• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Çalhanoglu: Asllani si vëlla, do të jetë pasardhësi im tek Interi

20:40 : 28/12/2024
në SPORT

Hakan Çalhanoglu është i bindur që Kristjan Asllani do të jetë pasardhësi i tij në skuadrën e Interit. Mesfushori turk i ka thurur elozhe lojtarit të Kombëtares duke thënë se e konsideron si vëlla dhe po e ndihmon shumë që të rritet.

Ai gjithashtu ka treguar sekretin e zikaltërve dhe faktin që në Europë mund të bëjnë mirë dhe se ëndrra e madhe e tij është të fitojë Champions-in me fanellën zikaltër.

Çfarë është Interi për ju? Mund të them që është një ndryshim i madh në jetën time. Sepse të transferohesh nga Milani tek Interi nuk është aspak e lehtë. Por mua Interi më ka pëlqyer gjithmonë, edhe në të shkuarën. Që nga dita e parë në Milano ka nisur një rrugëtim i jashtëzakonshëm që ka shënjuar karrierën time dhe më ka bërë të jem lojtari që jam.

Do t’ju pëlqente ta mbyllnit karrierën si zikaltër? Uroj që të ndodhë dhe është shpresa ime. Edhe për faktin që tani nuk jam më aq i ri. Në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, Por sigurisht që dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur.

Verën e kaluar doli një lajm për kalimin tuaj te Bajerni. Ishte Europiani dhe deri në momentin që kompeticioni nuk kishte përfunduar, menaxheri nuk më tha gjë. Pastaj më telefonoi dhe më tha që ishte si opsion. Por unë e ndalova dhe i thashë: Fol me Interin, jo me mua. Unë do të bëj gjithmonë atë që do Interi. Dua thjesht që ta falënderoj këtë klub gjithmonë. Më kanë ndihmuar dhe mbështetur, në veçanti Auzilio. Ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, si në aspektin sportiv dhe në atë personal. Më ka dhënë besimin që unë të kuptoja se isha një lojtar i rëndësishëm për Interin. Dhe kështu ndodhi. Ky është motivi pse gjithmonë për mua do të vendosë Interi.

Lexo edhe:

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin

Tek Interi është edhe Inzagi. Mund të themi që është trajneri më i rëndësishëm për ju si lojtar? Sigurisht që po. Ai ka parë kualitetin tim dhe inteligjencën në fushë. Kishte intuitën për të më transformuar në organizator. Dhe ishte pika e kthesës për karrierën time. Kujtoj telefonatat me të përpara sesa të transferohesha tek Interi. Fjalët e tij më kanë motivuar dhe më kanë bindur që të zgjidhja zikaltrit.

A mundet Asllani të marrë rolin tuaj si organizator? Duhet ta bëjë. Për mua është si një vëlla i vogël. Jam duke e ndihmuar shumë dhe dua të them që ma dëgjon fjalën. Sigurisht që ka kualitet në këmbët e tij, por duhet të përmirësohet në disa gjëra të tjera. Ai e di këtë. Fakti që luan për Interin është një presion i madh. Duhet gjithmonë të tregosh diçka. Është duke u përmirësuar dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar. Jam i bindur që pas meje do të jetë shumë i rëndësishëm.

Kush është sekreti i Interit? Grupi i lojtarëve. Sapo kam ardhur këtu kuptova që ishin persona të ndryshëm. Është si një familje e madhe. Çdo lojtar ndihet i rëndësishëm. Edhe të rinjtë që vijnë përshtaten shumë shpejt. Këtu duan që t’i ndihmojnë. Nuk është e lehtë që të ndërtosh një ambient të tillë. Por kjo e bën diferencën.

A është Interi më i forti në Serinë A? Të fortë jemi bërë gjatë këtyre viteve, falë punës dhe sakrificës. Kemi folur pak dhe kemi punuar shumë. Kemi vazhduar të ulim kokën duke u përqendruar nga ndeshja në ndeshje, pa menduar për më shumë.

Pas një fillimi sezoni pak të ulët, mendon që tani është Interi i vërtetë? Jemi në 90%. Na mungon ende diçka për të qenë në super formë. Por ky sezon është më shumë intensiv sesa ai i vitit të kaluar. Jemi duke luajtur çdo 3 ditë dhe pa pushim. Por falë rrotacionit jemi duke menaxhuar mirë forcat. Në momentin e duhur do ta ngremë nivelin.

Ndoshta kur të vijë Champions-i në fazën vendimtare… Kemi bindjen që mund të luajmë kundër të gjithëve. Janë edhe 2-3 skuadra të forta, që mund të na rrezikojnë. Por ne kemi bërë një rrugëtim shumë pozitiv. Interi tani është një ekip me vazhdimësi. E kemi ngritur Interin në nivelin ku e meriton. Objektivi ynë është që ta prezantojmë skuadrën siç duhet.

A është Champions-i ëndrra juaj? Po. Por ëndrra është që ta fitoj me fanellën e Interit. Me këtë skuadër kam fituar gjithçka në Itali, tani më mungon vetëm Champions-i. Jemi në rrugën e duhur.

Etiketa: CalhanogluInterKristian Asllani

Lajme të lidhura

SPORT

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

20:34 : 16/07/2025
SPORT

Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin

16:45 : 16/07/2025
SPORT

Asllani kërkon të mbetet në Serie A, mesfushori refuzon ofertat nga jashtë

20:50 : 14/07/2025
SPORT

Arrihet marrëveshja mes klubeve, talenti i Interit do të vijojë karrierën te Brugge

13:56 : 13/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
SPORT

E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos

17:05 : 11/07/2025
Para

Një rikthim i mundshëm me Tottin? Ilary Blasi: E shoh si një gjë të ëmbël, por…

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com