• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Raporti i prokurorit të posaçëm: Pati prova të mjaftueshme për të siguruar dënimin e Trump

18:00 : 14/01/2025
në BOTA

Në një raport për Kongresin, që u bë publik të hënën pas mesnate, prokurori i posaçëm Jack Smith thotë se zyra e tij pati prova të mjaftueshme për të “ngritur (padi) dhe për të siguruar” një dënim në gjyq të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur humbjen përballë Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Prokurori i posaçëm Smith shprehet në raport se zoti Trump “u përfshi në një seri përpjekjesh të kundërligjshme për të siguruar pushtetin”, pasi u bë e qartë se kishte humbur dhe se rrugët e ligjshme për të sfiduar rezultatin nuk i kishin dhënë të drejtë.

“Ndër to përfshihen përpjekjet për t’i nxitur zyrtarët e shteteve që të mos merrnin parasysh tabulatet reale të numërimit të votave; që të hartonin lista elektorësh të pavërtetë, në shtatë shtetet ku ai pati humbur; të detyronin zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe vetë Nënpresidentin e tij, Michael R. Pence, që të vepronin në kundërshtim me betimin e tyre dhe në favor të interesave personale të zotit Trump; si dhe në 6 janar 2021, duke orientuar një turmë të zemëruar drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për të penguar certifikimin në Kongres të zgjedhjeve presidenciale dhe në vazhdim duke mbështetur pjesëmarrësit në trazira”, thuhet në raport.

Prokurori i posaçëm thotë se zoti Trump veproi si në cilësinë e tij private si kandidat për president, ashtu edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të shumtë, dhe se ai u përpoq të përdorte “fuqinë dhe autoritetin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mbështetur skemën e tij”.

Lexo edhe:

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

Raporti thotë më tej se pretendimet e tij të pavërtetuara, të tilla si votat e shumta të hedhura në emër të personave të vdekur, ose nga persona që nuk kishin të drejtën e votës, apo se makinat e votimit patën ndryshuar votat e hedhura për zotin Trump në vota për zotin Biden, ishin “në mënyrë të dukshme dhe, në shumë raste, qartazi false”.

Presidenti i zgjedhur Trump ka mohuar vazhdimisht të ketë bërë ndonjë shkelje dhe e ka sulmuar si të motivuar politikisht punën e prokurorit të posaçëm.

Ai iu përgjigj publikimit të raportit herët të martën me një postim në platformën e tij të medias sociale “Truth Social”, duke e quajtur zotin Smith “një prokuror të çuditshëm”.

“Jack Smith i çmendur nuk ishte në gjendje të ndiqte penalisht me sukses kundërshtarin politik të ‘shefit’ të tij, të korruptuarit Joe Biden, kështu që ai përfundon duke shkruar një tjetër ‘Raport’ bazuar tek informacioni që Komisioni i Pazgjedhur i Veglave dhe Banditëve Politikë SHKATËRROI DHE FSHIU ilegalisht, pasi tregonte se sa plotësisht i pafajshëm isha unë dhe se sa plotësisht fajtore ishin Nancy Pelosi dhe të tjerët”, tha zoti Trump.

Presidenti i zgjedhur Trump do të inaugurohet për një mandat të ri javën e ardhshme, pasi fitoi përballë Nënpresidentes Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2024. Gjatë fushatës, zoti Trump mohoi se pati humbur zgjedhjet e vitit 2020, përfshirë gjatë një debati në shtator me zonjën Harris.

Publikimi i raportit të së martës erdhi një ditë pasi gjykatësja Aileen Cannon e lejoi Departamentin e Drejtësisë të bëjë publike pjesën e raportit të prokurorit Smith që trajtonte përpjekjet e ish-Presidentit Trump për të qëndruar në pushtet.

Gjykatësja Cannon, e cila u emërua nga Presidenti i atëhershëm Trump, pati bllokuar më herët publikimin e raportit të plotë të prokurorit Smith, që përfshin gjithashtu një seksion të papublikuar ende në lidhje me akuzat se zoti Trump mbajti në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara pas lënies së detyrës.

Prokurori i posaçëm Smith u përpoq ta ndiqte penalisht zotin Trump për të dyja çështjet, ndërsa zoti Trump mohoi të ketë bërë ndonjë shkelje.

Gjykatësja Cannon rrëzoi në korrik padinë për dokumentet e klasifikuara, nën argumentin se prokurori i posaçëm Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu në korrik se presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale për akte zyrtare, të cilat zbutën përpjekjet e prokurorit Smith në çështjen për ndërhyrje në zgjedhje.

Pasi zoti Trump fitoi përballë zonjës Harris, Departamenti i Drejtësisë hoqi dorë nga të dyja paditë ndaj zotit Trump, duke përmendur politikën e kahershme kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara./VOA

Etiketa: donald trumpprokurori i posaçëm Jack Smith

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
BOTA

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025
BOTA

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
Para

Al Nassr i ofron Ronaldos kontratën e re, do të përfitojë 3.8 milionë euro në javë

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com