• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lekët u vodhën, projekti s’ka përfunduar”/ PD: Braktisen punimet prej 12.5 mln eurosh për rrugën e Lurës

16:48 : 18/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme mospërfundimin e projektit për rrugën e Lurës në Mirditë, duke e konsideruar si një aferë korruptive.

Deputetja e PD-së, Elda Hoti, në një deklaratë nga selia blu u shpreh se rruga e Lurës është simbol i harresës dhe mashtrimit ciklik të kësaj qeverie. Sipas saj, ky projekt i premtuar vite më parë dhe i promovuar me bujë nga Kryeministri, sot qëndron i bllokuar, i harruar dhe pa asnjë shpresë për realizim.

“Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull, ndërsa Rama ka deklaruar përfundimin e punimeve në dhjetor 2023.

Nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata ERDP/AITP/W/2020/14 e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024.” – tha Hoti.

Deputetja demokrate denoncoi më tej se paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likujdim tvsh-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro. Por, ndërkohë, sipas saj, rruga nuk ka përfunduar, as kur tha kryeministri, as kur tha kontrata.

Lexo edhe:

Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Hoti u shpreh se paratë kanë ikur në drejtimin e përhershëm, te investitorët strategjikë të qeverisë ose xhepat e qeveritarëve qendrorë apo vendorë.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ELDA HOTI

Sot jam ketu per te ngritur zerin per nje nga krahinat më krenare dhe historike të Shqipërisë, fatkeqesisht të lënë në harresë nga ata që flasin për “Shqipërinë 2030”, dhe harrojnë Shqipërinë reale, që në zona të caktuara është ende në vitet ’80.

Mirdita e njerëzve punëtorë e fisnikë meriton shumë, dhe asnjëherë premtime të pambajtura dhe rrena të përsëritura nga Rama dhe qeveritarët e tij.

Rruga e Lurës është simbol i kësaj harrese dhe mashtrimi ciklik. Një projekt i premtuar vite më parë, i promovuar me bujë nga Kryeministri, sot qëndron i bllokuar, i harruar dhe pa asnjë shpresë për realizim.

Fondet që duhej të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge dhe zhvillimin e zonës, duket se kanë ikur në drejtimin e përhershëm, te investitorët strategjikë të qeverisë ose xhepat e qeveritarëve qendrorë apo vendorë.

Projekti për rikonstruksionin e rrugës Perlat – Fushë Lurë- Arrëz, me vlerë 12.5 mil euro, zhvilluar nga Fondi shqiptar i Zhvillimit është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë filluar që në 2022 dhe kanë mbetur pezull, ndërsa z. Rama ka deklaruar përfundimin e punimeve në dhjetor 2023.

Nënkontraktori ka braktisur punimet, ndërsa kontraktori bullgar në faqen zyrtare deklaron se kontrata ERDP/AITP/W/2020/14 e 23 shkurtit 2022, lidhur me FSHZH, ka nisur në mars 2023 dhe do përfundonte në mars 2024.

Ndërkohë, paratë janë lëvruar, sepse kontraktori vetëm si likujdim tvsh-je ka marrë 7 këste pagesash për këtë kontratë me vlerë 681 mijë euro.

Por rruga nuk ka përfunduar, as kur tha kryeministri, as kur tha kontrata. Fondi u vodh dhe mirditorët e dibranët mbetën pa rrugë.

Sa herë keni dëgjuar fjalime të bukura dhe premtime boshe nga Kryeministri që, kur vjen koha e zgjedhjeve, kujtohet se e ka origjinën nga Mirdita apo Shkodra, e ndonjëherë nga kudo tjetër që i leverdis.

Origjina dhe puna e qeveritarëve nuk matet me fjalë, por me vepra. Fatkeqësisht, Mirdita ka dëgjuar premtime me veshë, por me sy nuk ka parë asnjë investim.

Rrjedhimisht atraksionet turistike të kësaj zone, dhe më gjerë të Shqipërisë verilindore janë të izolurara.

Mirdita meriton investime, rrugë që lidhin komunitetet dhe zhvillojnë turizmin, arsim cilësor për të rinjtë dhe mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë që mbajnë gjallë ekonominë lokale.

Eshte koha qe ata që kanë qeverisur me premtime të rreme të mbajnë përgjegjësi për dështimet e tyre.

Mirditorët nuk duhet dhe as do të lejojnë që Mirdita të mbetet një pikë e harruar në hartën e Shqipërisë.

Me vendosmëri, ide dhe projekte Partia Demokratike sot dhe qeveria e saj nesër, do të kërkojnë dhe ofrojnë zhvillim, respekt dhe dinjitet.

Për Mirditën dhe gjithë Shqipërinë.

Etiketa: braktisenElda Hotikorruptivnuk ka përfunduarPunimetRruga e Lurëstenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

16:30 : 02/06/2025
AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

“11 mln euro për një farsë”/ PD: Ja si u shkel kontrata me DHL-në, përgjegjës Ilirjan Celibashi

11:45 : 24/05/2025
AKTUALITET

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet nga Elda Hoti gjatë numërimit të votave

17:01 : 17/05/2025
AKTUALITET

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025
AKTUALITET

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025
Para

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus

TË GJITHA

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025

Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë eurosh

18:32 : 04/06/2025

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

18:29 : 04/06/2025

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025

Kanadaja ashpërson ligjet për emigracionin dhe azilin, Carney synon forcimin e kufijve

18:19 : 04/06/2025

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

18:07 : 04/06/2025

Presidenti i Federatës Italiane: Kualifikimi në Botëror është detyrim, s’ka më justifikime

18:06 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com