotovoltaik me fuqi 50 MWp në zonën e Belshit, i cili për arsye të fuqisë së lartë, konsiderohet projekt në shkallë të gjerë dhe është një sfidë dhe një hap shumë i rëndësishëm për diversifikimin. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet në 74.5 GWh, duke projektuar një eficiencë në prodhim mjaft të lartë prej 17% pasi edhe Belshi konsiderohet zonë me rrezatim të lartë diellor

/MONITOR

Etiketa: diellorGAMMA – SUNGROW FPVimpiantKESHkinezekompaniSENASolar Energy of Albaniavau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
AKTUALITET

Valixhet me drogë në Rinas, policia: Dy kinezë e trafikuan nga Bangkoku me qëllim shitjen në Shqipëri/ VIDEO

09:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025
AKTUALITET

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

21:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Gangrena e ndërmarrjeve publike

21:41 : 15/10/2025
Para

Ç'po ndodh me politikën në Kosovë? Hyrje të reja, synojnë të ndryshojnë ecurinë e vendit

TË GJITHA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com