• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Armëpushimi në Gazë mbetet i paprekshëm, ndërsa negociatorët kërkojnë marrëveshje

15:11 : 15/01/2025
në BOTA

Të mërkurën, negociatorët po përpiqen të finalizojnë detajet e fundit të një marrëveshjeje të ndërlikuar armëpushimi në Gazë, pas bisedimeve maratonë në Katar që synojnë t’i japin fund konfliktit që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrime masive dhe ka tronditur Lindjen e Mesme.

Bisedimet e gjata, më shumë se tetë orëshe, kishin nxitur optimizëm në Doha të martën. Zyrtarë nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, si dhe nga Izraeli dhe Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – thanë se një marrëveshje për një armëpushim në enklavën palestineze dhe për lirimin e pengjeve ishte më afër se kurrë.

Por, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha Reuters të martën vonë se grupi palestinez ende nuk kishte dorëzuar përgjigje sepse po priste që Izraeli të dorëzonte hartat që tregojnë se si forcat e tij do të tërhiqeshin nga Gaza.

Gjatë bisedimeve disamujore të ndërprera për të arritur një armëpushim në luftën tashmë 15-mujore, të dyja palët kanë thënë edhe më parë se ishin afër një marrëveshjeje vetëm për të hasur në pengesa në minutën e fundit. Pikat e përgjithshme të marrëveshjes aktuale janë vendosur që në mes të vitit 2024.

Lexo edhe:

Sondazhi: Vetëm 16% e italianëve do të luftonin për vendin e tyre

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

Nëse ka sukses, armëpushimi i planifikuar me faza mund të ndalojë luftimet që kanë shkatërruar Gazën, kanë vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, kanë zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë 2.3 milionëshe të para luftës dhe vazhdojnë të vrasin dhjetëra njerëz çdo ditë.

Kjo marrëveshje, nga ana tjetër, mund të zbusë edhe tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme, ku lufta ka nxitur konflikte në Bregun Perëndimor, Liban, Siri, Jemen dhe Irak, dhe ka rritur frikën për një luftë të përgjithshme midis Izraelit dhe Iranit.

Izraeli nisi sulmin e tij në Gazë pasi luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi kaluan kufijtë e tij më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Që atëherë, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 46.700 palestinezë në Gazë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të enklavës.

Palestinezët shpresonin sërish që bisedimet e fundit të sillnin një lehtësim nga sulmet ajrore izraelite dhe të lehtësonin një krizë humanitare.

“Po presim armëpushimin dhe marrëveshjen. Zoti na ndihmoftë për ta përfunduar me të mira, na dhëntë paqe dhe na lejoftë të kthehemi në shtëpitë tona”, tha Amal Saleh, 54 vjeç, një banore e Gazës e zhvendosur nga lufta.

“Edhe nëse shkollat janë bombarduar, shkatërruar dhe rrënuar, ne thjesht duam të dimë se më në fund po jetojmë në paqe”, tha ajo.

Sipas planit, Izraeli do të rikuperonte rreth 100 pengje dhe trupa të mbetura nga ata të kapur në sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi, që nxitën luftën. Në këmbim, Izraeli do të lironte të burgosurit palestinezë.

Drafti i fundit është mjaft i ndërlikuar dhe përfshin shumë faza. Sipas kushteve të tij, hapat e parë do të përfshijnë një armëpushim fillestar gjashtë-javor.

Plani gjithashtu përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza qendrore dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të Gazës.

Marrëveshja do të kërkonte gjithashtu që Hamasi të lironte 33 pengje izraelite, së bashku me hapa të tjerë.

Drafti parasheh që negociatat për një fazë të dytë të marrëveshjes të fillojnë deri në ditën e 16-të të fazës së parë. Faza e dytë përfshin lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të ushtarëve izraelitë.

Edhe nëse palët ndërluftuese bien dakord për marrëveshjen në tryezë, ende do të ketë nevojë për negociata të mëtejshme përpara se të ketë një armëpushim përfundimtar dhe lirim të të gjitha pengjeve.

Nëse gjithçka shkon pa probleme, palestinezët, shtetet arabe dhe Izraeli duhet gjithashtu të bien dakord për një vizion për Gazën pas luftës, në një detyrë masive që përfshin garanci sigurie për Izraelin dhe miliarda dollarë investime për rindërtimin e Gazës.

Sulmet nga Izraeli

Pavarësisht përpjekjeve për të arritur një armëpushim, ushtria izraelite, agjencia e brendshme e inteligjencës Shin Bet dhe forcat ajrore sulmuan rreth 50 objektiva në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit, tha Shin Bet dhe ushtria në një deklaratë të mërkurën.

Sulmet izraelite vranë të paktën 13 palestinezë në të gjithë enklavën. Këto përfshinin shtatë persona që ishin në një shkollë që strehonte familje të zhvendosura në qytetin e Gazës dhe gjashtë të tjerë të vrarë në sulme të ndara ajrore mbi shtëpi në Deir Al-Balah, kampin Bureij dhe Rafah, thanë mjekët.

Izraeli thotë se 98 pengje po mbahen në Gazë, rreth gjysma e të cilëve besohet se janë gjallë. Ata përfshijnë izraelitë dhe joizraelitë. Nga gjithsej, 94 u rrëmbyen në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 mbi Izraelin, dhe katër janë mbajtur në Gazë që nga viti 2014./REL

Etiketa: armepushimgazelufte

Lajme të lidhura

BOTA

Sondazhi: Vetëm 16% e italianëve do të luftonin për vendin e tyre

17:58 : 18/07/2025
BOTA

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025
BOTA

Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjeve të fundit në jug të Sirisë

22:13 : 17/07/2025
BOTA

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

17:25 : 17/07/2025
Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
BOTA

Lufta/ Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

15:48 : 14/07/2025
Para

A do të moderojë më “Big-un”? Kështu përgjigjet Arbana Osmani

TË GJITHA

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

21:47 : 18/07/2025

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

21:24 : 18/07/2025

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com