• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliardat e Auto-Moto Park/ Pse detyrohet Ilir Mëngra të mohojë përplasjet me Agollin e FSHZH-së

12:26 : 29/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, mohon që të ketë përplasje projektesh me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e pjesëve të ndryshme të “Auto-Moto Parkut” në Elbasan, megjithëse dokumentat zyrtare tregojnë të kundërtën e pretendimeve të tij.

Në fund të Tetorit 2024, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi anulimin e procedurës tenderuese me fond limit 137.5 milionë lekë të reja (rreth 1.3 milionë euro), me objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II. Ndërtimi i Tombinove”.

Në foto: Njoftimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për anulimin e tenderit

Sipas njoftimit të publikuar në Buletinin e Agjencisë Publike të datës 4 nëntor 2024, institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli argumenton anulimin: “…Nga informacioni i marrë këto ditë nga përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan dhe përfaqësuesit e DPSHTRR, rezulton se, për Auto-Moto Parkun po zhvillon procedurë prokurimi edhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor e cila është në fazën përfundimtare të projektit të zbatimit dhe sipas tyre, janë bërë disa ndryshime në lidhje me planin e përgjithshëm të sistemimit dhe të funksionimit të tij”.

Në foto: Drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli

Duket qartë se Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë, më së paku, mungesë qartësie dhe koordinimi mes tyre për realizimin e projektit që përllogaritet në disa miliarda lekë të vjetra (miliona euro).

Lexo edhe:

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

Elon Musk pendohet për përplasjen me Trump: Disa nga postimet e mia ishin të tepërta

Por, kreu i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, në një përgjigje zyrtare për “Boldnews.al”, mohon që të ketë përplasje mes institucioneve.

Në foto: Kreu i DPSHTRR-së, Ilir Mëngra

“Lidhur me pyetjen tuaj, procedura me objekt ‘Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit…’ është publikuar dhe anuluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.DPSHTRR, aktualisht, ka një kontratë me projektuesit e ‘Auto Moto Park’, e cila rezulton se është drejt fazën përfundimtare të projektit të zbatimit”.

Në vijim, Mëngra sqaron se DPSHTRR nuk ka hapur asnjë procedurë prokurimi me objektin e sipërpërmendur dhe asnjë procedurë prokurimi tjetër, përveç projektimit.

“Mes DPSHTRR-sw dhe institucioneve tw tjera nuk ka asnjw mungesw koordinimi pwr investimin e kwtij projekti, gjithashtu nuk ka as pwrplasje mes ndonjw institucioni dhe Drejtorisw sw Shwrbimit tw Transportit Rrugor pwr tw njwjtin investim”, shkruan Mwngra.

Në foto: Kreu i DPSHTRR-së, Ilir Mëngra, mohon “përpasjen” e projektit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit

Pra, për Mëngrën nuk rezulton të ketë asnjë përplasje institucionale, megjithëse Fondi Shqiptar i Zhvillimit e anuloi procedurën 1.3 milionë euro, pikërisht për shkak të një projekti në zhvillim nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Shifrat “sekret”

Mëngra duket se është i interesuar të luajë me lojra fjalësh, duke shmangur transparencën, edhe kur pyetet për fondet që ka prokuruar institucioni që ai drejton për projektin “Auto Moto Park”.

“Sa i përket fondit të prokuruar deri më tani nga DPSHTRR për këtë procedurë, ju informojmë që janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe janë lehtësisht të verifikueshme”, deklaron kreu i institucion, Ilir Mëngra, për “Boldnews.al”.

Në foto: Kreu i DPSHTRR-së nuk informon mbi fondet e prokuruara për “Auto-Moto Park”

Redaksia, e cila nuk kishte gjetur të dhëna në faqen zyrtare të APP-së para dërgimit të kërkesës për informacion, riverifikioi informacionin, bazuar në sugjerimin e kreut të DPSHTRR-së.

Kërkimi ishte sërish pa rezultat, pasi në portalin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk gjendet asnjë e dhënë për tenderin/tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimir të Transportit Rrugor për projektin që lidhet me “Auto Moto Park” në Elbasan.

“Zero konflikt interesi”

Në vijim të interesimit të redaksisë, kreu i DPSHTRR-së, Ilir Mëngra, deklaron se “nuk ka evidentuar ose identifikuar interesimin e asnjë zyrtari të lartë, përfshirë ministër apo familjarë të afërt të tij, për shfrytëzimin e mjediseve ndihmëse të Auto-Moto Park”.

Në foto: Kreu i DPSHTRR-së mohon ekzistencën e ndonjë rasti konflikt interesi në projektin e “Auto Moto Park”

Kjo është përgjigja me garanci e titullarit të institucionit, i cili mohon në këtë mënyrë zërat se familjarë të një drejtuesi shumë të lartë institucional, me lidhje të hershme me DPSHTRR-në, kanë projektuar të jenë të pranishëm në hapësirat dytësore të projektit miliarda lekë.

Në foto: Ish-kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, aktualisht Ministër i Ekonomisë dhe Ilir Mëngra, kreu aktualisht i Drejtorisë së Transportit Rrugor

Kjo përgjigje e Ilir Mëngrës pritet të vlerësohet në momentin kur projekti të ketë përfunduar ndërtimin dhe të bëhet funksionalë.

Etiketa: Auto Moto ParkDPSHTRRDrejtoria e Përgjithshmë të Shërbimeve të Transportit RrugorDritan AgolliFSHZHIlir Mpëngraperplasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

12:03 : 11/06/2025
BOTA

Elon Musk pendohet për përplasjen me Trump: Disa nga postimet e mia ishin të tepërta

10:17 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

22:35 : 26/05/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21:49 : 21/05/2025
Para

Publikohet traileri i parë për ‘Superman’

TË GJITHA

“Trajtohem me antidepresantë”, përlot nëna e Martin Canit: Publikimi i videos ishte tronditje e fortë

13:02 : 16/06/2025

Vrau bashkatdhetarin, Europol në kërkim të 34-vjeçarit shqiptar/ EMRI

12:54 : 16/06/2025

Motomjeti del nga rruga në Vlorë/ Arrestohet drejtuesi 33 vjeçar, lëndohet rëndë nëna e tij

12:48 : 16/06/2025

Sherr në Sarandë, 4 persona konfliktohen me grushte e me thika me njëri-tjetrin

12:40 : 16/06/2025

Maliqi/ Celibashi koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore

12:28 : 16/06/2025

Dhunoi gruan dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë/ EMRI

12:23 : 16/06/2025

Roven Zeka rrëzohet në burg dhe dëmton legenin, ish-shefi Qarkullimit kërkon lirimin

12:19 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com