• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

12 dëshira për Babagjyshin e Vitit të Ri

19:46 : 25/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

I dashur Babagjysh,

Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë, mendova të të dërgoj një listë dëshirash për qeverinë tonë fort të dashur. Nuk janë shumë. Një për çdo muaj.

1. Një tufë premtimesh të reja që të duken të sinqerta, sepse tani që jemi afër zgjedhjeve dhe premtimet  e vjetra janë konsumuar aq shumë sa po na duken të gjitha copy-paste nga vitet e shkuara.

2. Një buxhet transparent! Jo shumë transparent, por aq sa të mos duket si magji zhdukja e  parave.

Lexo edhe:

Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

3. Një app për korrupsionin! Një të thjeshte, praktik dhe që të na kursejë pyetjen e bezdisshme: ku shkojnë paratë?

4. Një ferman që ndalon ndërtimet e (kullave) për një vit.  Po aq sa TikTOK thjesht për të kuptuar nëse qeveria di të bëj ndonjë gjë tjetër përveç betonizimit.

5. Një ligj për ndalimin e gënjeshtrave në fushate. Meqë jemi në kohë ndalimesh, ndoshta ndalojmë dhe gënjeshtrat.

6. Një fushatë zgjedhore pa këngë tallava  dhe sidomos të lutem na e kurse këngën “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime”. Është këngë që e pëlqejnë të gjithë, por ndryshe përjetohet nga ministrat e ndryshe nga populli.

7. Më shumë hapësira të gjelbra, ose të paktën, Babagjysh, më shumë piktura murale me pemë mbi beton.

8. Një manual për ndershmërinë në qeveri e administratë,  me ilustrime, se ndoshta vetëm fjalët nuk i kuptojnë.

9. Një manual për lirinë e fjalës: Për t’i mësuar të gjithë se si të reagojnë ndaj kritikave pa fshirë komentet në Facebook, pa bllokuar dhe pa raportuar zërat kritike  dhe pa mbyllur platformat e rrjeteve sociale.

10. Një makinë kohe për opozitën: Që të kthehen në një epokë kur kishin një ide të qartë se çfarë donin të bënin.

11. Një orë me zile për  qeverinë  që të zgjohet kur populli proteston. Se duket sikur është gjithmonë në gjumë.

12. Një robot të përgjegjshëm në mënyrë që kur diçka shkon keq, të mos dëgjojmë më “fajin e ka TikTok-u, opozita, ose qytetarët.” Roboti të ngrejë dorën dhe të thotë pa u dridhur nga bateritë: “E kam unë fajin”.

12 dëshira mund të duken shumë, por ti ke qenë gjithmonë zemërgjerë (ose të paktën kështu thonë fëmijët). Po të mos i plotësosh të gjitha dëshirat, të paktën sigurohu që të na mbash me gajret. Eshtë e vetmja gjë që nuk mund të na marrin.

Nga një qytetar që nuk ka llogari për të dhënë dhe as llogari në TikTok

Etiketa: babagjyshdlshiratlutfi dervishiqeveriaViti i Ri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

16:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
BOTA

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
Para

Kushtetuesja rrëzon familjarët e Ahmetajt për kthimin e sendeve të sekuestruara

TË GJITHA

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

18:44 : 05/11/2025

32 familje nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

18:28 : 05/11/2025

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025

Merret vendimi, “KAYO” e Ardi Veliut autorizohet të prodhojë dhe tregtojë armë

18:20 : 05/11/2025

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025

Takimi me turqit për tunelin e Llogarasë, Balluku-Berberit: Do ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’ e ASL

17:47 : 05/11/2025

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com