• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fabrikimi i bindjes

17:56 : 22/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Kristjan Zoto

Në një shoqëri demokratike, sondazhet duhen të jenë një mjet i besueshëm për të matur opinionin publik dhe për të orientuar qytetarët në zgjedhje të informuara. Por, kur ato përdoren si armë propagande për të manipuluar perceptimet dhe për të zbehur mbështetjen për forcat politike, ato humbasin funksionin e tyre dhe bëhen një mjet për fabrikimin e bindjes. Në Shqipëri, sondazhet e fundit të publikuara nga Report TV dhe Eduard Zaloshnja tregojnë qartë këtë prirje shqetësuese, duke synuar të margjinalizohet Lëvizja BASHKË dhe të promovojnë një iluzion të opozitës së kontrolluar.

Në sondazhin e publikuar së fundmi nga Report TV dhe Eduard Zaloshnja, Lëvizja BASHKË renditet e nënta, me vetëm 1% të votave. Kjo përpjekje për ta zbehur peshën e kësaj force politike nuk është e re. E njëjta strategji u përdor edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023, kur sondazhet e Report TV dhe Institutit Piepoli përpiqeshin të vendosnin Lëvizjen BASHKË në të njëjtin nivel me kandidatë të tjerë pa ndikim, si Lajla Pernaska e PDIU-së dhe Marko Dajti i Frontit të Majtë. Kjo është një strategji e qartë për të kontrolluar narrativën politike dhe për të margjinalizuar çdo aktor që sfidon vërtet status quo-në.

Sondazhet e Institutit Piepoli dhe Report TV për zgjedhjet lokale në Tiranë në vitin 2023 janë një shembull klasik i manipulimit të perceptimit publik. Në atë kohë, Arlind Qori dhe Lëvizja BASHKË u vlerësuan me vetëm 1-2% të votave, në të njëjtin nivel me Lajla Pernaskën dhe afër Marko Dajtit. Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike, u parashikua të merrte 5-9% të votave, një shifër që doli të ishte e pavërtetë.

Rezultatet reale rrëzuan këtë fabrikim. Lëvizja BASHKË arriti 4.77% të votave, duke tejkaluar Roland Bejkon (4.27%) dhe duke konfirmuar se sondazhet ishin një përpjekje e orkestruar për të delegjitimuar mbështetjen reale të kësaj force politike. Ky delegjitimim i vitit 2023 ishte një sinjal i qartë për manipulimin që synohej të arrihej përmes këtyre sondazheve.

Lexo edhe:

Qori flet për mandatet e Tiranës: Po s’hyra në Parlament do dorëhiqem

Lëvizja BASHKË: Tirana po mbytet nga betoni dhe paratë e pista

Fabrikimi i bindjes është një strategji e mirëmenduar nga pushteti dhe mediat që ai kontrollon. Në vend që të pasqyrojnë realitetin, media si Report TV krijon një narrativë të rremë ku Lëvizja BASHKË paraqitet si e parëndësishme dhe pa mbështetje. Ky manipulim nuk është rastësor, por një përpjekje e qëllimshme për të përforcuar pozitat e forcave politike që janë në shërbim të sistemit.

Karlo Bolino, pronari i Report TV, njihet prej kohësh për lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën dhe përfitimet nga pushteti i tij. Kjo media nuk është një platformë e pavarur, por një vegël e qartë për fabrikimin e bindjes. Ajo promovon opozita të kontrolluara si alternativa të besueshme, ndërsa përpiqet të minimizojë forcat që sfidojnë realisht sistemin.

Pavarësisht fabrikimit të bindjes dhe përpjekjeve për margjinalizim, forca e vërtetë e Lëvizjes BASHKË qëndron te terreni. Aktivistët e saj janë çdo ditë në rrugë, në lagje dhe në komunitete, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve. Mbështetja që ata marrin nga qytetarët është dëshmia më e mirë se realiteti është shumë ndryshe nga ai që paraqitet në mediat e pushtetit.

Bllokada mediatike është një tjetër tregues i frikës që pushteti ka nga kjo forcë. Pavarësisht se Lëvizja BASHKË përballet me heshtje dhe censurë, sidomos nga mediat e mëdha prej vitesh, ajo vazhdon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme mbështetjeje. Madje, llafet thonë se edhe sondazhet e brendshme të Partisë Socialiste tregojnë një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Lëvizjen BASHKË, sidomos në muajt e fundit.

Fabrika e bindjes, e udhëhequr nga mediat e pushtetit dhe sondazhet e fabrikuara, nuk mund të fshehë të vërtetën.
Lëvizja BASHKË po ndërton një model të ri politik, të bazuar në ndershmëri, guxim dhe përfaqësim të vërtetë të interesave të qytetarëve.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 do të jenë një moment kyç për Lëvizjen BASHKË. Ashtu si në zgjedhjet lokale të vitit 2023, ku tejkaloi çdo pritshmëri, edhe në këto zgjedhje ajo do të jetë surpriza e madhe.

Lëvizja BASHKË nuk është thjesht një aleancë vipash; ajo është një kërcënim real për një sistem oligarkik që ka funksionuar për dekada me interesa të ngushta dhe korrupsion.

Etiketa: bindjefabrikimiKARLO BOLINOKristjan ZotoLevizja "Bashke"report tvsonazhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qori flet për mandatet e Tiranës: Po s’hyra në Parlament do dorëhiqem

22:23 : 07/05/2025
AKTUALITET

Lëvizja BASHKË: Tirana po mbytet nga betoni dhe paratë e pista

09:06 : 06/05/2025
AKTUALITET

Pse nr 2 i Arlind Qorit është risia e këtyre zgjedhjeve

11:14 : 02/05/2025
AKTUALITET

Lobimi në SHBA/ Muçi: Oligarkia shqiptare po paguan për t’i hequr non-gratën Berishës

22:41 : 01/05/2025
AKTUALITET

“11 maji”/ Lëvizja Bashkë takim me fermerët në Berat dhe Dimal: Qeveria i ka braktisur

22:17 : 29/04/2025
AKTUALITET

Bregasi: Hekurudha e Ramës ndërtohet me shpejtësinë e breshkës, por “gllabëron” miliarda

21:29 : 28/04/2025
Para

Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025

Tiranë/ Mashtrime kibernetike, goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm financiar mbi 3 mln euro

17:40 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com