Inter-i i rekordeve bind gjithmonë e më shumë.
Skuadra e Simone Inzaghi-t kryeson në disa kategori në Serie A dhe në Europë është mes më të mirave. Zikaltrit janë në fakt klubi që ka çuar drejt golit numrin më të madh të lojtarëve, saktësisht 15.
Njëkohësisht, kampionët e Italisë nuk kanë të barabartë edhe për sa i takon golave të shënuar në 15 minutat e para të pjesës së dytë, plot 12, dhe golat e shënuar nga mbrojtësit, 12.
Ndërsa ndan vendin e parë me Real Madrid dhe Barcelona për sa i takon numrit të fitoreve të marra në 2024-ën, 27.
Los Blancos kanë grumbulluar 90 pikë në vitin kalendarik, një më shumë se Inter-i, që është në vendin e dytë në klasifikim.
Lautaro me shokë ndjekin Barcelona-n për numrin e golave të shënuar, 92. Në fund, vetëm Arsenal-i me 25 ka pësuar më pak gola se Sommer me shokë, që kanë pësuar 29.