Sot është luajtur gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos. Katalanasit mbërrijnë në finale falë fitores 2-0 ndaj baskëve.
‘Djemtë” e Flick u futën me grint në fushë dhe kjo u pasqyrua. Gavi hapi rrugën e suksesit që në minutate para me golin nga brenda zone në të 17-tën. Yamal ishte ai që vulosi gjithçka. “
Ylli” i blaugranave shënoi në të 52-tën për të shuar shpresat e një kthimi nga ana e Bilbaos.
Ish-tekniku i Barçës, Ernesto Valverde nuk mundi të bëntë asgjë. Për më tepër, bardhekuqve iu anullua një gol në 10 minutat e fundit e lojës së rregullt, gjë që edhe mund të kishte ndyshuar rezultatin e fatet e finalistit.
Tashmë, Barcelona fle e qetë dhe pret një mes rivalëve të Realit dhe skaudrës së shqiptarit, Vedat Muriqi. Kujtojmë që “pirati” i ka shënuar klubit spanjoll në kampionat, edhe pse në një humbje të thellë për Mallorcan.
Nga krahu tjetër, një finale Superkupe me madrilenët do të ishte “qershia mbi tortë” për këdo sportdashës.