• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ky është “Ad Leci”, miku i Fatmir Bejos u dhunua brutalisht nga grupi i Tur Koçekut

13:07 : 08/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Personi që shihni në foton e mësipërme është 48-vjeçari Adriatik Roshi, i njohur ndryshe si “Ad Leci”, i cili u dhunua barbarisht më 5 Janar në ambientet e një berberhane në Tiranë nga disa persona të maskuar.

Nga hetimet rezultoi se organizatori i këtij krimi është biznesmi Artur Koçeku, i cili njihet si Tur Koçeku dhe zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku. Ai është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes së bashku me tre të afërm të tij, ndërsa nipi i tij dhe një i afërm tjetër janë arrestuar.

Adriatik Roshi ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka thyerje kockash pothuajse në të gjithë trupin nga koka tek këmbët, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

E gjithë dhuna është regjistruar nga kamerat e sigurisë të berberhanes ku ndodhi ngjarja, e ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pranë kryqëzimit tek ish-“Shqiponja”.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, në berberhane futen 4 persona të maskuar dhe të “armatosur” me shufra hekuri dhe sëpata, teksa dy tjerë kanë qëndruar roje tek dera. Ata tërheqin zvarrë biznesmenin Adriatik Roshi, i cili ishte duke pritur në radhë dhe pasi e shtrijnë në tokë, fillojnë ta godasin me shufra hekuri, sëpatë dhe sende të tjera.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

.

Kujtojmë se Policia arrestoi shtetasit: Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç (Nipi i Tur Koçekut). Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano (Artur) Koçeku, Gëzim Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me leje në banesën e Ledio Tushajt, si dhe një armë gjahu në banesën e Dino (Abedin) Koçekut.

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë, të regjistruar më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano (Artur) Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal të një prej resorteve më të njohura në bregdetin e jugut.

Rrahja e Adriatik Roshit dyshohet se mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz mbrëmjen e 25 gushtit në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios dhe Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri Policia në atë kohë, nuk përmendej emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

Adriatik Roshi njihet si miku i Fatmir Bejos, një personazh i shpallur në kërkim nga Policia për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe ngjarjen e sherrit të Palasës.

Etiketa: Ad LeciAdriatik RoshiArtur KocekudhunimiFatmir BejoLuciano KocekurradhjaTur Koceku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

17:07 : 08/05/2025
AKTUALITET

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

20:51 : 06/05/2025
AKTUALITET

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

19:29 : 26/04/2025
AKTUALITET

Dhunimi i faturistes së OSHEE, arrestohet 39-vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej

22:01 : 25/04/2025
AKTUALITET

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Gjykata lë në burg nipat e Agron Kapllanajt

11:28 : 18/04/2025
AKTUALITET

U dhunuan nga nipat e Kapllanajt/ Reagon BKH: U sulmuam pa asnjë motiv, po kryenim detyrën

12:05 : 16/04/2025
Para

Meteorologia: Të dielën rënie drastike temperaturash dhe reshje dëbore

TË GJITHA

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:22 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë

15:12 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

14:58 : 11/05/2025

Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton të largohet nga dritarja – Video

14:55 : 11/05/2025

Drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër shkelmon portën e shkollës dhe intimidon komisionerët

14:46 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com