• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I vuri flakën një gruaje brenda metrosë dhe e la atë të vdiste, policia arreston autorin e dyshuar

19:43 : 24/12/2024
në BOTA

Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrëvënie të qëllimshme pas dyshohet se i vuri flakën një gruaje brenda një vagoni metroje dhe më pas e pa atë të vdiste ndërsa ajo ishte përpirë nga flakët.

Policia njoftoi të hënën se personi i identifikuar si Sebastian Zapeta është arrestuar nën dyshimet si autor i krimit, disa orë pasi gruaja humbi jetën, të dielën në mëngjes.

Zapeta është shtetas guatemalas i cili hyri ilegalisht në Shtetet e Bashkuara pasi ishte deportuar më parë në vitin 2018, tha Jeff Carter, zëdhënës i Departamentit të Emigracionit dhe Doganave.

Në kamerat e sigurisë duket i dyshuari teksa i afrohet gruas, e cila qëndronte ulur pa lëvizur dhe mund të ketë qenë në gjumë, brenda në vagonin e metrosë në stacionin e “Coney Island-Stillwell Avenue” në Bruklin dhe i vë zjarrin rrobave të saj, tha policia.

Rrobat e saj “morën flakë brenda pak sekondash”, tha Jessica Tisch, komisionere e policisë së Nju Jorkut, teksa i dyshuari e shihte atë të digjej. Ai ishte në një stol në platformën e metrosë, ndërsa policia dhe punonjës të metrosë shuanin flakët.

Lexo edhe:

19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni në Milano

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia nuk e ka bërë ende të ditur identitetin e saj.

Komisionerja Tisch e cilësoi ngjarjen si një nga krimet më të pamëshirshme që një individ mund të kryejë ndaj një qenie tjetër njerëzore.

Policia e arrestoi 33 vjeçarin të dielën vonë ndërsa udhëtonte me të njëjtën linjë metroje, pasi u njoftua nga një grup nxënësish, të cilët e kishin njohur bazuar në fotografitë e të dyshuarit të shpërdara nga policia.

Nuk është ende e qartë se ku dhe kur hyri përsëri në territorin amerikan i akuzuari Zapeta, pasi ishte deportuar nga vendi rreth 6 vjet më parë.

Përmes një deklarate, Prokurori i Qarkut të Bruklinit, Eric Gonzalez, tha se “ky krim i tmerrshëm ishte i pakonceptueshëm” dhe se zyra e tij “është e përkushtuar për ta vënë autorin para drejtësisë”.

“Ky akt i tmerrshëm dhune ndaj një gruaje të pambrojtur do të ketë pasojat më të rënda”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse autori i dyshuar ka avokat dhe se kur do të dalë para gjykatës.

Adresa e Zapetës në Bruklin, e bërë publike policia, përputhet me qendrën ‘Samaritan Daytop Village’ që ofron strehë si dhe mbështetje kundër varësisë nga subtancat. Organizata nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve “Associated Press” për koment.

Këtë vit, guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul, ka dërguar në rrjetin e metrove, pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmar autoritetet policore që të ushtrojnë kontrolle të rastësishme për armë, pas një sërie krimesh të rënda në trenat e qytetit të Nju Jorkut. Kohët e fundit ajo mobilizoi më shumë pjesëtarë të gardës për patrullimin gjatë sezonit të festave.

Rreth një vit më parë, zonja Hochul mbështeti financimin për vendosjen e kamerave në çdo vagon treni në sistemin e metrosë së Nju Jorkut, tha Michael Kemper, me policinë metropolitane. Ai dhe zyrtarë të tjerë vlerësuan se kamerat ndihmuan në gjetjen e shpejtë të autorit të dyshuar./VOA

Etiketa: gruaja digjetkempertren

Lajme të lidhura

AKTUALITET

19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni në Milano

11:18 : 16/06/2025
AKTUALITET

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

10:00 : 25/05/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Kosovë! Treni përplaset me makinën, një i vdekur, dy të plagosur

14:52 : 13/04/2025
AKTUALITET

Ngjarje e rëndë në Milano! Shqiptari përplaset nga treni

10:06 : 11/03/2025
BOTA

Përplasje mes turmave/ 18 të vrarë dhe 10 të plagosur në një stacion treni në Nju Delhi

08:28 : 16/02/2025
BOTA

Francë, shoferi i trenit kryen vetëvrasje duke u hedhur nga mjeti në lëvizje

16:41 : 25/12/2024
Para

Zhupa: Pasi tentoi që të bëhej ylli i TikTok, Rama po e mbyll rrjetin social

TË GJITHA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025

Dënohet ish-portieri i Dortmundit, 107 raste mashtrimi e çojnë në burg

08:40 : 09/08/2025

Këmbimi valutor 9 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 09/08/2025

Temperaturat deri në 40 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:26 : 09/08/2025

U aktivizua nga stoli, Arbër Hoxha protagonist në javën e dytë të kampionatit kroat

08:21 : 09/08/2025

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

08:16 : 09/08/2025

Trump njofton se do të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska

08:12 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com