• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për Zotin tani nuk kemi drita”, qytetari sorollatet për kartë dhe pasaportë

21:25 : 10/01/2025
në AKTUALITET

Qytetari Branko Shatraj është paraqitur në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi ka aplikuar për kartë identiteti dhe pasaportë dhe nuk po pajiset me to, pasi i thonë se ka ndodhur një problem. Qytetarit fillimisht i thanë, se kur janë gjeneruar të dhënat nga regjistrat në regjistrin online, është bërë një gabim nga një punonjës. Por më pas shpjegimet dhe zgjidhja u bllokuan.

“Më datën 1 Nëntor 2024, shkova në Gjendjen Civile Bulqizë për të aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti. Aplikimi nuk u përfundua pasi siç më thanë është bërë një gabim i Gjendjes Civile. Nuk ka plotësuar një fushë nga momenti ku i ka hedhur nga regjistri themeltar në atë elektronik. Gjendja Civile Bulqizë më thanë se tani në dorë e ka Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Tiranë që ta zgjidhë këtë problem. Kam bërë kërkesë nga Bulqiza tani kanë kaluar 20 ditë dhe përgjigje konkrete nuk kam marrë. Më pas jam drejtuar tek zyrat e IdentiTek të cilët më dhanë një numër operatori. Deri para disa ditësh dhe javën e kaluar më thonë që po përpunohet çështja. Dje kur i telefonova më thanë që ata kanë dërguar email tek Gjendja Civile dhe e ka në dorë ajo, me një fjalë Drejtori e Përgjithshme. Ndërkohë që në datën 3 më ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit. Siç mund të kuptohet nuk mund të kryhet asnjë punë. Unë punoj në Maqedoni, tani po më heqin nga puna dhe atje pasi nuk kam kartë identiteti dhe pasaportë”, tha për mikrofonin e “Stop” denoncuesi.

“Stop” telefonoi punonjësen e Gjendjes Civile në Bulqizë, e cila thotë, se nuk e di, ku qëndron tamam problemi, por me të po merret Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Denoncuesi: Nëse keni mundësi të më thoni një format për çështjen time. Çfarë po ndodh?

Punonjësja: Po asgjë, mo Branko. Drejtoria tha, ne e kemi njoftu Brankon. Është vënë në dijeni për çdo problem, që ka.

Lexo edhe:

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

Europa League/ Steaua eliminon Dritën, kampionët e Kosovës vijojnë garën në Ligën e Konferencës

Denoncuesi: Shikoni këtu, unë nga bashkëqeverisja nuk kam marrë asnjë zgjidhje, me një fjalë asnjë email apo telefonatë. Nuk kam marrë një përgjigje të saktë se çfarë po ndodh. Të lutem mund të më thoni se ku qëndron fiks problemi.

Punonjësja: Drejtoria po merret me problemin tënd. Unë nuk e di fiks, ku të qëndron problemi.

Denoncuesi: Nuk më thoni dot se cila rubrikë nuk është plotësuar, apo është plotësuar gabim?

Punonjësja: O Branko, je njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme për çdo problem, që ke. Të lutem shumë, mirupafshim!

Në përgjigjen e email, qytetarit i thuhet, se aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti është pranuar dhe duhet të klikojë një link.

Por faqja e Identitek është e padisponueshme online dhe duhet të rezervohet takim pranë zyrave. “Stop” telefonon zyrën e Identitek në Bulqizë. Punonjësja thotë se nuk ka drita.

Denoncuesi: Alo përshëndetje! Si jeni?

Punonjësja: Alo! Përshëndetje Branko!

Denoncuesi: Ju lutem, a keni ndonjë informacion në lidhje me çështjen time?

Punonjësja: Për Zotin, tani nuk kemi drita. U bë që në orën 10:00, që s’kemi drita dhe nuk shohim asnjë gjë nëse ka marrë njoftim kjo e Gjendjes Civile, apo jo. S’ka drita, nuk di ç’të të them.

Qytetari u drejtua në Ministri të Brendshme për të pyetur për problematikën e tij, ku sërish i thanë se do t’i kthehet përgjigje me email.

Punonjësi: Do zgjidhet shumë shpejt. Shumë shpejt do dalë përgjigja.

Qytetari: Do ta marr me email?

Punonjësi: Po! Shumë shpejt!

Punonjësja: Më lart se kaq, nuk kemi, ku e çojmë problemin. Më lart se te Sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë.

Punonjësi: Ajo e ka dhe më tha mua shumë shpejt do marrë përgjigje.

Por në fakt në përgjigje thuhet vetëm, se janë angazhuar për zgjidhje. Pasi Zyra e Bashkëqeverisjes pranë kryeministrit mësoi ndërhyrjen tonë, qytetari u thirr dhe problemi u zgjidh.

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Përshëndetje! Jam Ardita, koordinatore e Bashkëqeverisjes.

Qytetari: Po!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Pranë zyrës së kryeministrit!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Ju telefonoj lidhur me ankesën, që ju keni adresuar.

Qytetari: Po!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Besoj, jeni në dijeni. Jeni paraqitur sot edhe në Ministrinë e Brendshme.

Qytetari: Jam paraqitur tre herë, katër herë atje, nuk është hera e parë.

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Po, jemi në dijeni të problematikës dhe nesër nga ora tre e gjysmë, jeni të lutur të paraqiteni pranë zyrave të Identitek. Nesër, sepse Ministria e Brendshme dhe Gjendja Civile janë angazhuar maksimalisht me problematikën tuaj.

Qytetari: Ju faleminderit!

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes: Do jetë drejtori i përgjithshëm, do jem dhe unë prezent.

Nuk u deshën as 3 javë që problemi i zotit Branko të zgjidhej.

Qytetari: Ju falenderoj nga zemra ju si gazetarë, që më ndihmuat për zgjidhjen e problematikës. Pa ju nuk do kisha mundur ta zgjidhja këtë problem./tv klan

Etiketa: dritapasaportesorollatje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
SPORT

Europa League/ Steaua eliminon Dritën, kampionët e Kosovës vijojnë garën në Ligën e Konferencës

22:05 : 14/08/2025
SPORT

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025
SPORT

Kristal Abazaj, blerja më e re e Dritës

18:10 : 01/08/2025
SPORT

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025
SPORT

Video/ Drita-Copenhagen, përleshje masive mes tifozëve në Prishtinë

19:58 : 29/07/2025
Para

Gjesti u kthye në fenomen në Big Brother Albania, Dini: Misioni vijon, nuk do ta…

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com