Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:55 të mesditës së sotme në Kamëz.
Një punëtor, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.