• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-kryebashkiakja e Patosit dënohet me 2 vite burg, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

19:16 : 15/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtore ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, duke e dënuar me 2 vite burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ish-kryebashkiakes së Patosit i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim,, por sërish ajo nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Kjo për faktin se GJKKO ia ka konvertuar dënimin me burg në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh me kusht që ajo gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Rajmonda Balilaj, e cila ka qenë për tre mandate kryebashkiake, akuzohej së bashku 3 ish-zyrtarëve të Bashkisë së Patosit për abuzime me dy tendera, me vlerë totale mbi 15 milionë lekë të reja, duke favorizuar kompaninë “Genti 001”.

Tenderat konsistonin në ngritjen e mureve në aksin rrugor Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie. Sipas SPAK, kryebashkiakja Rajmonda Balilaj ka ndërmarrë një sërë veprime të paligjshme, për shkak se fituesi i tenderave ishte i paracaktuar.

E akuzuar për këtë çështje ka qenë dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Patosit, Anisa Petani, e cila ka qenë anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ajo është dënuar me 1 vit burgim për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Gjithsesi, as ajo nuk do të shkojë në qeli, pasi i është konvertuar dënimi me burg në 2 vite shërbim prove.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal

Hetuesi i komunizmit Arben Rakipi rikthen shfaqjet e huaja: Të dënohet pirja e alkoolit në publik

Ndërkohë, Enirjada Rizaj, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ku nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 1 vit burgim dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Edhe Shkëlqim Beqiraj, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ku nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 1 vit burgim dhe dënimi i tij është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Vendimi në Gjykatën e Posaçme është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka.

Etiketa: burgimdënohetkryebashkiakekryetarë bashkiepatosRajmonda Balilaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal

21:07 : 15/09/2025
AKTUALITET

Hetuesi i komunizmit Arben Rakipi rikthen shfaqjet e huaja: Të dënohet pirja e alkoolit në publik

14:24 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur nga influenceret

12:27 : 04/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Patos

14:17 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Patos, tre të plagosur

14:18 : 19/08/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet masivi me pisha në Patos

12:00 : 07/08/2025
Para

Pas Kvaratskhelia, PSG bën gati 50 milionë euro për lojtarin e Tottenham

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com