• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për kontratë fiktive/ Ish-deputeti Fation Veizaj rimerr nga nipi aksionet e “investitorit strategjik”

12:41 : 16/01/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Rreth dy vjet pasi dorëzoi mandatin, ish-deputeti demokrat, Fation Veizaj, ka rimarrë nga nipi i tij aksionet e “RDA Petrol”, e cila zotëron aksione në kompaninë “Omnix Albania”, kjo e fundit e shpallur “investitor strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

Në qershor të vitit 2022, kur Veizaj ishte ende deputet, nënshkroi një kontratë me nipin e tij, Evis Latifaj, për shitjen e 50 përqind të aksioneve që ligjvënësi zotëronte në “RDA Petrol”, për një shumë prej 55 milionë lekë të reja.

Sipas kontratës, çmimi do të paguhej për një periudhë 3-vjeçare. Por, pa u mbushur afati 3-vjeçar, palët, pra Fation Veizaj dhe djali i motrës së tij, Evis Latifaj, nënshkruajnë “revokim kontrate”.

Lexo edhe:

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Në foto: Dokumenti “revokim kontrate shitjeje” mes Fation Veizaj dhe Evis Latifaj për aksionet e “RDA Petrol”

Sipas këtij dokumenti të konsultuar nga “Boldnews.al”, që mban datën 6 janar 2025, rezulton se blerësi Latifaj nuk ka kryer asnjë pagesë sipas parashikimeve të kontratës fillestar.

Në dokumentin “revokim kontrate” thuhet se “z.Evis Latifaj nuk ka kryer asnjë pagesë për palën shitëse Fation Veizaj dhe nuk ka mundësi ekonomike për shlyerjen e çmimit të shitjes në të ardhmen”.

Për këtë arsye, palë kanë vendosur që situata të kthehet në gjendjen fillestare. Gjë që do të thotë se Latifaj nuk zotëron më aksione tek “RDA Petrol” dhe ish-deputeti Veizaj rikthehet ortak me 50 përqind të aksioneve.

Kontratë “fiktikve”?

“Boldnews.al” ka ngritur më herët dyshime për një lloj fiktiviteti në kontratën e shitjes së aksioneve mes Fation Veizaj dhe Evis Latifaj. Këto dyshime bazoheshin në faktin se kontrata u nënshkrua mes dy familjarëve të afërt dhe vetëm pak javë para se “RDA Petrol” të ishte pjesë e kompanive “investitor strategjik”, një status që u ndalohet zyrtarëve me funksion “deputet”, post të cilin mbante në atë kohë Veizaj.

Shoqëria “RDA Petrol” është regjistruar në vitin 2013, me aksioner Fation Veizaj dhe Dorian Kale. Deri në qershor të vitit 2022, Veizaj, i cili kishte marrë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike, vijonte të kishte gjysmën e aksioneve në këtë shoqëri. Ndërsa pjesa tjetër kishte kaluar në pronësi të Kujtim Kale, babait të ortakut themelues, Dorian Kale.

Në 24 qershor 2022, deputeti Fation Veizaj vendos t’i shesë aksionet e tij për vlerën 55 milionë lekë të reja tek Evis Latifaj. Nga një kërkim i bërë më herët nga “Boldnews.al” rezultoi se blerësi ishte djali i motrës së deputetit.

Në foto: Kontrata 55 mln euro, e vitit 2022, mes Fation Veizaj dhe Evis Latifaj

Gjithashtu, të dhënat e bëra publike nga “Lista e Pagave”, e rrjedhur në media në vitin 2021, tregonin se Evis Latifaj ishte i punësuar si “furnitor” në shoqërinë “Oleum Transport”.

Në foto: Evis Latifaj rezultonte “furnitor” në “Oleum Transport”, sipas Listës së rrjedhur të Pagave

Ky detaj ngrinte dyshimin mbi paaftësinë paguese të blerësit të ri, Evis Latifaj. Elementi i radhës që krijoi dyshime për një kontratë shitjeje fiktive ishte fakti që, vetëm tre javë pas këtij transaksioni, e konkretisht në 18 Korrik 2022, “RDA Petrol” përfiton statusin e “investitorit strategjik”, si pjesë e “Omnix Albania”.

Kushtetuta e Shqipërisë ndalon deputetët që të përfitojnë këtë status. Veizaj ishte larguar vetëm pak ditë më parë nga “RDA Petrol” dhe kompania nuk kishte më asnjë pengesë për të përfituar nga vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Në foto: Vendimi për shpalljen “investor strategjik” të kompanisë “Omnix Albania”

Pasi kompania fitoi statusin e investitorit, Fation Veizaj dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe tashmë rimorri sërish aksionet, për të cilat nipi i tij nuk kishte paguar asgjë nga vlera e kontraktuar 55 milionë lekë të reja.

Kush është “investitori strategjik”

Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, në 18 korrik 2022 vendosi “Miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “resort turistik me vendndodhje në gjirin e lalëzit”, me subjekt “Omnix Albania”.

Projekti konsiston në një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi etj., dhe vlera e investimit është parashikuar 216 milionë euro.

Kompania “Omnix Albania”, në momentin e fitimit të statusit të “investitorit strategjik”, kishte këtë shpërndarje aksionesh: Jamal Abdulsalam Mabuissa, me 33 përqind; “Matriks Konstruksion” në pronësi të Alban Leskaj, me 35 përqind; “Klar”, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri, me 20 përqind; dhe “RDA Petrol”, në pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj, me 15 përqind.

Në foto: Struktura e aksionerëve e “Omnix Albania”

Kompania “Omnix Albania” është krijuar në vitin 2008, nga libanez Jamal Abdulsalam Mabuissa dhe përfaqësohej nga bashkëkombasi i tij, Fadi Mitri.

Mitri u largua nga Shqipëria në vitin 2016, pasi deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në Durrës dhe ngriti gishtin e përgjegjësisë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

Hetimet e zhvilluara ndaj Rrumit dëshmuan më pas se nuk kishte vepër penale të “plagosjes”.

Në Korrik të vitit 2021, pronari i vetëm i kompanisë, Jamal Mabuissa shet 70 përqind të aksioneve të tij tek “Matrik Konstruksion”, “Klar” dhe “RDA Petrol”.

Në atë kohë, “RDA Petrol” ishte në pronësi 50 përqind të deputetit demokrat të qarkut të Vlorës, Fatjon Veizaj.

Ai kishte emëruar një njeri të besuar që në shtator të vitit 2019, bazuar në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, sipas të cilit zyrtarit me funksion “deputet” nuk i lejohet që të zotërojë aksione në mënyrë aktive në shoqëritë private.

Statusi “investitor strategjik” për “Omnix Albania” është ende aktiv, sipas një vëzhgimi të kryer së fundmi nga “Boldnews.al” në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).

Etiketa: Evis LatifajFation Veizajinvestitor strategjikOmnix AlbaniaPDRDA Petrol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zhupa kundër ligjit për sportin: E ka bërë vetë Fidel Ylli, pa transparencë

15:54 : 26/06/2025
Para

Dhëndri i Trump investitor strategjik/ Berisha: Rama po përdor Sazanin për të blerë influenca politike

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com