• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Inzaghi: Viti 2024 do të mbetet i paharrueshëm për Interin prej yllit të dytë

08:22 : 29/12/2024
në SPORT

Simone Inzaghi dhe Interi i tij përmbyllën një vit 2024 të jashtëzakonshëm, në mënyrën më të mirë të mundshme. Zikaltërit u konfirmuan të pamëshirshëm edhe kundër Cagliarit në 15 minutat e para të pjesës së dytë.

“Sigurisht, statistikat janë gjithmonë të rëndësishme, por pas përfundimit të pjesës së parë, bashkë me stafin e përgëzuam skuadrën, sepse duhej të vazhdonim kështu. Gjetëm një kundërshtar shumë të organizuar dhe këmbëngulës. Nuk ishte e thjeshtë të vije këtu në Cagliari dhe të fitoje ndeshjen.

Cagliari kishte humbur tri ndeshjet e fundit, në Firence, në shtëpi ndaj Atalantës dhe në Venezia, ku padyshim meritonte më tepër, – shpjegoi trajneri zikaltër për mikrofonat e DAZN. –  Pra, kishim përballë një skuadër të lënduar nga tri humbje, por ende gjallë, dhe kështu ndodhi. Na duhej një paraqitje e shkëlqyer ekipore.

Në pjesën e parë e nisëm mirë, por gabonim disi në finalizimin e pasimit të fundit. Megjithatë, rastet e Lautaros dhe Mkhitaryan ishin të pastra, por nuk arritëm të shënonim. Në pjesën e dytë hymë në fushë duke ushtruar presion dhe shkurtuar distancat. E donim këtë fitore dhe e arritëm me shumë sakrifica. Tani do të nisemi për Superkupën.

Mbyllet një vit 2024 entuziazmues me fitoren e yllit të dytë, që do të mbetet gjithmonë me ne, do të na bashkojë gjithmonë me tifozët dhe drejtuesit tanë. Tani duhet të shohim përpara dhe të përgatitemi për të shkuar në Arabinë Saudite për Superkupën, duke e ditur se prej tri vitesh e fitojmë atë. Kësaj here do të përballemi me ekipe të forta, që duan të bëjnë të njëjtën gjë si Interi”.

Lexo edhe:

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

Më në fund, Lautaro Martinez ka gjetur golin: “Ka pasur ndeshje që nuk ka luajtur, si në Champions dhe në Kupën e Italisë. Ai do të dëshironte të luante gjithmonë, është kapiteni ynë. Nga stafi gjithmonë i kemi thënë që të luajë i qetë, sepse ka një skuadër që luan për të. Lautaro nuk do të jetë kurrë problem për Interin, por gjithmonë zgjidhja”.

Më 2025 për t’u përmirësuar duhet të fitoni Champions League? “Ne jemi Interi, kemi objektiva dhe është e drejtë t’i deklarojmë ato. E dimë që në janar dhe shkurt do të kemi dy muaj edhe më të ngarkuar, sepse do të luajmë vazhdimisht. Kam fatin të kem djem që japin gjithçka gjithmonë dhe pa kushte”.

Interi i tij është konfirmuar pothuajse i pagabueshëm në goditjet e ndaluara: “Ka një gatishmëri të madhe nga lojtarët. Kam fatin të kem me vete një staf që më ndihmon jashtëzakonisht shumë. Kam fatin të kem lojtarë të shkëlqyer për të gjuajtur goditjet e ndaluara. Ne lëvizim mirë, është padyshim një faktor dhe duhet të vazhdojmë të punojmë edhe në këtë drejtim. Organizimi të jep shumë në futbollin modern”.

Etiketa: InterInzaghi

Lajme të lidhura

SPORT

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025
SPORT

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

18:46 : 15/08/2025
SPORT

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

18:24 : 11/08/2025
SPORT

Dimarco në prag të sezonit të ri: Interi duhet të luftojë për t’i fituar të gjitha kompeticionet

10:42 : 09/08/2025
SPORT

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025
SPORT

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

20:49 : 05/08/2025
Para

Ofendimi i Jozit/ Rozana kërkon të lerë shtëpinë e BBV, por ndryshon mendje dhe e bën... "nip"

TË GJITHA

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com