• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK çon për gjykim dhe fraksionin e dytë të dosjes “5D”, merren të pandehur 9 ish-zyrtarë

14:52 : 08/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim edhe dosjen e tenderave të “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” të fituara nga kompania “5D Konstruksion”.

Këto tendera ishin ndarë në fraksion më vete nga dosja “5D”. Kompania “5D Konstruksion” e cila ka fituar tenderat zotërohej në mënyrë indirekte nga dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Në lidhje me fraksionin e dytë të dosjes “5D”, SPAK ka marrë të pandehur 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, më konkretisht dy ish-drejtoreshat Deborah Keçi dhe Eglantina Zere, si dhe ish-zyrtarët Teuta Guri, Rejnaldo Gjerazi, Jetjon Mera, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati.

Të 9 të pandehurit akuzohen vetëm për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

HETIMI

“Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Lexo edhe:

Dosja 5D/ Për burg edhe vartëset e Veliajt, SPAK jep pretencën për Deborah Keçi dhe Eglantina Zere

GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë të “5D”, pranohet gjykimi i shkurtuar për 9 të pandehurit

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Së dyti, nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

Provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qënë të paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se më 26 Dhjetor, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të fraksionit të parë të dosjes “5D”, ku u morën të pandehur katër ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, dhe Enton Punavija, si dhe shtetasit Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari dhe shoqërinë tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato nga hetimet ka rezultuar se janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të cilët e kanë përdorur për të fituar para publike nga tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

SPAK bëri me dije se ka vendosur me vendim GJKKO-je sekuestro preventive ndaj kompanisë “5D Konstruksion”, shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k dhe 24% e kuotave në shoqërinë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe pasuri të paluajtshme në zotërim të të pandehurve, Redi Molla, Mariglen Qato dhe të afërmëve të tyre, të financuara plotësisht apo pjesërisht nga të ardhura me burime financimi që përbëjnë produkte të veprës penale, me vlerë totale prej rreth 107,989,000 lekë.

Në lidhje me kallëzimet e bëra nga Belind Këlliçi, SPAK bëri me dije se e ka ndarë dosjen në fragmente më vete.

Etiketa: Deborah KeçiEglantina Zere

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja 5D/ Për burg edhe vartëset e Veliajt, SPAK jep pretencën për Deborah Keçi dhe Eglantina Zere

13:51 : 23/04/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë të “5D”, pranohet gjykimi i shkurtuar për 9 të pandehurit

14:49 : 18/03/2025
AKTUALITET

Dorëzoi “user”-at te kompania “5D”/ Urdhri që iu dha Deborah Keçit, si u manipulua tenderi

17:42 : 07/04/2024
AKTUALITET

Favorizoi dy ish-drejtorët e bashkisë, paraqitet në SPAK Deborah Keçi

14:23 : 05/04/2024
AKTUALITET

Privilegje për të fituar tendera/ Administratori i “5D” biseda me Eglantina Zeren

16:24 : 29/03/2024
AKTUALITET

Pushime luksi, kush është drejtoresha e Veliajt që u vu nën hetim nga SPAK

20:10 : 28/03/2024
Para

“Infermierja thoshte ‘s’ka gjë’”/ Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, familjarët akuza mjekëve: E shtruan në pavionin e Covid

TË GJITHA

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025

Qarku Fier/ Nis procesi i numërimit të votave, PS në avantazh

01:38 : 12/05/2025

Kërkesa e PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ merr vendimin

01:31 : 12/05/2025

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com