• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin

19:28 : 16/01/2025
në AKTUALITET

Rreth tre vjet më parë, Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, firmosën ngritjen e një shenjoreje në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” me sipërfaqe 1.7592 ha i llojit pyll. Procesi filloi me miratimin e projektit nga Këshilli Bashkiak në tetor 2022 dhe vijoi me hartimin e raportit nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në prill 2023. Në qershor të po atij viti, Ministria refuzoi kërkesën e Agjencisë për shkak se procesi i ndjekur administrativ ishte bazuar mbi një vendim të shfuqizuar. Kërkesa duhej ndjekur pëmes aplikimit në portalin e-Albania

Më 5 shtator 2022, Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, u panë në një aktivitet të filmuar për publikun duke nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e shenjores në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” e cila do të shërbente si vend reflektimi dhe lutjeje për besimtarët. Memorandumi, si kohë, ishte firmosur më herët, në fund të muajit gusht (31.08.2022). Për ndërtimin e shenjores, përcaktohet se Bashkia e Tiranës duhet t’i kalojë Arqipeshkvisë një sipërfaqe e llojit “Pyll” prej 17.592 metër katrorë. Këshilli Bashkiak mori vendimin për këtë çështje më 15 Nentor të po atij viti (2022). Një javë më vonë, Veliaj e përmendi sërish.

“Së shpejti, në Kodrat e Liqenit do të vendosim edhe një shenjtore të Nënë Terezës, si një vend reflektimi dhe lutjeje, qetësie e paqeje”, deklaroi Veliaj asokohe, por pa përcaktuar afate se kur.

Më 16 janar 2025, Faktoje.al ishte në terren për të vëzhguar nga afër situatën në zonën e Lapidarit, ku ishte premtuar ndërtimi i shenjores së Nënë Terezës. Gjatë verifikimit, nuk kishte asnjë shenjë të nisjes së punimeve për ngritjen e shenjores. Zona ishte e mbuluar me bimësi dhe kishte terren të vështirë për lëvizjen e automjeteve.

Faktoje.al më herët i ishte drejtuar me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës (20 nëntor 2024) mbi ecurinë e projektit.

Lexo edhe:

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

Dy muaj nga dërgimi i kërkesës, (përfshi edhe ankesën drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale) Bashkia Tiranë (konkretisht Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit) jep një përgjigje shteruese mbi ecurinë e procesit, ku lë të kuptohet shumëçka se pse një projekt i tillë i trumbetuar me aq bujë nga kryebashkiaku Erion Veliaj (në kohë të ndryshme) nuk kishte marrë formë në terren.

Ecuria
Bazuar në përgjigjen e dërguar nga Bashkia, sipërfaqia 1.7592 ha, pjesë e ngastrës pyjore e kullosore Krrabë-Gurë 2, në pronësi të Bashkisë Tiranë, administrohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Nga marrja e vendimit në Nentor 2022, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit u vu në lëvizje vetëm në prill 2023 duke hartuar raportin mbi studimin tekniko-ekonomik për heqjen e sipërfaqes (1.7592 ha), nga fondi pyjor dhe kullosor në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Një muaj më vonë nga hartimi i raportit, Këshilli Bashkiak jep miratimin për vijimin e procedurave, duke ngarkuar sërish Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit e cila (më 7 qershor 2023) i drejtohet me kërkesë hallkës së fundit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor.

Ku ka ngecur projekti?
Dy javë pas dërgimit të kërkesës nga Agjencia e Parqeve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e njofton përmes një shkrese se kërkesa (bashkë me dokumentacionin) për heqjen nga fondi pyjor kryhet jo sipas vendimit që (deri atëherë) ishte referuar Agjencia (nr 1353, datë 10.10.2008) por një tjetër vendimi, që kishte shfuqizuar në të njëjtën kohë të mëparshmin. Që do të thotë se, vendimi ligjor i trajtuar si referencë nga Agjencia e Parqeve për procesin administrativ (tre muaj punë) ishte shfuqizuar nga një vendim i ri i Këshillit të Ministrave i marrë shumë më herët nga fillimi i procedurave për heqjen e sipërfaqes pyjore.

Vendimi (nr 888, datë 27.12.2022) u firmos vetëm një muaj pasi Këshilli Bashkiak kishte miratuar memorandumin për ngritjen e shenjores në nderim të Shenjtës Nënë Tereza. Sipas vendimit, kërkesa për raste të tilla, që në fillim të herës, duhet të bëhet përmes një tjetër rruge, portalit e-Albania.

Në përgjigjen e Bashkisë nuk jepet asnjë informacion më tej se çfarë është bërë që nga kthimi i shkresës nga Ministria (qershor 2023) e deri më sot.

Ndaj dhe, me keqdashje apo jo, ngritja e shenjores na rezulton (deri më tani) të ketë mbetur peng i burokracisë, problematikës strukturore të funksionimit të institucioneve, mungesës së komunikimit mes tyre, e aq më shumë mos njohjes së vetë vendimeve që ato nxjerrin./ Faktoje.al

Etiketa: institucionenene terezaShenjorjavendime

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

10:53 : 26/06/2025
AKTUALITET

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Bilbilfryrësit” sinjalizuan vetëm 12 raste vitin e kaluar, pjesa më e madhe në privat

08:54 : 28/04/2025
AKTUALITET

Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë në 2024-n për 134 raste

13:32 : 17/04/2025
AKTUALITET

Lum inspektimesh në prag zgjedhjesh

19:05 : 28/03/2025
Para

Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukavoa dhe Borshi prej disa orësh pa energji elektrike

TË GJITHA

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025

Pas konfirmimit të trajnerit të ri, Flamurtari rinovon me dy futbollistë

19:17 : 27/06/2025

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com