• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Avokatët e Donald Trump i kërkojnë gjykatësit në Nju Jork të ndalë dhënien e dënimit

21:42 : 06/01/2025
në BOTA

Presidenti i zgjedhur Donald Trump vendosi të hënën ta frenojë dhënien e dënimit të planifikuar për këtë javë për çështjen gjyqësore për pagesat e bëra në këmbim të heshtjes së një gruaje përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Ndërkohë, ai gjithashtu do ta apelojë vendimin e gjyqtarit që e mbajti në fuqi vendimin e paprecedentë dhe krijoi me të gjitha gjasat mundësinë që ai të bëhet presidenti i parë që merr detyrën ndërsa është gjendur fajtor për një vepër penale.

Avokatët e Presidentit të zgjedhur Trump thanë se do t’i kërkojnë gjykatës së apelit të Nju Jorkut ta anulojë vendimin e javës së kaluar të gjykatësit të Manhattanit, Juan M. Merchan, i cili caktoi ditën e premte për të dhënë dënimin – pra pak më shumë se një javë përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur.

Gjykatësi Merchan rrëzoi kërkesën e Presidentit të zgjedhur Trump për ta anuluar vendimin e 30 majit, për shkak të rikthimit të tij të afërt në Shtëpinë e Bardhë. Avokatët e zotit Trump thanë se do të apelojnë gjithashtu një vendim paraprak në të cilin gjykatësi refuzoi të pushonte çështjen për arsye të imunitetit presidencial.

Në vendimin e tij javën e kaluar, gjykatësi sinjalizoi se nuk ka gjasa të japë ndonjë ndëshkim për presidentin e zgjedhur republikan, pas vendimit të paprecedent të fajësisë për 34 akuza penale në lidhje me falsfikimin e të dhënave të biznesit.

Presidenti i zgjedhur Trump ka thënë se “do të ishte fundi i Presidencës siç e njohim”, nëse vendimi lejohet të qëndrojë.

Lexo edhe:

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Avokatët e tij argumentuan të hënën se apelimi i tyre në Divizionin e Apelit të gjykatës gjyqësore të shtetit Nju Jork duhet të shkaktojë atë që njihet si një ndalim automatik, ose pauzë të procedurave. Nëse kjo nuk ndodh, thanë ata, vetë gjykatësi Merchan duhet të veprojë dhe ta ndalë dënimin e së premtes.

Ata i kërkuan gjykatësit Merchan që t’i informonte deri të hënën pasdite për vendimin e tij “për t’i lënë kohë të mjaftueshme Presidentit Trump për të kërkuar një shqyrtim urgjent në apel”.

“Sot, ekipi ligjor i Presidentit Trump ndërmori hapa për të ndaluar dënimin e paligjshëm në Gjuetinë e Shtrigave të prokurorisë së Manhattanit”, tha zëdhënësi i Presidentit të zgjedhur Trump, Steven Cheung. “Vendimi historik i Gjykatës së Lartë mbi imunitetin, kushtetuta shtetërore e Nju Jorkut dhe precedenti i vendosur ligjor kërkojnë që kjo sajesë e pavlerë të hidhet poshtë menjëherë”.

Një mesazh ku kërkohej koment u la për zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, i cili drejtoi çështjen hetimore.

Vonesa për dhënien e dënimit mund të shtyjë kohën e mbylljes së çështjes deri pas fillimit të mandatit të dytë presidencial të zotit Trump më 20 janar. Si president, ai do të ketë sërish imunitet nga procedimet penale, duke e bërë të pamundur që ai të mund të dënohet gjatë kohës që është në detyrë. Nëse dënimi nuk ndodh përpara se Presidenti i zgjedhur Trump të bëjë betimin, pritja derisa ai të largohet nga detyra në vitin 2029 “mund të bëhet opsioni i vetëm i zbatueshëm”, tha gjykatësi Merchan javën e kaluar.

Ndërsa zoti Trump pohoi se imuniteti presidencial dhe mandati i tij i dytë i afërt kërkonin anulimin e vendimit, gjykatësi Merchan shkruajti në vendimin e tij të 3 janarit se vetëm “përfundimi i kësaj çështjeje” duke e dënuar zotin Trump, do t’i shërbente interesave të drejtësisë.

Gjykatësi shkruajti se dënimi i Presidentit të zgjedhur Trump me atë që njihet si një “shkarkim i pakushtëzuar” – pra mbyllja e çështjes pa burg, gjobë, apo ndonjë kusht – “duket të jetë zgjidhja më e zbatueshme”.

Duke pranuar nevojat e procesit të tranzicionit, gjykatësi Merchan i pati dhënë Presidentit të zgjedhur Trump mundësinë të merrte pjesë personalisht, ose të shfaqej virtualisht me video. Kurdo që të dënohet, zoti Trump do të ketë mundësinë të flasë, ashtu si edhe avokatët dhe prokurorët e tij. Pasi të dënohet, ai mund ta apelojë vendimin, siç është zotuar të veprojë.

Akuzat përfshinin një skemë për të fshehur pagesën për të siguruar heshtjen e aktores pornografike Stormy Daniels, në javët e fundit të fushatës së zotit Trump në vitin 2016, për të shmangur publikimin e pretendimeve se kishte patur marrëdhënie seksuale me të vite më parë. Ai thotë se historia e saj është e rreme dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Çështja u përqëndrua në mënyrën se si zoti Trump regjistroi rimbursimin e avokatit të tij personal të atëhershëm Michael Cohen, i cili pati bërë pagesën për zonjën Daniels. Gjetja fajtor krijoi mundësinë e dënimit që varionte që nga një gjobë, një dënim me kusht, apo deri në katër vite burg.

Zoti Cohen, një dëshmitar kyç i prokurorisë, i cili më parë kishte bërë thirrje që zoti Trump të futej në burg, tha se “bazuar në të gjitha rrethanat ndërhyrëse” vendimi i gjykatësit Merchan për ta dënuar zotin Trump pa ndonjë ndëshkim “është i arsyeshëm dhe i përshtatshëm”.

Dënimi i Presidentit të zgjedhur Trump fillimisht u caktua për 11 korrikun e kaluar dhe më pas u shty dy herë me kërkesë të mbrojtjes. Pas zgjedhjes së zotit Trump më 5 nëntor, gjykatësi Merchan e shtyu sërish dënimin në mënyrë që mbrojtja dhe prokuroria të mund të jepnin mendimin e tyre mbi të ardhmen e çështjes./VOA

Etiketa: avokatetgjyqeTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

18:49 : 25/08/2025
BOTA

Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

18:13 : 23/08/2025
BOTA

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

08:36 : 22/08/2025
BOTA

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025
BOTA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025
BOTA

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

21:10 : 18/08/2025
Para

Inter-Milan/ Derbi dramatik në Arabi, Pulisiç vendos baraspeshën (VIDEO)

TË GJITHA

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

18:49 : 25/08/2025

Studimi: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

18:30 : 25/08/2025

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

18:10 : 25/08/2025

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

17:49 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com