• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira”

09:21 : 09/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Që nga fillimi i muajit janar, ka hyrë në fuqi rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”.

Rregullorja në fjalë ka vendosur për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.

Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme dhe të provuara se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë.

Lexo edhe:

Vrojtimi me bankat: Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

“Ka mungesë transparence”, Dogjani: Bankat dhe institucionet financiare po iu marrin ‘shpirtin’ qytetarëve

Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.

Institucionet financiare të mikrokredisë duhet të hartojnë procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave, si edhe të përcaktojnë kërkesa më të kufizuara përsa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.

Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Në veçanti, subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta.

Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.

Institucioni financiar duhet të përcaktojë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave.

Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre, etj.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në rregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; etj./ MONITOR

Etiketa: bankate shpejtae vështirëkrediterregullorja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrojtimi me bankat: Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

10:03 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Ka mungesë transparence”, Dogjani: Bankat dhe institucionet financiare po iu marrin ‘shpirtin’ qytetarëve

14:13 : 17/03/2025
AKTUALITET

SPAK regjistron dosjen e mikrokredive, shton 3 akuza të reja

15:01 : 10/12/2024
AKTUALITET

Mikrokreditë në duart e SPAK/ Prokuroria e Tiranës dyshon se mashtrimi u krye nga një grup kriminal

08:25 : 03/11/2024
AKTUALITET

Shezlone vetëm për hotelet, “rregullorja e re”: Ja si do ndahen plazhet në vend

08:51 : 24/10/2024
AKTUALITET

Dosja/ Gent Sula i Kodrës së Diellit i dha para Cash nënës së Kryemadhit për të paguar kreditë

20:02 : 22/10/2024
Para

Gjesti fut në sherr dy produksionet e "Big Brother VIP" në Kosovë dhe Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com