• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U ndalua për vjedhje me dhunë/ I riu pjesë e grupit të “policëve” të Sarandës dhe “molla e sherrit”

13:18 : 04/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Izet Abazaj, 19-vjeçari i ndaluar ditën e sotme për vjedhjen me dhunë të punonjësit të një lavazhoje, të cilit i mori 400 euro, rezulton të jetë pjesë e grupit të efektivëve të policisë me mbiemër Sulejmani, të arrestuar për ngjarjen e ndodhur në 2 janar, ku u plagosën dy persona me sende të forta si dhe pati të shtëna me armë zjarri.

Burime konfidenciale për News24 bëjnë me dije se dyshohet që Izet Abazaj të jetë personi i cili ka marrë një automjet me qera nga vëllezërit Nexhipi dhe nuk ua ka kthyer atë. Për këtë shkak është ndezur edhe konflikti midis vëllezërve dhe efektivit të policisë Alvaro Sulejmani, i cili i ka dalë në mbrojtje 19-vjecarit Abazaj.

Rezulton se pak para ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku u dëmtuan me sende të forta dy vëllezër dhe u hap zjarr me pistoletë, 19-vjecari Izet Abazaj, edhe pse ishte në kërkim policor, po darkonte bashkë me efektivët e policisë dhe miq të tyre në lagjen nr.4 të Sarandës. Jashtë lokalit ka ndodhur një konflikt verbal, pikërisht për mbajtjen e makinës nga Abazaj, që mendohet se është edhe zanafillë e sherrit që vijoi pas mesnate.

Policia është njoftuar për debatin pranë lokalit dhe është gjendur menjëherë në vendngjarje.

Kur është qetësuar situata, policia ka vënë re prezencën e Izet Abazajt, i cili kërkohej prej 31 dhjetorit, i identifikuar pas një pune operative të policisë si autor i një vjedhje me dhunë. Menjëherë efektivë të Komisariatit të Sarandës kanë ndaluar 19-vjecarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat.

Lexo edhe:

Bashkia Sarandë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

Gjatë kësaj kohe, 4 kolegët e tyre, efektivët me mbiemër Sulejmani bashkë me shokë të tyre, janë zhvendosur drejt fshatit Gjashtë për të “sqaruar” sërish atë çka ishte lënë në mes, ku më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë që shkaktoi plagosjen e dy personave me sende të forta, ndërkohë që një efektiv hapi zjarr me pistoletë. Forcat “Shqiponja” të informuara nga Salla

Operative janë nisur sërish me urgjencë drejt Gjashtës, ku falë ndërhyrje së shpejtë është parandaluar një vrasje e mundshme, pasi të shtënat vijonin edhe në prezencë të policisë.

Ditën e diel do të paraqiten pranë Gjykatës së Sarandës, 8 personat e arrestuar, mes të cilëve 4 efektivë policie, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë vijon kërkimi për dy persona të tjerë, mes të cilëve një ish efektiv i Komisariatit të Sarandës.

I grabiti me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë

Etiketa: 400 euroIzet Abazajpolicetsarandesherrisulejmanivjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Sarandë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

19:01 : 26/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin në Sarandë

10:46 : 25/09/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori/ EMRI

10:21 : 25/09/2025
BOTA

Itali/ Shqiptari kapet “mat” duke vjedhur alkool, përleshet me punonjësit e supermarketit

19:20 : 24/09/2025
AKTUALITET

Sherri në Rinas/ Policia mbron Qefalinë: Nuk i proceduam se kërkuan falje, s’janë familjarë të ish-deputetit

15:45 : 24/09/2025
Para

EMRAT/ Shqiptarët vjedhin energji elektrike në Britani, dëmi miliona paund

TË GJITHA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com