• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia/ Rama kujtohet për “21 Janarin” vetëm një herë në vit, kërkon drejtësi pas 12 vitesh në pushtet

08:56 : 21/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e sotme bëhen 14 vite nga demonstrata e 21 Janarit të vitit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, të cilët kishin dalë në tubimin e thirrur nga Edi Rama para Kryeministrisë.

Për këtë ngjarje të rëndë, Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Ndërsa, vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë gjatë demonstratës ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

Hetimi u rihap nga SPAK, i cili ka regjistruar procedimin penal më 15 Korrik të vitit të kaluar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Procedimi penal u regjistrua në zbatim të vendimit të Kolegjit të Gjykatës së Lartë të dhënë më 12 Mars të vitit të kaluar, e cila vendosi që çështja të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pas kallëzimit të Rajmona Nikës, e veja e Aleks Nikës.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Për këtë ngjarje kaq të rëndë me 4 viktima vazhdon çdo vit dhe hipokrizia nga ana e Edi Ramës. Ky i fundit kujtohet për Aleks Nikën, Hekuran Dedën, Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn vetëm një herë në vit, më 21 Janar, e teksa po bën 12 vite me pushtet absolut, vazhdon ende të kërkojë drejtësi.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan: “21 Janar “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”.

Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se pllakat prej bronzi të vendosura në bulevard në kujtim të Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt ishin vjedhur prej kohësh dhe Qeveria e Edi Ramës u kujtua për t’i zëvendësuar vetëm kur u afrua 21 Janari që kryeministri të dal bukur në foto kur të hedhë trëndafilat e kuq sipër tyre.

Jo vetëm kaq, por Rama shpërbleu edhe një prej gardistëve të “21 Janarit”, Agron Malajn duke e caktuar kryetar Bashkie në Mat.

Etiketa: 21 janariDrejtesiEdi Ramahipokriziate vrare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
Para

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com