• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

11:41 : 21/12/2024
në BOTA

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor. Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë.

Ministria ruse pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar. Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin në shënjestër të dronëve. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa raste ku dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe dhe shpërthejnë në flakë.

Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë raportoi se nxënësit janë evakuuar nga shkollat në qarkun sovjetik të Kazanit dhe se sirenat mund të dëgjoheshin në qytet. Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar mbi numrin e viktimave. Sipas Interfax, kryetari i Kazanit, Ilsur Metshin, tha se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat e prekura dhe po u sigurohet strehim dhe ushqim.

Kazani ndodhet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës. Në një komunikatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një “mjet ajror ukrainas, pa pilot, u shkatërrua mbi territorin e Republikës së Tataristanit nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë”. Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë tha në një komunikatë se “janë vendosur kufizime të përkohshme në Aeroportin e Kazanit në mëngjesin e 21 dhjetorit për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile”. Në të kaluarën, në shënjestër të sulmeve të dronëve ukrainas kanë qenë vendet ushtarake dhe industriale ruse në rajon.

Lexo edhe:

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

Etiketa: dronetkazanndertesaRusi

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

15:26 : 17/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
Para

Trafiku në kaos, dështon shefi ri i qarkullimit rrugor, Roven Zeka

TË GJITHA

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com