• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështon pakti Rama-Meloni/ Kampi i Gjadrit një investim i ngrirë, refugjatët nuk erdhën kurrë

08:41 : 05/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Marrëveshja Meloni-Rama për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit. Anija e parë “Libra” mbërriti në Portin e Shëngjinit më 16 tetor dhe për tre muaj me radhë – tetor, nëntor e dhjetor, – do të duhej që të kishte sjellë rreth nëntë mijë refugjatë, por sot kampi nuk ka asnjë. Pse ky dështim?

Më 6 nëntor 2023, qeveritë e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për të ndaluar valën e refugjatëve. Marrëveshja, e pa-konsultuar më parë, u bë e njohur për publikun nga mediat.

Më 29 janar 2024, me një vendim të diskutueshëm me 5 vota “pro” dhe 4 “kundër,” Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e konsideroi marrëveshjen të ligjshme. Ky vendim i hapi rrugë zbatimit të paktit dhe investimeve nga pala italiane.

Sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në kampin e mbylljes në Gjadër mund të vijnë refugjatë vetëm nga vende që konsiderohen të sigurta. Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka zgjeruar listën e vendeve të konsideruara të sigurta duke e çuar nga 16 në 22.

Megjithatë, Gjykata Evropiane ka theksuar se vendet e sigurta duhet të jenë të njëjta për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe se “nuk mund të ketë vlerësime të ndryshme për secilin shtet.”

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Shteteve si Shqipëria, Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Nigeria, Senegali, Serbia dhe Tunizia iu shtuan Bangladeshi, Sri Lanka, Kameruni, Egjipti, Kolumbia dhe Peruja.

Federica Borlizzi, avokate në Koalicionin Italian për Lirinë dhe të Drejtat Civile (CILD), në një intervistë për Citizens, shpjegoi se shumë organizata italiane kundërshtojnë këtë dekret për përcaktimin e “vendeve të origjinës së sigurt,” pasi përfshihen shtete në të cilat ndodhin shkelje të rënda të të drejtave themelore.

“Për shembull, ky aspekt është i rëndësishëm për Nigerinë, ku në shumë pjesë të shtetit vepron grupi fundamentalist Boko Haram dhe ku kryhen persekutime ndaj disa kategorive shoqërore, si për shembull ato në bazë të orientimit gjinor,” vijoi Borlizzi.

Vendimi i Gjykatës Evropiane u mbështet edhe nga Gjykata e Romës, e cila për dy raste, ku në total në Shqipëri u dërguan 24 emigrantë, urdhëroi që ata të ktheheshin në Itali. Megjithatë, kryeministrja Meloni duket se nuk e ka ndërmend ta pranojë këtë fiasko të investimit prej rreth 650 milionë eurosh.

“Qendrat pritëse në Shqipëri do të funksionojnë edhe sikur të më duhej të flija çdo natë deri në fund të qeverisjes italiane,” deklaroi Meloni gjatë fjalimit përmbledhës të fundvitit më 15 dhjetor.

Gazeta italiane “Il Tempo” raportoi se qeveria Meloni po shqyrtonte një “Plan B”, që kampi i Gjadrit të kthehej në burg ku do të dërgohen shqiptarët që vuajnë dënimet e tyre në Itali. Megjithatë, kjo duket e vështirë për t’u realizuar, për të mos thënë e pamundur.

“Është marrë një vendim kushtetues që kampi është vetëm për atë funksion dhe ligji vetëm për atë funksion e parashikon. Këtu çdo gjë bëhet, por kjo është e pabëshme!” analizoi për Citizens, ekspertja e migrimit Eda Gemi.

Protestat që shoqëruan kundërshtinë për krijimin e kampeve në Gjadër ishin kombëtare dhe ndërkombëtare, duke bashkuar rezistencën shqiptare me atë italiane.

Aktivistët e të dy vendeve protestuan edhe në Portin e Shëngjinit duke krijuar një instalacion me shkronja që shënonte “No lager,” si dhe përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Nuk dihet se cila do të jetë alternativa që do të ofrojë qeveria italiane për të justifikuar investimin për qendrat pritëse në Shqipëri, por deri më tani mund të thuhet se marrëveshja as nuk po zbatohet dhe as nuk po frymëzon shtete të tjera për të vepruar ngjashëm, siç pretendonte dikur Rama dhe Meloni.

Citizens.al ka publikuar edhe më herët një podkast dhe një analizë të thelluar në lidhje me këtë tematikë./
Elira Kadriu / Citizens.al

Etiketa: kampetmarreveshjamelonipaktiRamarefugjatet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Zjarri në banesat në Pogradec, flet fqinji: Gruaja ishte me dy fëmijë brenda

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com