Një tjetër skandal është regjistuar në shëndetësi, teksa sipas tyre politeknika nr.9 në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike.
Qytetarët kanë denoncuar se poliklinikës i janë fikur dritat për më shumë se 30 minuta, ndërkohë që dyqanet përballë kanë pasur energji elektrike.
Sipas qytetarëve, kjo situatë është shqetësuese dhe e papranueshme për një institucion që ofron shërbime shëndetësore për komunitetin, veçanërisht në një kohë kur qeveria promovon shërbime shëndetësore falas.
Ata thonë se është e turpshme që në 2024 diskutohet ende për energjinë elektrike dhe madje nê institucionet shëndetësore.
“Poliklinika Nr. 9 pa drita. Çmenduri , dyqanet përballë me drita poliklinika pa drita. Shëndetësia falas me demek. 20 min pa drita gjithë poliklinika. Ju lutem postojeni se bën vaki na lidh Rama dritat Shiko më pak”, thuhet në denoncimin pë JOQ.
View this post on Instagram