• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet

15:12 : 27/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, për shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të jetës së qytetarëve.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, deklaron se Suli ka lejuar ndërtime në zonën e Valiasit, e shpallur e rrezikshme nga ekspertët për shkak të paqëndrueshmërisë nëntokësore.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Drejtoria Minerare, Suli ka injoruar rekomandimet dhe ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Hoxha thekson se kjo është një formë e qartë e abuzimit me detyrën dhe një model i vazhdueshëm papërgjegjshmërie.

Lexo edhe:

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

Ai kërkoi nga SPAK hetim të menjëhershëm ndaj Sulit dhe ndalimin e ndërtimeve të tjera në zonën e rrezikshme.

Sipas Hoxhës, qytetarët nuk mund të jenë viktima të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së zyrtarëve lokalë.

“Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët.

Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.

Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore.

Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që:

-Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike:

Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

-Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve:

Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

-Parandalimi i abuzimeve urbane:

Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike.

Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë:

Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248):

Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289):

Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402):

Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut:

Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:

Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale.

Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit.

Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore.

Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës.

Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj.”- thuhet në deklaratë.

Etiketa: Arjan Hoxhaleje ndertimirakip sulivalias

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

19:00 : 21/05/2025
AKTUALITET

Arjan Hoxha: E gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve në çdo QV

16:59 : 11/05/2025
AKTUALITET

Arjan Hoxha denoncon Rakip Sulin: Ka bërë tendera rrugësh para zgjedhjeve! Hedh asfalt sipër baltës

19:02 : 28/04/2025
AKTUALITET

Probleme teknike, “e-Albania” bllokon prej ditësh lejet e ndërtimit. Rrezikohen afatet e aplikimi

12:22 : 23/04/2025
AKTUALITET

DOKUMENTI/ Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK

11:36 : 16/04/2025
Para

Publikoi në rrjete sociale foto intime të një vajze të mitur, arrestohet 20-vjeçari

TË GJITHA

Hëna e plotë/ 4 shenjat që do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

09:24 : 05/06/2025

Gazetarët grekë në grevë, kërkojnë paga dinjitoze dhe marrëveshje kolektive pas 17 vitesh pritje

09:23 : 05/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025

Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës/ EMRI

09:07 : 05/06/2025

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, e pëson 33-vjeçari në Ksamil

08:55 : 05/06/2025

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com