• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tërheqja trupave amerikane, përkeqësohet situata në Nigeri

20:05 : 26/12/2024
në BOTA

Në muajin shtator, ushtria amerikane përfundoi tërheqjen e trupave të saj nga Nigeri, ku kishte dy baza që ndihmuan vendet partnere në luftën kundër terrorizmit në Sahel. Në vitin 2023 pjesëtarët e ushtrisë së Nigerit organizuan një grusht shteti. Duke cituar ushtrinë amerikane, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, njofton se tërheqja e trupave ka patur ndikim të madh në përpjekjet kundër terrorizmit në rajon.

Pas largimit të ushtrisë amerikane nga Nigeri, zyrtarët e mbrojtjes thonë se prania e tyre në Afrikën Perëndimore ka rënë në më pak se 300 trupa nga rreth 1000 që kishte më parë.

Gjenerali amerikan, Kenneth Ekman, udhëhoqi tërheqjen e trupave, misioni i të cilave ishte ndihma kundër “organizatave ekstremiste të dhunshme” në Sahel.

“Nëse do të kishte një vend që është më i rëndësishmi për aftësitë tona për të trajtuar problemet e ekstremizmit të dhunshëm në Sahel ose sfidën Saheliane, ai vend është Nigeri. Është një hap strategjik prapa në lidhje me mënyrën sesi i ndjekim objektivat tona të sigurisë në rajon”.

Analisti ushtarak, Bill Roggio, thotë se terrorizmi në Afrikën Perëndimore po përkeqësohet.

Lexo edhe:

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

“Xhihadistët kanë shënuan përparime në disa vende. Në Burkina Faso thuhet se rreth 40% e vendit është nën kontrollin e degës së al-Kaidës atje”.

Ai thotë se pa një bazë të fuqishme për të strehuar trupat dhe dronët e vëzhgimit, misionet amerikane dhe franceze kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore janë në një situatë të papërshtatshme.

“Rajoni është bërë më i padepërtueshëm”, thotë Gjenerali Ekman.

Pa mbështetjen perëndimore, që ekzistonte përpara se junta ushtarake të rrëzonte qeverinë e zgjedhur në rrugë demokratike, Nigeri nuk ka arritur ta frenojë valën e terrorizmit në rritje.

Ushtria nigere thotë se sulmet terroriste në fillim të dhjetorit vranë të paktën 39 njerëz, përfshirë fëmijë, pranë kufirit me Burkina Fason.

“Në Niger, sulmet e dhunshme ekstremiste janë bërë më vdekjeprurëse. Ky është një fakt që nga grushti i shtetit të 26 korrikut 2023. Ata kanë më pak burime dhe më pak partnerë”, thotë Gjenerali Kenneth Ekman.

Zyrtarët thonë se tërheqja nuk nënkupton se ushtria amerikane po heq dorë nga Afrika Perëndimore, por po ndryshon taktikën.

“Kjo është faza fillestare e rivendosjes tonë”.

Gjenerali Michael Langley, kreu i Komandës amerikane për Afrikën, i tha Zërit të Amerikës në tetor se ai synon të ndërtojë një strategji të re për të ndihmuar në luftën kundër shtimit të kërcënimit terrorist në rritje.

“Ne u tërhoqëm nga Nigeri, por po angazhohemi me vendet bregdetare të Afrikës Perëndimore, sepse terrorizmi po përhapet në rajonet veriore të Bregut të Fildishtë, të Ganës, Togos dhe Beninit.”

Gjenerali Ekman thotë se kjo kërkon një qasje ndryshe.

“Kemi ndryshuar taktikën krahasuar me kohën kur kishim trupa në Niger. Qasja jonë në vende si Bregu i Fildishtë, Gana, Benini, Çadi dhe shkalla me të cilën duan të bashkëpunojnë me ne do të varen nga strategjia e re”.

Gjenerali Langley thotë se negociatat për të punuar me këto qeveri do të kërkojnë kohë.

“Jemi ende në fazat e përcaktimit të asaj që kërkohet nga ne nga vendet pritëse në mënyrë që të llogarisim në mënyrë efikase përpjekjet kundër terrorizmit”.

Ndërsa vazhdojnë diskutimet, analistët thonë se terrorizmi po kërcënon gjithnjë e më shumë ato qeveri të cilat i kanë shtyrë tutje vendet që mund të jenë në gjendje t’i ndihmojnë ato./ VOA

Etiketa: luftenigerisituata

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025
BOTA

Tragjedi në Nigeri, fundosja e varkës i merr jetën 26 pasagjerëve

16:34 : 01/10/2025
BOTA

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

15:37 : 25/09/2025
BOTA

Trump premton paqe, por mes Egjiptit dhe Etiopisë nuk ka një luftë që ai ta ndalë

22:24 : 23/09/2025
Para

Viti i Ri me tryezën bosh, 80-vjeçari: E mora shpërblimin, e kisha borxh

TË GJITHA

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

15:58 : 04/10/2025

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

15:53 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com