• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëdorëzohet në polici Kreshnik Farruku (Budlla), kreu i një grupi kriminal

11:56 : 07/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Kreshnik Budlla alias Farruku

Kreshnik Budlla alias Farruku

Është vetëdorëzuar në Polici një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar në Qarkun e Durrësit, Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla, i konsideruar si kreu i grupit kriminal “Farruku”. Bashkë me të është vetëdorëzuar edhe vëllai i tij, Erneo Farruku.

Policia e Durrësit bën me dije se ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi akuzohen për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Autoritetet popunojnë për esktradimin e tyre në Itali.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasit K. B. alias K. F.(K.), 51 vjeç dhe E. F., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime bëjnë me dije se Kreshnik Farruku alias Budlla dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, janë vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, të shoqëruar nga avokati i tyre.

Lexo edhe:

Shkoi si turist në Itali, adoleshenti shqiptar kapet duke shitur kokainë

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

Erneo Farruku

Kush është Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla?

Kreshnik Farruku (Budlla) ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa në maj të vitit 2010, ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë për trafik kokaine.

Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu dhe u arrestua në vitin 2019 teksa kërkohej në Spanjë e Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave.

Ndërkohë, në vitin 2015, Kreshnik Farrukut (Budllës) iu bë një atentat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë zjarri, ndërsa u plagos një kalimtare.

Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës, por më pas rezultoi se atentatin e kishte porositur Devi Kasmi, që u vra në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, Kreshnik Budllës (Farrukut(, së bashku me vëllain e tij, Erneo Farruku iu konfiskuan 27 pasuri, më konkretisht disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”. Pasuritë dyshohet se ishin vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Në vitin 2023 ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe nga Spanja pas një megaoperacionit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në atë kohë u kap 2 ton kokainë që dyshohet se ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do të futej në Spanjë.

Gjithashtu, Kreshnik Farruku dilte edhe në dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, edhe pse SPAK nuk lëshoi asnjë masë ndaj tij.

Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni “Sky Ecc” doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të shpallurit në kërkim Kreshnik Budllas. Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ

Etiketa: FarrukukokaineKreshnik Budllavetedorezohet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkoi si turist në Itali, adoleshenti shqiptar kapet duke shitur kokainë

15:13 : 29/08/2025
AKTUALITET

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

14:40 : 28/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen “binjakët e kok*inës” në Dimal

11:09 : 28/08/2025
AKTUALITET

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025
AKTUALITET

Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025
AKTUALITET

Transportoi 250 kg k*kainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025
Para

Grabitën një banesë, arrestohet 36-vjeçari! Si sanitarja u dha vëllezërve çelësin e shtëpisë

TË GJITHA

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

20:41 : 29/08/2025

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025

Kosova zgjeron listën e organizatave terroriste, ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në

20:07 : 29/08/2025

Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

19:45 : 29/08/2025

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025

U gjet i vdekur në një banesë në Kolonjë, zbardhet identiteti i viktimës

19:02 : 29/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com